web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shmangu përplasjen e kalimtarit/ Aksidentohet automjeti, plagosen dy persona

7 Shkurt 2020, 08:04, Kronika CNA

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit ?Vidhas?.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se automjeti shmangu përplasjen e një kalimtari dhe si pasojë u përplas me bordurën dhe u përmbys në rrugë.

Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i këtij automjeti dhe një person tjetër që ndodhej me të. Policia ka shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndersa të plagosurit janë transportuar në spital.





Lajmet e fundit nga