web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PS ka gati kryetaren/ Kush është “tarafi” i Dakos që pritet të marrë drejtimin e Bashkisë së Durrësit

3 Mars 2020, 19:44, Politikë CNA

Partia Socialiste duket se e ka gjetur menjëherë gruan që do marrë në dorë Bashkinë e Durrësit, pas dorëheqjes së papritur të kryetarit të komanduar Zhyljen Varfaj.

Emri më i lakuar është ai i Emiriana Sakos, e cila është zgjedhur si nënkryetare e bashkisë së Durrësit vetëm disa ditë më parë.

Emiriana Sako është shfaqur gjithmonë në krah të Varfajt gjatë vizitave të kryeministrit Edi Rama në Durrës.

Nënkryetarja e Bashkisë ka përfunduar studimet për arkitekturë dhe prej rreth 11 vitesh është pjesë e stafit të Bashkisë.

Që nga viti 2009 deri në 2015-ën ajo, ajo ka punuar si specialiste në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, ndërsa deri në 2018-ën  ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Shërbimeve Publike. Në vitin 2018 u emërua Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Punëve Publike në Bashki.

Emirjana Sako njihet si një nga njerëzit më pranë ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin përflitet se është kryebashkiaku de fakto i Durrësit, ndonëse nuk kandidoi në zgjedhjet e 30 qershorit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga