Mbledhja e parë e qeverisë/ Porosia e Kurtit për ministrat: Mos rrini ulur nëpër kolltukë…
Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalën para ministrave n...
Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti zyrtarisht pranoi detyrën si kryetar i qeverisë. Bashkimi Europian përmes Joseph Borrell i rikujton Kurtit dialogun me Serbinë dhe detyrimin për përmirësim të raporteve.
Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti me një ceremoni zyrtare mori detyrën e kreut të qeverisë. Pranim dorëzimi i detyrës u bë nga Behxet Pacolli, zëvendëskryeministër i parë i qeverisë së shkuar të Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit nuk gjendet në Kosovë e ndodhet për një vizitë të planifikuar më herët në SHBA.
Ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, e përshëndetën formimin e qeverisë së re të Kosovës me kryeministër Albin Kurti, duke kërkuar nga ai forcim të rendit dhe ligjit, zhvillim ekonomik dhe marrëdhënie të mira të Kosovës me fqinjët.
Rrugë e vështirë përpara
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, shkroi të twitter se të gjithë kanë pritur shumë për këtë moment. “Qeveria e re Kosovës tashmë është këtu. Urime vendit dhe qytetarëve të Kosovës pas një pritjeje të gjatë. Ne jemi këtu për të mbështetur qëllimet e përbashkëta. Kryeministrit të ri dhe kabinetit të tij i dëshiroj forcë dhe guxim?, shkroi ambasadori gjerman Heldt. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett e përgëzoi Kosovën për formimin e qeverisë. “Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, partitë e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe përparimin dhe për të ndihmuar Kosovën të vendosë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj?, shkroi në twitter Kosnett.
Edhe ambasadori britanik Nicholas Abbot, përgëzoi qeverinë e re dhe kryeministrin Albin Kurti. “Ka një rrugë të vështirë përpara për administratën në ardhje dhe çështjet urgjente duhet të trajtohen, përfshirë buxhetin e shtetit për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit. Më 6 tetor, qytetarët e Kosovës votuan për ndryshim. Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në zbatimin e dëshirave të elektoratit dhe shpresat e të gjithë qytetarëve?, shkroi ambasadori britanik Nicholas Abbot.
Thaçi: Mirëpres qeverinë e re
Nga ana tjetër, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur krijimin e qeverisë së Kosovës, duke e ftuar siç thotë “që të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore? shkroi Presidenti Thaçi.
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, shkroi se “Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët e Kosovës. Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin?, shkroi Ramush Haradinaj.
Borrell: Detyrim i palëve për dialogun
Formimin e qeverisë së re të Kosovës me kryeministër Albin Kurtin e përshëndeti edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell, i cili të premten e shkuar ishte për vizitë në Kosovë. Borrell përmes një deklarate të lëshuar nga zyra e tij, i rikujton Kurtit dialogun me Serbinë, dhe siç shprehet “detyrimin që kanë palët për dialogun e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës-Serbisë, si edhe nevojën e vazhdimit sa më të shpejtë të këtij procesi”. “Status-quoja aktuale është e padurueshme. Nuk ka asnjë alternativë për një rifillim të shpejtë të bisedimeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. BE-ja kërkon fuqizim të bashkëpunimit rajonal dhe një angazhim të Kosovës në iniciativat rajonale, të cilat janë në dobi të Kosovës?, thuhet në deklaratën e Joseph Borrell. Sipas tij, BE-ja do ta ndihmojë Kosovën.
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën sa i përket agjendës evropiane të reformave si dhe të vazhdojmë mbështetjen tonë në forcimin e sundimit të ligjit për të gjithë, përmirësimin e administratës publike dhe krijimin e vendeve të punës “, thuhet në deklaratën e shefit të diplomacisë evropiane Joseph Borrell./ DW
Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalën para ministrave n...
Li Wenliang është një doktor 34 vjeçar nga Kina i cili në da...
Pozicionet e BE-së dhe Britanisë së Madhe përpara negociatav...
Pas marjes së detyrës si kryetare e Parlamentit të Kosovës, ...
Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pas b...
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas d...
Është votuar me 86 vota pro dhe 10 abstenime qeveria e re e ...
Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e tij të parë si Kryeministë...
Shumë vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, po u refuzo...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka akorduar 26 milionë doll...
I mandatuari për postin e kryeministrit të Kosovës Albin Kur...
Kina ka ndaluar funeralet varrosjet dhe aktivitete të tjera ...
Pas panikut të përpahjes së koronavirusit shumë persona në K...
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka prezan...
Grupi Al-Kaeda që operon në Gadishullin Arabik (AQAP) mori p...
Më shumë se 14.000 të infektuar dhe 304 të vdekur në Kinë: P...
Rritet numri i viktimave të prekur nga koronavirusi duke arr...
Policia në Belgjikë ka qëlluar një grua në qytetin Ghent në ...
Publikohen pamje nga momenti kur policia ka ekzekutuar perso...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...