web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidentoi për vdekje këmbësorin/ Prangoset 24-vjeçari

13 Shkurt 2020, 07:47, Kronika CNA

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi teksa drejtonte automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.

Në pranga ka rënë shtetasi, me iniciale M.A. nga Fushë-kruja.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tapizë, Fushë-Krujë.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe një 23-vjeçar me iniciale A.K., banues në Shën Vlash, Durrës i cili ka përplasur me automjetin e tij këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.





Lajmet e fundit nga