Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Nga Klodian Tomorri
– Në cështjet e shëndetit publik, ndershmëria vlen shumë me tepër se shpresa. Javën e shkuar u bë e qartë se sëmundja e re virale, e cila goditi Kinën në fillim të dhjetorit, do të përhapet përreth globit. Shumë qeveri kanë sinjalizuar se do të ndalin sëmundjen. Në vend të kësaj, ato duhet të fillojnë të përgatisin njerëzit për sulmin.
Zyrtarëve do t?u duhet të veprojnë pa patur të gjitha faktet, sepse ky virus ka shumë të panjohura. Në vija të gjera, parashikohet se 25 deri 70 për qind e popullsisë së çdo vendi të infektuar mund të preket nga virusi. Eksperienca e Kinës sugjeron se nga rastet e identifikuara, rreth 80 për qind do të jenë të lehta, 15 për qind do të kenë nevojë të trajtohen në spital, ndërsa 5 për qind do të kërkojnë terapi intensive. Ekspertët thonë se coronavirusi mund të jetë pesë deri në 10 herë më vrasës së gripi sezonal, i cili me një norma vdekshmërie 0.1 për qind, vret 60 mijë amerikanë në një vit të keq. Përreth globit, numri i vdekjeve mund të jetë në miliona.
Nëse pandemia është si një grip shumë i rëndë, modelet sugjerojnë se rritja ekonomike botërore do të jetë 2 për qind më e ulët këtë vit, pra rreth 1 për qind. Nëse pandemia do të jetë me e keqe se gripi shumë i rëndë, ekonomia botërore mund të zhytet në reçesion.
Megjithatë këto rezultate varen shumë nga fakti se si do të veprojnë qeveritë, ashtu sic tregon eksperienca e Kinëz. Province e Hubeit, origjina e epidemisë, ka një popullsi totale prej 59 milionë vetë. Në këtë provincë janë regjistruar më shumë se 65 mijë të prekur nga virusi me një shkallë vdekshmërie 2.9 për qind. Në kontrast, pjesa tjetër e Kinës, e cila ka një popullsi prej 1.3 miliardë, ka regjistruar më pak se 13 mijë raste me një shkallë vdekshmërie vetëm 0.4 për qind.
Zyrtarët kinezë, në fillim censuruan lajmet për sëmundjen, një gabim i rëndë, i cili lejoi virusin të përhapet. Por përpara se të përhapej shumë, jashtë Hubeit, qeveria kineze imponoi karantinën më të madhe dhe më drakoniane në histori. Fabrikat u mbyllën, transporti publik ndaloi dhe njerëzit u urdhëruan të rrinin mbyllur. Këto masa rritën ndërgjegjësimin dhe ndryshuan sjelljen e popullatës. Pa këto ndërhyrje, Kina tashmë do të kishte regjistruar miliona raste dhe dhjetëra mijë vdekje me shumë.
Organizata Botërore e Shëndetit ishte këtë javë plot lëvdata për qasjen e Kinës. Por kjo nuk do të thotë se ky është një model i përshtatshëm për të gjithë botën. Të gjitha karantinat kanë një kosto, jo vetëm për shkak të prodhimit që humbet, por edhe për shkak të vuajtjeve të njerëzve që mbyllen në karantinë, disa prej të cilave humbasin trajtimuin mjekësor për të tjera kushtet.
Është ende herët për të thënë nëse ky çmim ja vlejti. Teksa Kina përpiqet të rigjallërojë ekonominë e saj duke relaksuar karantinën, ajo mund të goditet nga një valë e dytë infeksionesh.
Duke patur parasysh këtë pasiguri, shumë pak vende demokratike janë të gatshme të shkelin qytetarët e tyre në përmasat e Kinës. Dhe, sic tregon epidemia kaotike në Iran, jo të gjitha qeveritë autoritare janë në gjendje të bëjnë atë që bëri Kina.
Megjithatë edhe pse shumë vende nuk mundet ose nuk duhet të kopjojnë saktësisht Kinën, eksperienca e saj ka tre mësimë të rëndësishme- të flasësh me publik, të ngadalësosh transmetimin e sëmundjes dhe të përgatisësh sistemin shëndetësor për një rritje galopante të kërkesës.
Një shembull i mirë komunikimi është Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, e cila lëshoi një paralajmërim të qartë në 25 shkurt. Një shembull i keq është zëvendësministri Iranian i shëndetësisë, i cili ju dorëzua sëmundjes gjatë konferencës për shtyp të dizenjuar për të treguar se qeveria është duke kontrolluar epideminë.
Edhe përpjekjet me qëllim të mirë për të zbukuruar të vërtetën janë të dëmshme sepse përhapin mosbesim, thashetheme dhe në fund frikë. Sinjali se sëmundja duhet ndalur me çdo kusht, ose frika për të folur rreth saj, frustrojnë përpjekjet për t?u përgatitur për ardhjen e pashmangshme të virusit. Teksa qeveritë druhen, teoritë konspirative të ardhura nga Rusia janë sakaq duke mbjellë dyshime, ndoshta për të penguar dhe për të diskretituar përgjigjen e vendeve demokratike ndaj coronavirusit.
Koha më e mirë për të informuar njerëzit rreth sëmundjes është përpara shpërthimit të epidemisë. Një mesazh është se shkalla e vdekshmërisë është e lidhur me moshën. Nëse je mbi 80 vjeç dh eke sëmundje të tjera, ti je në zonën e rrezikut. Nëse je nën 50 vjeç, nuk je në rrezik.
Tani është momenti për të joshur dhe bindur 80 për qind të rasteve të lehta që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos vrapojnë për në spital. Njerëzit duhet të mësojnë të lajnë duart e tyre shpesh dhe të shmangin prekjen e fytyrës. Bizneset kanë nevojë për plane vazhdimësie, të lejojnë njerëzit të punojnë nga shtëpia dhe të marrin masa paraprake për të zëvendësuar punonjësit më të rëndësishëm, të cilët mund të sëmuren ose duhet të kujdesen për fëmijët ose prindërit e sëmure. Modeli për t?u marrë shembull është Singapori, i cili mësoi nga SARS, një tjetër koronavirus.
Mësimi I dytë I Kinës është se qeveritë mund të ndalojnë përhapjen e sëmundjes. Ngadalësimi I përhapjes i jep mundësi sistemeve shëndetësore të kenë më shumë hapësirë për të kuruar njerëzit, çka shpëton jetë. Nëse, ashtu si gripi, virusi rezulton të jetë sezonal disa raste mund të shtyhen deri në dimrin tjetër, kohë gjatë së cilës doktorët do të kenë kuptuar më mirë sit ë përballen me sëmundjen. Atëherë, mund të jenë të disponueshme edhe vaksina ose ilaçe të reja antivirale.
Kur vendet kanë pak raste ato mund të ndjekin njëra tjetrën, duke gjurmuar kontaktet dhe duke I izoluar ato. Por kur sëmundja është duke u përhapur në komunitet, kjo bëhet e kotë.
Qeveritë duhet të përgatiten për momentin kur do t?u duhet të aplikojnë të ashtuquajturat masat e distancimit shoqëror; anullimin e eventeve publike, mbylljen e shkollave etj. Duke patur parasysh pasiguritë, qeverive do t?u duhet të vendosin se sa drakoniane do të jenë. Ato duhet të udhëhiqen nga shkenca.
Ndalimi i udhëtimeve ndërkombëtare, duket masë decizivem por ajo ofron pak mbrojtje sepse njerëzit e gjejnë gjithmonë mënyrën për të lëvizur. Gjithashtu kjo masë krijon armiqësi mes vendeve, pasi sinjalizon se problemi janë ?ata? që po na infektojnë ?ne?. Gjithashtu nëse sëmundja përhapet gjerësisht, si në Itali dhe Korenë e Jugut, karantinat e e qyteteve të tëra sipas modelit Ëuhan ofrojnë mbrojtje të vogël me kosto të lartë.
Mësimi i tretë është të përgatiten sistemet shëndetëgsore për atë që po vjen. Kjo kërkon planifikim logjistik të kujdesshëm. Spitalet duhet të furnizohen me veshje, maska, dorashka, oksigjen dhe ilaçe. Ato duhet sakaq të fillojnë ti konservojnë këto pajisje.
Spitalet do të përballen me mungesa në pajisje, përfshirë ventilatorët. Gjithashtu ato kanë nevojë për një skemë se si të ndajnë veçmas sallat dhe katet për pacientët e covid-19, sit ë përballen me sëmundjet e stafit mjekësor dhe se sit ë zgjedhin mes pacientëve nëse janë të tejmbushur. Tashmë kjo punë duhet të ishte bërë.
Virusi tashmë ka ekspozuar fuqitë dhe dobësitë e autoritarizmit të Kinës. Ai do të testojë të gjitha sistemet politike me të cilat do të bjerë në kontakt, sin ë vendet e pasura ashtu dhe në ato të varfra. Kina i bleu qeverive kohë të çmuar për t?u përballur me pandeminë. Ato duhet ta përdorin këtë kohë.
Kryeministri i jashtëm i Shqipërisë më në fund takoi ministr...
Nga Erjon Braçe-Po po, Fatos Lubonja eshte ne foto, “armiku”...
Një nga lajmet e diskursit publik të këtyre ditëve ishte edh...
Nga Ilir Levonja* Gjatë dyzet e pesë viteve të sundimit të E...
Erion Veliaj ka një devizë: sa më i trashë e banal të jetë m...
Nga Jeta Dedja– Vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse...
Të gjithë politikanët që do të duan të drejtojnë Shqipërinë,...
Ndërkohë që virusi i “Koronavirusit”, pasi kafshoi Kinën ka ...
Edhe mënyra se si sillen ndaj të papriturave të natyrës i ve...
Nga mesi i nëntorit të vitit që shkoi, presidenti i Republik...
Duke kujtuar historinë e Kalasë se Rozafës, ndërto ditën dhe...
Nga Rigels SelimanKjo e hënë që lamë pas e gjeti kryedemokra...
Ka disa ditë që më ka përfunduar kontrata me anë të një kart...
Një projektvendim i beftë i qeverisë i hap rrugën rikthimit ...
Shqipërisë i leverdis më shumë që ta çojnë deri në fund sher...
Befas na doli “Grusht Shteti”. Majtas – djathtas, përtej të ...
Nga Ylli Pata –Pas shpalljes së revoltës së 2 marsit, kur Il...
Që kur ka përfunduar Konferenca e Donatorëve në Bruksel, që ...
Nga Nora Malaj* Sot është dita që të reagojme të gjithë , pa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...