Përplasjet me opozitën/ Balla: Partinë e Sali Berishës nuk e pranoj si përfaqësuese të protestës
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla pas mbledhjes së Konfer...
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla pas mbledhjes së Konfer...
Policia e shtetit njofton se në vijim të operacionit ?Forca e Ligjit? tre ?të fortëve? Dashamir Gjokës , Saimir Taullaut dhe Durim Bamit u janë sekuestruar makinat e blinduara.
Ndërkohë dje u mësua se Dashamir Gjoka është ndaluar dhe pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë.
Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxorri urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit.
Automjetet e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve:
1. Saimir Taullau, banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?;
2. Dashamir Gjoka, banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;
3. Durim Bami, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale ?Vjedhja me armë?;
Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Kush është Saimir Taullau
50 vjeçari nga Lushnja njihet si biznesmen në zonë, ndërkohë që i ka shpëtuar për mrekulli disa atentateve. Më i fundit iu bë në nëntor të vitit 2018 ku ndaj lokalit të tij u qëllua me breshëri automatiku duke mos shkaktuar dëme në njerëz.
Ai është i skeduar nga policia për aktivitete të jashtëligjshme brenda dhe jashtë vendit.
Saimir Taullau është vëllai i Baki Taullaut, të vrarë në vitin 2005 nga banda e Aldo Bares. Baki Taullau u ekzekutua nga Leonard Prifti, i njohur edhe si ?Ccibuku? në verën e vitit 2005 pasi kishte shkuar për të festuar kthimin në pushtet të Partisë Demokratike. Shoqëruesit e Baki Taullaut hapën zjarr duke e vrarë në vend ?Çibukun?, i cili ishte një ndër killerat më të frikshëm të Aldo Bares.
Në dëshminë pas vrasjes së vëllait, Saimir Taullau deklaroi se i kishin paguar disa herë gjoba grupit të Aldo Bares.
Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.
Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, ngjarje ende nuk është zbardhur.
Kush është Dashamir Gjoka
Dashamir Gjoka është akuzuar për një numër të madh veprash penale kryesisht në Itali. Në gusht të vitit 2017 atij iu bë atentat tek ?Katër Rrugët e Shijakut? teksa ishte duke drejtuar automjetin me vajzën brenda. Makina ishte e blinduar dhe ai i shpëtoi atentatit.
Në vitin 2015 Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro për 11 mijë m2 truall dhe ndërtime, dhe 15.300 m2 tokë arë, të regjistruar në emër të tij.
Sipas dokumenteve të mbërritura në organin e akuzës nga autoritetet italiane, Gjoka ishte dënuar me 7 vjet e 6 muaj për veprat penale organizatës kriminale dhe shfrytëzim të prostitucionit?.
Në vitin 2017 janë sekuestruar disa prona të tjera. Të sekuestruara ishin kompleksi Gjoka në Durrës, një arë me sipërfaqe 4639 m2, truall me sipërfaqe 1247 m2 dhe 230 m2. Gjithashtu dhe një ndërtesë me sipërfaqe 710 m2.
Një tjetër sipërfaqe trualli prej 928 m2 dhe ndërtesë dy kate me sipërfaqe 229 m2 u konfiskuan, si dhe shoqëria ?Gjoka? sh.p.k me gjithë asetet e saj./ ABCNews
Policia e Shtetit ka publikuar fotot e tre personave të cilë...
Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit ...
Policia Rrugore vijon kontrollet me radar në akset kryesore ...
OSHEE bën të ditur se 12 persona janë proceduar pasi janë ka...
Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka n...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në a...
Një 55 vjeçar është gjetur i pajetë në kodrat e fshatit të X...
Pas Beratit, policia ka shtuar kontrollet edhe në akset hyrë...
Dy ditë më parë OFL vuri në shënjestër biznesmenin Dashamir ...
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, ka intensifikuar kontrol...
Një zjarr masiv ka përfshirë lagjen “Bakushe Visha” në qytet...
Një aksident tragjik më pasojë vdekjen e dy mësuesve ka ndod...
Një asksident tragjik është rregjistruar këtë të premte në a...
Në datën 26 dhjetor 2019 qeveria, i ka dhënë 15 milion euro ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Më...
Një grua në Fier i ka dhënë fund jetës në tragjikisht.76 vje...
Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe ...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ardian Doçin, i cili ishte...
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Aldiron Shehu, i cili di...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...