web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja mafioze e shqiptarit natën e Krishtilindjeve/ Arrestohet një 22-vjeçar suedez

22 Janar 2020, 08:59, Politikë CNA

Një 22-vjeçar nga Suedia është vënë në pranga në Aeroportin e Kopenhagës, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arresti Evropian, i dyshuar për vrasjen e shqiptarit, Flamur Beqiri, natën e Krishtlindjes në Britani.

Daily Mail raporton se 22 vjeçari, u arrestua nga Policia Daneze ndërsa po kthehej nga një udhëtim në Tajlandë.

Po sipas kësaj media, i arrestuari është identifikuar si Anis Hemissi, 22 vjeç, një ?kikboksier? nga Suedia, i cili akuzohet për vrasjen brutale të ?mbretit? shqiptar të drogës Flamur Beqiri.

Në vitin 2008 Flamur Beqiri ishte një nga personat më të kërkuar në Suedi pasi detektivët thanë se ai ishte pjesë e një bande ndërkombëtare të kontrabandës së drogës që transferoi 2 milion paund kanabis në Skandinavi. Emri i tij, sipas hetimeve ishte i lidhur ne disa vrasje të bandave në Suedi.

Beqiri, vëlla i modeles se njohur Mise Beqiri dhe baba i dy fëmijëve u vra përpara gruas së tij Debora Krasniqi dhe fëmijës së tij, jashtë shtëpisë së tyre në Jug-Perëndim të Londrës, në 24 dhjetor.





Lajmet e fundit nga