“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Fundi i epokës Angela Merkel po afrohet dhe në radhët e partisë së saj po shihet nervozizmi. Djathtas, majtas, në qendër – nga do të orientohet partia e madhe gjermane në të ardhmen?
Një “koalicion i madh” si aleancë midis dy partive popullore CDU dhe SPD me një shumicë – të madhe – konsiderohej prej kohësh si mishërimi i stabilitetit politik në Gjermani. Edhe në landin e vogël të Gjermanisë Lindore, Thüringen, do të mund të realizohej një koalicion i madh – nëse do të mblidhnim votat e dy partive kryesore. Por ato janë Partia e Majtë (Die Linke) dhe e djathta, Alternativë për Gjermaninë (AfD), pra, dy ekstreme me ideologji diametralisht të kundërta. Partitë klasike të qendrës hyjnë tashmë te partitë e vogla. Një koalicion i partive me ideologji ekstreme, siç ishte ai në Itali në vitet 2018/’19 në Gjermani as që vjen në diskutim.
Ajo që vjen në pyetje është, se a mos duhet të spostohet pak më nga e djathta ose nga e majta partia konservatore e qendrës, CDU, e të bashkëpunojë me AfD-në, respektivisht Të Majtën? Një gjë të tillë deri tani e ka përjashtuar kreu i CDU-së. Enti Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës monitoron disa pjesë të këtyre partive për aktivitete antikushtetuese. Ish-kryeministri i CDU-së, Lieberknecht ende i bën thirrje partisë së tij të krijojë një koalicion me Të Majtën, për t’i dhënë fund krizës shtetërore.
Jemi kthyer sërish te polarizimi, aq i padëshiruar në Gjermaninë Perëndimore qysh prej vitit 1945. Pas Republikës së paqëndrueshme të Weimar-it dhe prishjes së civilizimit nga diktatura naziste, nuk duhet të ketë “më eksperimente”, kërkonte asokohe kancelari i parë, Konrad Adenauer. Ligji Themelor, pra, Kushtetuta e Gjermanisë, u përpoq të krijojë stabilitet politik me mjete ligjore. Për këtë arsye, për shembull, votat e mosbesimit kundër krerëve të qeverive lejohen vetëm, kur ka një kandidat pasardhës me një shumicë të sigurt votash.
CDU dhe SPD, si parti që përfaqësonin dy rrymat kryesore politike të shekullit 20, konservatorizmin dhe demokracinë sociale, i dhanë vetes emërtimin “partitë e popullit”. Ato u drejtoheshin kështu sa më shumë qytetarëve, donin të ishin në shërbim të mirëqenies së përbashkët dhe jo të një klientele specifike. Klasifikimi majtas apo djathas, i përhapur nga Revolucioni Francez në 1789, me kontraste të qarta, do të dobësohej në favor të “rrugës së tretë” . Termi balancues “ekonomia e tregut social” e ilustron më së miri këtë qasje. Një model që ishte mjaft i suksesshëm.
Zgjedhjet fitoheshin në qendër
Në fillim të viteve 1970, një koncept i ri u shtua në politikë: “Qendra” – dhe avancoi në një slogan të fushatës zgjedhore. Vlerat që ishin lart në kurs ishin masa dhe qendra, konsensusi dhe ekuilibri.
Por lëvizja drejt qendrës shihej edhe me kritikë. Politologu francez, Maurice Duverger, shkruante qysh në viti 1959 për “fenomenin natyror të dualizmit të partive”. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Francë, pra, demokracitë më të vjetra të kohëve moderne, ky dualizëm ka dy shekuj që ekziston. Dy parti kryesore të majta dhe të djathta luftojnë deri më sot kundra njëra tjetrës. Angela Merkel vazhdoi kursin e qendrës si kancelare dhe kryetare e partisë CDU Me të CDU-ja do të duhej të bëhej sinonim i “qendrës”.
Por, CDU-ja e Merkel-it për të shkuar drejt qendrës pushtoi shumë tema nga demokracia sociale, duke hequr dorë nga disa qendrime deri atëherë karakteristike për konservatorët, si energjia bërthamore ose shërbimi ushtarak i detyruar. Në fund të fundit, duheshin fituar zgjedhjet, siç i tha politikani i CDU-së, Roderich Kiesewetter, DW së, në një intervistë. Pa kursin qendror të Merkel-it “ne do të ishim në opozitë për 10 deri 15 vjet”. Por receta e qendrës pati efekte anësore: forcimin e AfD-së.
Ku është CDU-ja sot?
Ndarja në frontet e vjetra në “të djathtë” dhe “të majtë” po kthehen sërish, të mishëruara në dy parti, që sa vijnë e forcohen: AfD dhe E Majta. Po me qendrën, çfarë do të ndodhë?
Socialdemokratët aktualisht po luajnë një rol dytësor, sepse ata e kanë humbur pretendimin për të qenë parti e popullit. Sondazhet nuk u japin më shumë se 15 përqind të elektoratit.
Fillimi i luftës për pasardhësin e Merkelit në CDU gjithashtu ka të bëjë me atë se kur dhe në cilin drejtim do të zgjerohet qendra, a do të bëhet ajo më konservatore apo do t’i afrohet të majtës?
Ndërsa njëri nga kandidatët, Norbert Röttgen, dëshiron t’i qendrojë besnik qendrës, kandidatët e tjerë, si Jens Spahn dhe Friedrich Merz, mesa duket janë më afër të djathtës. Por në qendër ka edhe një problem tjetër, sepse shtresa e mesme është e përçarë. Pjesa urbane dhe moderne e saj preferon të votojë për të Gjelbrit. Kjo parti ka kohë që është spostuar në drejtim të qendrës borgjeze.
Në një ese të botuar së fundmi, sociologu Andreas Reckwitz, përshkruan dy variante se si mund të zgjidhet dilema e partive të popullit sot në Gjermani: Ose partitë e qendrës do të arrijnë t’i integrojnë sërish pjesët e mëdha të elektoratit. Ose do të keminjë polarizim si midis Macron-it dhe Le Pen-it ose Trump-it dhe Demokratëve. Varianti i dytë tashmë ka ndodhur në Thuringen. CDU po përpiqet ta marrë sërish në kontroll situatën – deri më tani pa sukses./ DW
Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha të enjten se kishte g...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare shke...
Gjermania ka nevojë për fuqi të huaj punëtore, ndaj qeveria ...
Presidenti Trump konfirmoi se po emëron ambasadorin amerikan...
Një aksion i madh është duke u zhvilluar në fshatin Krushope...
Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidenti...
Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e 5-fisht...
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në l...
Para 75 vjetësh qeveria rumune deportoi 70.000 gjermanë të R...
Kina ka revokuar letrat kredenciale të tre gazetarëve me gaz...
Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbi...
Tek 80 përqind e të prekurve infeksioni është i padëmshëm, t...
Një ngjarje tragjikë ka ndodhur sot në Kosovë ku një police ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.0 të shkallës rihter ës...
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nuk ka përmbajt...
Zyrtarët kinezë të shëndetësisë raportuan të martën se numri...
Një ngjarje e rëndë tronditi sot Kosovën pasi një police e i...
Një ngjarje tragjikë ka ndodhur sot në Kosovë ku një police ...
Sindikatat në Athinë janë ngritur në grevë kundër reformave ...
Virusi vdekjeprurës, tashmë i qujatur Covid-19, vijon të mar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...