web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha kujton orën e triumfit në 20 shkurt/ Dita e nderimit të sakrificës, dhimbjeve dhe vuajtjeve

20 Shkurt 2020, 11:45, Politikë CNA

Berisha kujton orën e triumfit në 20 shkurt/ Dita e ngadhënjimit të lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve

Ish kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 20 shkurtin të cilën e cilëson si dita e ngadhënjimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptarë

Sipas Berishës, ora 14:05 e 20 shkurtit të vitit 1991 është dhe mbetet dhe Ora e ngadhënjimit, triumfit të të shtypurve që përmbysën tiranin, Ora e Lirisë dhe Dinjitetit të shqiptarëve.

?Enver Hoxha, diktatori monster që në 47 vite të sundimit të tij barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi apo eleminoi me uri kronike, semundje në sitemin e tij hiperkolektivist, qindra e mijëra shqiptarë, dy herë më shumë se sa të gjithë diktatorët e tjerë të vendeve ish komuniste të Europës përveç Bashkimit Sovjetik.
Më 20 shkurt të vitit 1991 qindra mijra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të organizuar nga Partia Demokratike dhe Sindikatat antikomuniste u mblodhen në qytetin Studenti në revoltën më masive, më të fuqishme në tërë historinë tonë, në mbështetje të grevës epike të urisë të mbi 720 studenteve, e cila kurorëzoi me një fitore tjetër historike lëvizjen studentore të shkurtit 1991 të organizuar nga PD dhe Shoqata Studentore Shqiptare.
Më 20 shkurt të vitit 1991 uragani i lirisë i qytetarëve, të rinjve, studentëve, të persekutuarve, më i madhi që Shqipëria kishte patur në tërë ekzistencen e saj do vershonte nga Qyteti Studenti drejt sheshit Skenderbej dhe me një energji ?nukleare”, guxim në kufijte e legjendës do të përballej dhëmbë për dhëmbë me diktaturën më të egër të Europës, do të ngrihej mbi tanket, mitralozat dhe blindet, panciret e saj dhe do përmbyste në ora 14:05 shtatoren e diktatorit çnjerëzor Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftes së dytë Boterore siç do ta quante në deklaratën e Samitit të Parisit Bashkimi Demokratik Europian, organizatë që gruponte të gjitha partitë e qendres së djathtë të Europës dhe Botës?, shkruan mes të tjerash Berisha.

Ai thekson se kjo është dita e nderimit të sakrificës, dhimbjeve, vuajtjeve të qindra e mijëra burrave dhe grave, të rejave, të rinjve, fëmijëve dhe të moshuarve, qendrestarëve, viktimave të kalvarit horror të regjimit të satanit shqiptar, Enver Hoxha

?Prandaj sot le të perulemi me nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë para të gjithë atyre që lanë rininë, ëndrrën, të ardhmen, jetën para skuadrave të pushkatimit apo në kampet dhe burgjet e diktaturës si viktima të luftës së klasave, kundërshtare teë regjimit apo që vuajtën nga uria dhe vdiqën nga sëmundjet e saj në sistemin skllavopronar të diktaturës hoxhiste!
Të dashur miq sot pas 29 vitesh, ky 20 shkurt për mbarë shqiptarët është dita e kushtrimit të lirisë, guximit, trimërisë së qytetarëve shqiptar për t?ju rezervuar, me revolucion demokratik bijëve bastard me në krye Edvin Kristaq Tradhëtarin dhe narkoshtetit të tyre, fatin e merituar të diktaturës së etërve primitiv dhe barbarë? shkruan më tej Berisha./CNA.al





09:38 Politikë

Pse në 2 Mars?

Ka disa që po pyesin pse Presidenti e caktoi thirrjen e popu...

Lajmet e fundit nga