Manastirliu jep mesazhin e fortë/ Nuk ka vend për panik, referohuni vetëm informacioneve zyrtare
Mëngjesin e sotëm është mbledhur task-forca për koronavirusi...
Nuk duhet pritur. Pa asnjë alarm por me qytetari të devotshme dhe të përgjegjshme!
Duhet ndryshuar katërcipërisht logjika e mbrojtjes nga virusi vdekjeprurës dhe shumë i rrezikshëm në përhapjen e tij.
Duhet ndryshuar rrënjësisht mënyra e të menduarit!
Përndryshe deficienca logjike e deritanishme do të na shkaktojë dëme të mëdha!
Më së pari është detyra numur një e qeverisë sot! Përgjegjësia do të jetë e rëndë për këdo nesër!
Nuk duhet pritur të shfaqet rasti i parë dhe pastaj të merren masa, por duhen marrë masa që sot sikur rasti i parë të ishte shfaqur.
Që sot!
Pa asnjë panik!
Qetë, me masa administrative, me bashkëpunimin qytetar, me shoqërinë civile.
Sepse ka shumë mundësi që të mos ketë një rast të parë, por të ndodhi një shpërthim epidemie brenda një kohe vetëtimë.
Mos nisemi si në rastin italian apo kinez ku shfaqet në një zonë të izoluar.
Te ne ka shumë rrezik të ndodhi ndryshe!
Tre janë arsyet kryesore:
E para sepse njerëzit që vijnë nga jashtë në Shqipëri nuk qendrojnë në një ose disa fshatra të izoluara, por lëvizin në të gjithë territorin.
E dyta sepse sistemi ynë i dedektimit të virusit nuk mund të jetë kurrë aq i ndjeshëm sa ai italian, gjerman, francez, etj.
E treta sepse ne si kulturë presim dhe durojmë temperaturën, kemi frikë të shkojmë te mjeku, për të mos thënë se niveli higjenik te ne është dhjetra herë më i ulët sesa në vendet europiane!
Shpjegojani OBSH këto specifika, se halli është yni ! Ata njohin virusi, por jo Shqipërinë!
Prandaj më mirë të parandalojmë sesa të përpiqemi ta mbushim digen e çarë me thasë me qereste! Duhet tani t’i paraprijmë!
Unë nuk mohoj që masa të ndryshme duhet të jenë marrë, por ka nevojë për masa drastike.
Mbyllje e shkollave për disa javë!
Shtyrje e aktiviteteve sportive dhe kulturore.
Kontrolle të forta dhe hyrje të filtruara në kufijtë tokësorë dhe ajrorë.
Masa për transportin publik, për dizinfektime masive.
Mbyllje e menacave dhe restoranteve masive!
Kufizimi i lëvizjeve nga rrethet drejt qendrave të mëdha urbane, si Tirana dhe Durrësi.
Shërbime minimale dhe të domosdoshme për njerëzit në hall dhe në urgjencë në qendrat e shërbimeve !
Shpalosje e planeve të karantinës në kushte shfaqjeje rastesh infektimesh!
Etj.
Gjithçka duhet bërë si sahat.
Nuk duhet trajtuar sikur na bie një tullë në kokë dhe pastaj shkojmë mjekohemi. Pasoja, masat kundër një epidemie të mundshme duhet ta paraprijnë epideminë.
Ta vendosim pasojën para shkakut!
Nëse do të gjykojmë si mediokër, pra do të presim shkakun dhe pastaj të vemë në funksionim pasojën, këtu do të jemi treguar të papërgjegjshëm dhe me pasoja të një përgjegjësie që dreqi e di sesa e madhe do të jetë.
Unë i bëj thirrje pushtetit ekzekutiv të mos merret fare me opinionistë dhe analistë duke e kthyer betejën kundërkoronavirusit në betejë fjalësh, dhe një fitore në fushën e llogjeve televizive kundër tyre!
Liderat e opinionit do të flasin sigurisht! Ajo është përgjegjësia e tyre!
Por, të ndryshojë metodë pa ndruajtje, pa parë interesa të vockla burokratësh dhe oligarkësh!
Kujdes sepse në shkencat politike, që prej Mishel Fukosë midis politikës dhe epidemive ka një lidhje të brendshme, por nuk po zgjatem këtu! Jo të gjitha pushtetet janë të zotët t’u bëjnë ballë epidemive!
Por, ta le këtë temë hëpërhë!
Të jemi bashkëpunues ndryshe rrezikojmë kombin!
Beteja kundër koronavirusit, për shërimin e plagëve të tërmetit që po durohen por ende nuk kemi filluar as t’i lëpijmë, dhe beteja për demokracinë, të drejta qytetare dhe politike, për shtet ligjor është një e vetme!
Mëngjesin e sotëm është mbledhur task-forca për koronavirusi...
Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka folur për protestën e...
Nga Dareen Khalifa & Elisabeth Tsurkhov “War On the Rock”* Z...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se sot n...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur li...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qyteta...
Një vajzë ka rënë nga kati i gjashtë në Korçë, pak momente m...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për thirrjen e p...
Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi sa vjen dhe rrite...
Kryeministri Edi Rama po udhëton drejt Londrës, raporton CNA...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas...
Është zhvilluar sot ceremonia mortore e përcjelljes për në b...
Policia ka vënë në pranga një person që drejtonte makinën në...
Dje kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi na tha nga Shkodra s...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike...
Naftëtarët e Ballshit janë futur në diten e shtatë të grevës...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur aktorit të njohur Ne...
Pas dy viktimave të para në Itali nga coronavirusi, kreu i P...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se tashmë që coronavirusi...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publik...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...