web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ben Blushi, ky “Robin Hood” i medias shqiptare

24 Shkurt 2020, 13:03, Politikë CNA

Në 20 vitet e fundit një personazh mjaft i njohur në media dhe në politikë. Një gazetar me një penë jo të keqe, por mesa duket nuk mjafton vetëm të shkruash mirë.

Përtej kësaj qëndron dikush tjetër, ndoshta një personazh që e gjen diku në një libër, ndoshta një shkrim i shkruar ashpër, një sulm, një akuzë apo një gjobë diku.

Ben Blushi do të ishte figura qesharake e “Robin Hood”, gati si personazhi që vjedh të pasurit, për t?ua dhënë të varfërve.

Ben Blushi kështu tentoi të luante në politikë me këtë formë, megjithëse dështoi edhe pse miliarder.

Në 20 vitet e fundit ai është paguar nga taksat e shqiptarëve, është paguar si zv.ministër, si ministër, deputet, prefekt e detyra të tjera shtetërore.

Për disa vite gazetar, më pas një kohë të gjatë në politikë dhe në dy vitet e fundit si menaxher.

Por, pasuria e tij vlerësohet të jetë miliona dollarë. E deklaruar në disa dhjetëra mijë dollarë menjëherë sapo ka filluar ligji për të bërë vetëdeklarimin. Më pas përfitime nga shitje librash, por edhe prona me çmime të dyshimta, pasi janë të blera 10 herë më lirë sesa çmimi i tregut.

Ben Blushi është ?Robin Hoodi? qesharak i medias shqiptare. Është personazhi që pasurohej gjatë kohës së Rilindjes së Edi Ramës. Mbushte xhepat e tij, e nga ana tjetër në media fliste a thua se po shpëton shqiptarët e varfër dhe ishte ky ?çlirimtari? i tyre. Në fakt kishte vënë maskën e një politikani karagjoz, që tjetër thoshte, e tjetër ishte.

Nuk ka asnjë dyshim tashmë. Deklarimi i pasurisë së tij i tregon të gjitha. Ndërkohë që vetë pasurohej me qindra milionë lekë, betohej sesi do t?i shpëtonte shqiptarët nga varfëria.

Ben Blushi ka edhe të tjera bëma dhe gjëma, të cilat ne do të vazhdojmë t?i themi, me një investigim të plotë të të gjitha pasurive, jo vetëm të tij, por dhe të rrethit të afërt familjar.

Sot në momentin kur po bëhet një vetting për drejtësinë dhe gjyqtarë e prokurorë po ikin për pesë milionë lekë të vjetra, Ben Blushi është njeriu që ka deklaruar një pasuri me vlerë 500 milionë, për vetëm 30 mijë euro dhe shumën e blerjes e ka nxjerrë për gati 2 vite. Pra, të gjithë investimin e ka rikthyer pas.

Ka edhe të tjera detaje, në lidhje me apartamente, ndërtime në Tiranë, nga prona të familjarëve të tij, nga prona që administrohen nga bashkëshortja e tij notere me katër biznese, e kështu me radhë.

Së fundi Ben Blushi po luan me variantin ?KÇK? në krye të Top Channel, duke rrëmbyer ?shpatën? dhe ?prerë kokat? e shumicës së stafit që ka pasur ky televizion. Pa kursyer teknikë, drejtorë, regjisorë, që nga ata themeluesit e deri tek të rinjtë.

Gjithësesi vepra e Ben Blushit tregon shumë. Tregon se ai është ?Robin Hoodi? më qesharak i medias shqiptare. Është e njëjta kastë e politikës së korruptuar të Shqipërisë. Është e njëjta fytyrë e medias së shitur dhe të blerë në pazaret e tregut çam.

Është Ben Blushi i akuzuar se me vajtjen e tij në Top Channel e ktheu atë televizion, nga një institucion ikonë të shqiptarëve, në një media të akuzuar se kishte vënë gjobë, por edhe një media e keqpërdorur për interesa gjyqesh e krejtësisht klienteliste të aksioneres së saj.

Por, ky ?Robin Hood?, tashmë duket se përtej qesharakut do të jetë edhe përgjegjës ligjërisht, sepse faktet dhe provat e nxjerra çdo ditë tregojnë se është e pamundur që një njeri i paguar me rrogë shteti 20 vite, me të ardhura zyrtare të gëzojë një pasuri të çmendur, e cila vlen miliona dollarë.

Gjithsesi nga nesër dhe në vijim ne do të sjellim faktet dhe të vërtetën e një pallati të ndërtuar në Tiranë, në emër të të afërmve të Ben Blushit.

Sot sollëm argumentet sesi i paguar në 20 vite në shtet, Ben Blushi u bë një miliarder. Shkrimet i gjeni më poshtë, por ky ?Robin Hood? qesharak i medias shqiptare, tani pritet që të ketë llogari me drejtësinë.

E në rast se tani ka filluar të ketë sy dhe veshë në Shqipëri, personazhi nga të parët që SPAK dhe institucionet e saj mund të na tregojnë vullnetin e drejtësisë, është Ben Blushi./ CNA.al

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?





Lajmet e fundit nga