web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Fluturoi” me makinë nga Devolli në Elbasan/ Lihet në burg i riu që çau postobllokun e policisë

7 Shkurt 2020, 11:38, Kronika CNA

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Aldiron Shehu, i cili disa ditë më parë, pas një ndjekje si nëpër filma, përplasi postobllokun e policisë.

Ndaj Aldiron Shehut rëndojnë akuzat për veprat penale, “Vrasja e punonjësve të policisë se shtetit mbetur në tentativë”, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e 5 personave”, si dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të policisë.”

Aldiron Shehu, gjatë ikjes së patrullave të policisë kishte në makinën e tij 4 targa shqiptare, 1 targë greke dhe 1 fenelinë policie me kordon. Ai tre ditë më parë aksidentoi rëndë efektivin e policisë së Elbasanit Eugen Abdyrrezaku, i cili së bashku me kolegët e tij, Gëzim Leka, Kristi Pepa dhe Erion Balla, kishin organizuar një postobllok policor për ndalimin e Aldiron Shehut i cili i kishte ikur policisë që nga Korça./CNA.al





Lajmet e fundit nga