“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Zyrtarët kinezë të shëndetësisë raportuan të martën se numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit e ka tejkaluar shifrën 72,000 ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në rreth 1,900. Megjithatë, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit paralajmëroi për kujdes pasi prirjet mund të ndryshojnë kur infektohen segmente të reja të popullsisë.
Përditësimi i fundit përfshin 98 vdekje të tjera dhe 1.886 raste të reja të virusit që ka tensionuar sistemin e kujdesit shëndetësor të Kinës dhe ka bërë që autoritetet të vendosin zona të tëra në karantinë, në përpjekje për të ndalur përhapjen e tij.
Televizioni shtetëror i vendit njoftoi se të martën vdiq nga virusi Liu Zhiming, drejtori i Spitalit Wuchang të Wuhanit, kryeqytet i provincës Hubei që është epiqendra e shpërthimit.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se të dhënat kineze nga ditët e fundit duket se tregojnë për një rënie të rasteve të reja.
?Kjo prirje duhet të interpretohet me shumë kujdes. Trendet mund të ndryshojnë kur infektohen segmente të reja të popullsisë. Është shumë herët për të treguar nëse do të vazhdojë kjo rënie që është njoftuar. Të gjithë skenarët janë ende në tryezë?, tha zoti Ghebreyesus.
Ghebreyesus gjithashtu tha se më shumë se 80% e pacientëve ?kanë sëmundje të lehtë dhe do të shërohen?.
OBSH tha në raportin e saj të fundit se kishte 794 raste të konfirmuara jashtë Kinës. Rreth 454 raste kanë qenë pasagjerë në një anije lundrimi në karantinë në Yokohama, të Japonisë, ndër ta 88 raste të reja të raportuara të martën.
Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se kishin evakuar mbi 300 qytetarë të saj dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë që kishin qenë në bordin e anijes Diamond Princess. Një fluturim që transportonte pasagjerët mbërriti herët të hënën në Bazën e Forcave Ajrore Travis në Kaliforni, ndërsa një tjetër u ul disa orë më vonë në Bazën e Forcave Ajrore Lackland në Teksas.
Një grup prej 14 personash që nuk shfaqnin simptoma, por që rezultuan pozitivë në testet për virusin, u lejuan në avion në një zonë të izoluar nga pjesa tjetër e pasagjerëve. Të gjithë të evakuarit janë mbajtur në karantinë për 14 ditë.
Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit po shikon gjithashtu rastin e një shtetase amerikane, e cila u diagnostikua me koronavirusin pasi u nis me një anije tjetër lundrimi, Westerdam, pasagjerët e të cilit rezultuan negativë gjatë testeve për virusin përpara se të niseshin për në Kamboxhia.
Autoritetet mjekësore në Malajzi thanë se gruaja 83-vjeçare, u testua dy herë pozitivisht për virusin kur mbërriti në Malajzi pasi tregoi shenja të një infeksioni viral, njoftoi të dielën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Ajo është personi i parë nga anija Westerdam që rezulton të ketë marrë koronavirusin. Testimi i burrit të saj rezultoi negativ.
Anija Westerdam dhe 2,257 pasagjerët dhe ekuipazhi i saj kaluan pothuajse një javë në det pas udhëtimit fillestar dhe nuk u pranuan nga Japonia, Tajvani, Filipinet dhe Tajlanda, nga frika se dikush në bord ishte infektuar me koronavirus. Anija më në fund u lejua të ankorojë në Kamboxhia të enjten e kaluar./VOA
Një ngjarje e rëndë tronditi sot Kosovën pasi një police e i...
Një ngjarje tragjikë ka ndodhur sot në Kosovë ku një police ...
Sindikatat në Athinë janë ngritur në grevë kundër reformave ...
Virusi vdekjeprurës, tashmë i qujatur Covid-19, vijon të mar...
Nga Andrei Kolesnikov “Carnegie Russia”* Një gjykatë në Rusi...
Videoja e avokatit të njohur Tomë Gashi duke përbuzur një ly...
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në urimin e tij m...
Të dielën pasagjerët amerikanë që ndodheshin në karantinë në...
Sot u shpërnda Kuvendi i Maqedonisë dhe vendi do të shkojë n...
Baza ushtarake amerikane në Baghdad të Irakut është sulmuar ...
Avokati i Presidentit të SHBA,Donald Trumo, Rudy Giuliani ka...
Kina ka raportuar për të ditën e tretë me radhë se rastet me...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në...
Për bashkëpunimin europian, Gjermania beson tek Franca, kurs...
Dy dekadat e fundit, OKB është vënë dukshëm në mbrojtje të d...
Numri i personave që kanë humbur jetën në Kinë nga koronavir...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë një mesazh shumë ...
Prezantuesja britanike Caroline Flack është gjetur e pajetë ...
Dy persona janë vrarë mëngjesin e sotëm gjatë një përplasje ...
Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, ndërs...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...