web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë e lidh arrestimin e Henri Çilit me Ben Blushin dhe Ardian Dvoranin?!

29 Shkurt 2020, 14:24, Politikë CNA

Një ditë më parë, në një operacion të gjërë policor, pas një investigimi për më shumë se pesë muaj është arrestuar nga policia edhe Naim (Henri) Çili, pronari i UET, botues dhe gazetar.

Ai ka ka folur sot për herë të parë, duke pretenduar se do t?i rrëzojë akuzat, ashtu sikundër flet çdo i shoqëruar në polici apo çdo i ndaluar prej saj.

Gjithësesi përtej fajësisë apo pafajësisë së tij le të shohim disa detaje që lidhen me skemën ku ishte përfshirë Henri Çili dhe çfarë e lidh atë me Ardian Dvoranin apo edhe Ben Blushin, drejtorin aktual të Top Channel, ish-politikan dhe gazetar.

Dvorani është i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë në detyrë, i cili dje e pranoi se e njihte Henri Çilin, por tha se nuk kishte kontakte me të dhe nuk do të bënte asnjë favor, pasi Gjykata kishte 23 mijë e 500 dosje për të shqyrtuar.

Një lidhje tjetër e Dvoranit me Çilin ishte edhe shkollimi i djalit të tij në Universitetin Europian të Tiranës. Pra, Dvorani vetë e pranoi se e njihte, por nuk kishte kontakte dhe lidhja e dytë ishte shkolla e djalit.

Ndërkohë që Çili, sipas policisë, kishte marë përsipër që të influenconte në Gjykatë dhe nëpërmjet mbështetjes mediatike, të ndikonte në lirimin e një të arrestuari, por në total ai akuzohet për 6 vepra penale shumë të rënda. Thelbi është lirimi apo zbutjen e dënimit për vrasësin e efektivit të policisë Ibrahim Basha, në vitin 2015 gjatë operacionit policor në Lazarat, për shkatërimin e kanabisit.

Pra, që Çili të ushtronte influencë, duhej të ndërhynte në Gjykatën e Lartë, tek Dvorani. Pra, ai ose e ka gënjyer personin që e ka vënë në kontakt për të ndihmuar të dënuarin, ose do të ushtronte ndikimin e tij, duke shkuar tek Dvorani. Apo tek anëtarët e tjerë, që pritet të shkojnë në Gjykatën e Lartë, disa prej të cilëve dhanë intervistat ditët e fundit, pranë KLGJ-së.

Por, çfarë ndodh?

Ka një lidhje përtej Dvoranit. Ky i fundit njihet edhe si një mik i Ben Blushit. Është fotogrfuar së fundi me të, gjatë kohës që ka qënë përplasja për çështjen e gjyqit për aksionet e Top Channel. Zoti Dvorani nuk e ka mohuar miqësinë me Ben Blushin, por ka thënë se nuk ka qënë pjesë e atij gjyqi.

Në fakt në atë kohë disa gjytarë të tjerë të Gjykatës së Lartë u sulmuan ashpër nga Top Channel dhe fotoja e Blushit me Ardian Dvoranin që ishte i preferuar, dhe më pas do të ishte i vetmi që i shpëtoi Vettingut nga Gjykata e Lartë, fliste jo pak.

Pra, kemi dy fakte. Miqësinë e Ben Blushit me Dvoranin dhe faktin tjetër që Dvorani e pranon këtë njohje me Henri Çilin dhe djali i Dvoranit kishte studiuar në UET.

Fakti i tretë është se Ben Blushi është shumë mik me Henri Çilin, pronarin e UET. Ka botuar disa libra duke shitur shumë prej tyre në stendat e tij. Për më tepër ka marë edhe disa qindra milion lekë nga shitjet e këtyre librave, sipas deklarimeve të pasurisë, të bëra nga Ben Blushi, që mund ti lexoni këtu.

Pra, kemi një trekëndësh, Ardian Dvorani, Henri Çili dhe Ben Blushi. Gjykata e Lartë, UET dhe drejtori i Top Channel.

Gjithkush do të pyeste, se ç?hyn në këtë histori Ben Blushi? Çfarë arsyeje ka dhe pse duhet përfshirë?

Ndoshta, ashtu siç e thamë edhe dje, policia duhej të kishte shkuar më thellë hetimeve, pra të kishte lënë që porosia dhe ndikimi të kryhej, ndikimi i Henri Çilit të kryhej, që në atë momentpo të ndoshte  minimalisht duhej të ishte ndaluar nga policia edhe vetë drejtuesi i vetëm në detyrë i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, i cili mban dhe detyrën e e kreut të KED.

Çështjet janë shumë por rrugës mund të ketë edhe prioritete, apo edhe influenca të tjera.

Trekëndëshi Çili-Dvorani ? Blushi mund të kthehej edhe në një katror por të zgjasnin hetimet.

Brinja e katërt e katrorit mund të ishte Ervin Pupe. Ky person është baxhanaku i Ben Blushit, dhe është një nga kandidatët për anëtar i Gjykatës së Lartë, i cili dha edhe intervistën para KLGJ-së (lexo këtu).

Pra, Ben Blushi, përveç miqësisë me Dvoranin, do të ketë edhe familjar të tij anëtar të Gjykatës së Lartë, ku do të shqyrtohej pikërisht çështja Arbjon Alikos, personi i dënuar përjetë për vrasjen e efektivit të policisë, Ibrahim Basha.

Pra, në qoftë se Çilit do t?i duhej që të ndërhynte vërtetë dhe të ndihmonte do t?i duhej relatori i çështjes apo anëtari i trupit gjykues, kishte dy rrugë ode direkt apo indirekt Dvoranin, ose nëpërmjet mikut të tij Blushi.

Tani faktet janë ato që përmendem më lart. Miqësia e Henri Çilit me Dvoranin dhe shkollimi i djalit të këtij të fundit në UET. Miqësia e Ben Blushit me Dvoranin dhe baxhanaku i tij që po shkon drejt Gjykatës së Lartë.

Lidhjet janë të qarta, edhe ajo e Ben Blushit me Henri Çilin edhe me Ardian Dvoranin, por edhe me kandidatin për Gjykatën e Lartë, Ervin Pupe. Këto që ne renditem nuk do të thonë se janë të vërtetat që çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes apo akuzës që ka ndodhur ndaj Henri Çilit. Por, janë një renditje njohjesh që na tregon një lidhje mes drejtuesit të Gjykatës së Lartë, pronarit të UET dhe drejtorit të Top Channel. Përfshirë këtu edhe baxhanakun e tij që është kandidat për në Gjykatën e Lartë.

Do të ndërhynte apo jo nëpërmjet Dvoranit apo baxhanakut të mundshëm si anëtar i Gjykatës së Lartë, nëpërmjet Ben Blushit, Henri Çili, kjo ende nuk mund të thuhet për një arsye të thjeshtë. Ai tashmë duhet të përballet me akuzat në gjykatë dhe të vërtetojë pafajësinë e tij. Por, lidhja e Ben Blushit me Dvoranin, me Henri Çilin dhe me Ervin Pupen ekziston.

A do të ndikonte kjo lidhje në një gjyq, për të cilin policia thotë se ka qënë një tentativë për të nxjerë nga burgimi i përjetshëm vrasësin e një efektivi policie, kjo nuk është e provuar.

Ajo që është e provuar është lidhja e këtyre personazheve me njëri-tjetrin. Influenca apo ndërhyrja e mëtejshme nuk u provua dhe ndoshta nuk do të mund të provohet kurrë, pas edhe vetë policia bëri një hap pas duke mos e çuar deri në fund çështjen. Pra, investigimin në lidhje me influencën që pretendohet se do të ushtronte Henri Çili në Gjykatën e Lartë për lirimin e vrasësit.

Pra, tani jemi përballë fakteve. Trekëndëshi i miqësisë dhe njohjeve Henri ÇIli i UET- Ardian Dvorani dhe Ben Blushi që më pas bëhet katëror të lidhjeve të botuesit të UET me kryetarin e Gjykatës së Lartë, me Ben Blushin dhe një kanadidat për Gjykatën e Lartë./ CNA.al

Baxhanaku i Blushit në Gjykatën e Lartë/ Pjesë e pasurisë 5 milion dollarë?!

Skandali i ?Dosjes Çili?/ Pse nuk arrestohet zyrtari i lartë i drejtësisë?





Lajmet e fundit nga