web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rreth dy muaj pas tërmetit tragjik/ Qeveria ende pa një shifër të banesave që do rindërtohen

5 Shkurt 2020, 15:18, Sociale CNA

Ditën e sotme qeveria tregoi shifrën e saktë të faturës së dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima.

Ministri fuqiplotë për menaxhimin e situatës së krizës së krijuar nga tërmeti tragjik Bledi Çuçi tha se dëmi nga tërmeti arrin vlerën e 985 milionë lekëve.

Mirëpo krahas kësaj, Çuçi nuk ka preferuar të japë një shifër të saktë të banesave që duhen rindërtuar.

Gazetari Denis Dyrnjaja e pyeti në emisionin ?Top Talk? për numrin e saktë të banesave të dëmtuara nga tërmeti, ndërsa ministri tha se nuk e kanë përcaktuar, pasi theksoi se do bëhet riinsektim.

?Ende nuk ka një numër të saktë. Ne do bëjmë akte ekspertimi të mirëfillta dhe do vlerësojmë nëse duhet prishur apo rikonstruktuar?, deklaroi ai, por ajo që na bën përshtypje përse nuk ka ende një numër ta saktë banesash që do të rindërtohen, ndonëse kanë kaluar rreth 2 muaj e gjysmë që nga rënia e tërmetit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga