Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Henri Çili është viktima perfekte. Djali që erdhi nga periferia e Elbasanit dhe u vetëkrijua në pak vjet si një nga qytetarët e njohur të Tiranës, vlen të goditet me gurë. Nga të gjithë. Duke nisur me ata që i ka pasur pranë dhe që tani mund të gogësijnë me çorape tek goja: kishte një gjë që nuk shkonte tek ai! Mund ta godasin ata që i ka pasur kundër: e patë si I ka bërë paratë ai farë skuthi!
Henri Çili është shënjestra perfekte e gurëve nga gjithkush që tek suksesi i tjetrit sheh arsyen e vetme të dështimit vetjak, të atij që hungëron luanërisht përpara të dobtit dhe mjaullin si kotele përpara të fortit. Paranojakë e delirantë, të vënë përfund nga zilia e të mposhtur nga xhelozia, cilido që pranon të humbasë një sy me kusht që fqinji të humbasë të dy sytë, kush nuk ka mundur të bëjë shkollë dhe kush është edhe me diplome universitare, edhe analfabet funksional, madje edhe kush ndan qelinë në këto netë me Çilin dhe i duket vetja si ai, duke hedhur një gur mbi Henrin, mund të ndjehet i shpaguar.
Të tjerë njerëz që i fshehin botës dritëhijët e tyre, ata që kanë bërë kompromise të rënda dhe kanë njolla të errëta në të shkuarën, kush ka thyer këmbët në piruetat e baletit të përditshëm, kush ka refuzuar dashuri dhe është orgazmuar në tradhëti njerëzore, kush është valëvitur sa nga përunjësia tek arroganca, sa nga sinqeriteti i vonuar tek iluzioni i përditshëm, pra, kushdo që sheh tek vetja një listë të tillë që mund të shpallet nga miqtë dhe armiqtë e Çilit si CV-ja e tij, miq e armiq të tij dhe gjithë bota anonime e rrjteve sociale, mund të godasin Henrin me gurë. Sepse pesha që heqin nga vetja dhe e hedhin mbi të, jep përshtypjen se lehtëson mëkatet e gurëhedhësit.
Gurë mund të hedhin edhe të gjithë ata që janë pjesë e jetës publike në këtë vend si një mënyrë për t?u shplarë nga balta e frikshme që llumi i dalë në majë dhe maja që zbret dhe vetë në llum, e prodhojnë ditë mbas dite. Madje edhe Henri duhet të gjejë një gur për kokën e tij, sa kohë që rrethanat fatkeqe apo zgjedhja e vullnetshme, keqkuptimi fatal apo vetecja në fatalitet, shkon në drejtim tërësisht të kundërt me çfarë vetë Çili ka deklamuar dhe besuar.
Henri Çili ka një betejë të jashtëzakonshme përballë vetes dhe gjithë njerëzve që e njohin trajektoren e jashtëzakonshme të jetës së tij nga këmbët e kodrës në Fushë Labinot e deri në kodrën e Rolling Hills-it në Tiranë. Ai duhet të luftojë betejën e jetës së tij, mbas të cilës, ai do të jetë humbës edhe nëse e fiton totalisht.
Akuzat janë të rënda dhe serioze. Pjesë e një shoqërie në lëngim të plotë moral, ku korrupsioni është mundësi, mitmarja mënyrë jetese, ndërhyrja e favori pjesë genetike, absolutisht momenti më i vështirë dhe vija e kuqe mes fajësisë dhe pafajësisë, mes qytetarit normal të shoqërisë anormale dhe personazhit që duhet ndëshkuar e izoluar, është vetëm hesapi fatal me gjakun e policit të vrarë. Nëse kjo gjë ka ndodhur, atëherë vetë Henri Çili, duhet të zgjedhë të jetë prokuror për veten! Dhe të jetë njëkohësisht edhe gjykatësi që do ta ndëshkojë në emër të një akuze që do të shkon në të kundërt me atë që vetë Henri Çili është munduar të bëjë gjatë jeës së tij të stuhishme: ka shkuar kundër interesit publik.
Lajmet e para dhe të rezervuara duke hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur, e bëjnë edhe më të thellë misterin e asaj që ka ngjarë. Qindra orë përgjimesh, duke gjykuar njerëzit me të cilët Çili fliste dhe shkruante, do të kenë venë në merak të madh shumë personazhe. Ata janë duke kontrolluar mesazhet e shkëmbyera, pyesin sesa e mundur është zbardhja e komunikimit në ëts-ap, viber a gjetkë, tentojnë të kujtojnë çfarë kanë thënë me njëri-tjetrin dhe çfarë kanë ?blerëshitur? reciprokisht. Ata janë kryesisht në politikë dhe në biznes. Në të djathtën e saj ku Çili është zhvendosur prej muajsh, mbas një disa vjeçari gjysmëflirti me të majtën në pushtet dhe në të majtë të politikës, nga e cila Çili u distancua gradualisht. Ky është thesari i fshehtë që ndodhet në CD-të e pazbardhura ende, në të cilat mund të gjendet identikiti i vërtetë i shumë personazheve që bëjnë make up kur dalin në televizion. Eshtë ende herët për të folur për këtë anë të dosjes, në të cilën, siç ndodh rëndom tashmë, sa herë që bëhet fjalë për drogën, dalin dhe emra vajzash instagrami.
Henri Çili ka pohuar se nuk ka bërë asnjë faj dhe se do të luftojë për të drejtën e tij. Eshtë e vvështirë që nga liria t?i jepet dikujt këshillë se çfarë duhej të bënte për rikthimin në liri nga qelia. Në një vend kur dyshimi për mospagimin e një fature energjie apo kur grabitja e më pak se 100 eurove është krim i provuar nga prokurorë me kostume mijëra euro dhe gjykatës që ngrohin me energji të vjedhur ujin e pishinës private, fati i afërm i Henri Çilit që banon në vilë, duket i paravendosur. Mentaliteti i përdhunshëm sovjetik i gjithë shoqërisë shqiptare ? edhe vetëm dyshimi për faj, të shpall fajtor ? i le pak shans e shpresë një vendimi të arsyeshëm. Me pizhamet me vija të burgut, Henri Çili nuk ka mundësi as të largohet në arrati, as të prishë provat e hetimit dhe as të pengojë zbardhjen e të vërtetës. Duke e pritur fatin e hetimeve të tij në gjysëm liri, rasti Çili mund të ishte për ironi të fatit, një shans për vetë këtë mentalitet që dyshimin e quan provë dhe provën e përdor vetëm si thikë kundër të dyshuarit.
Henri Çili është viktima perfekte e klimës sovjetike në vend, që tenton të ndërtojë kapitalizmin duke urryer me gjithë ligësinë e shpirtit kapitalistët. Ai është viktimë e një shoqërie që adhuron si perëndi paranë dhe neverit paranë në xhepin e tjetrit, që ngre piedestale vetjake morali dhe kurvëron me nge sa herë që ka mundësinë, që nuk bën keq se nuk do, por se nuk mund, që nuk e quan kur bën një vepër të mbarë, nëse nuk ja lavdëron gjithkush.
Henri Çili është gjithashtu viktima perfekte e vetvetes. Një Lysien de Rubempre ballkanas, si personazhi i famshëm i Balzakut, që shkëlqeu dhe ra në Parisin e pothuaj dy shekujve më parë, atij i duhet të rikthehet sërish në Tiranë nga periferia. Por kësaj here, rruga është më e gjatë. Përmeti i trëndafilave, e ka rrethuar me gjëmba mosbesimi betejën e tij, rrethanat vetjake, fatin e fatalitetin e papritur: nga sot, distanca e Përmetit me Tiranën është pak më larg sesa hapësira që ndan Tiranën me botën që ai i kishte ndërtuar vetëvetes.
Pardje djali u zgjua me temperaturë dhe i djersitur. Kollite...
Nga Mitro Çela * GAY(?!)Në orën 20:00 nisa krosin. Në Parkun...
Të tretët pritet të shfaqen në 2 mars në bulevardin e Tiranë...
Nga Kastriot Frashëri– Për Henri Çilin, nuk kam patur asnjëh...
Arrestimi i Henri Çilit, pronarit të UET, në orët e para të ...
Ka marë një kthesë pothuaj të papritur dosja e Teatrit Kombë...
Nga Bislim AhmetajKam një arësye të vetme që të marrë pjesë ...
Nga Rigels SelimanTeksa gjithë bota është zhytur në ankth e ...
Nga Klodian Tomorri– Në cështjet e shëndetit publik, ndershm...
Kryeministri i jashtëm i Shqipërisë më në fund takoi ministr...
Nga Erjon Braçe-Po po, Fatos Lubonja eshte ne foto, “armiku”...
Një nga lajmet e diskursit publik të këtyre ditëve ishte edh...
Nga Ilir Levonja* Gjatë dyzet e pesë viteve të sundimit të E...
Erion Veliaj ka një devizë: sa më i trashë e banal të jetë m...
Nga Jeta Dedja– Vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse...
Të gjithë politikanët që do të duan të drejtojnë Shqipërinë,...
Ndërkohë që virusi i “Koronavirusit”, pasi kafshoi Kinën ka ...
Edhe mënyra se si sillen ndaj të papriturave të natyrës i ve...
Nga mesi i nëntorit të vitit që shkoi, presidenti i Republik...
Duke kujtuar historinë e Kalasë se Rozafës, ndërto ditën dhe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...