web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si tentoi "ish-Sigurimi i Shtetit" të anëtarësojë Bilbil Mete-n në KED!

21 Janar 2020, 19:20, Politikë CNA

Disa ditë përpara kostituimit të KED, në disa media on-line që shpesh furnizohen me lajme të brendshme prokurorie dhe nga KLP, u përhap teza sipas të cilës ligji detyronte Arta Markun që të lëshonte karriken e fituar nga shorti në KED, me arsyetimin që tashmë nuk punonte më në Prokurorinë e Përgjithshme.

“Ekspertë” që drejtësia e re i nxorri në krye të institucioneve më të lakmuara e që kanë në dorë atë pjesë që i takon akuzës në sistemin e drejtesisë, arsyetonin në karrike dhe biseda “miqsh”, që Arta Marku nuk mund të qëndronte më si anëtare e KED, sa kohë ajo jo vetëm nuk u zgjodh prokurore e përgjithshme, por tashmë nuk punonte më fare në Prokurorinë e Përgjithshme.

Thënë këtë, nuk lexonin e as citonin as ligjin e as atë pak historik të kostituimeve të KED-ve të viteve 2018 e 2019!

Loja me Arta Markun u harrua për pak kohë, sepse fokusi i anëtarëve të KLP, shkoi tek ngritja e SPAK e sidomos tek zgjedhja e drejtuesit të SPAK.

Është interesant votimi dhe diskutimet e zhvilluara në KLP, në të cilat secili prej tyre arsyetonte mbi kriteret konkuruese dhe arsyet që midis tre kandidaturave, mbështesnin Arben Krajën.

Dy anëtare të KLP, Bujar Sheshi dhe Nurihan Sehiti, të deklaruar në lidhje me sigurimin e shtetit votuan dhe lobuan fort për kandidaturën e Arben Krajës.

Lidhja e tyre me Sigurimin e Shtetit, është deklaruar nga i vetmi autoritet që ka akses mbi dosjet e Sigurimit të Shtetit, njëri si bashkëpunëtor i rëndomtë (që me sa duket i jati i kish gjetur rrugën se si mund të shkonte për “studime” jashtë shtetit) dhe tjetra si pjesë e mekanizmit të vendimarrjes për dosje të qepura nga Sigurimi i Shtetit.

Me një pacipëri dhe mungesë lirie që vetëm qenia si ish bashkëpunëtor i sigurimit mund ta justifikojë, asnjëri prej tyre nuk u largua nga KLP qoftë edhe për të ruajtur reformën nga ?njolla? që nuk lahet dot më, megjithë vendime shokësh gjyqtarë, pas “akuzave” të formuluara nga shokët prokurorë.

Lobimi dhe vota e tyre e mbështetur mbi arsyetimin banal të eksperiencës që kish Kraja si hartues udhëzimesh, eleminoi kandidaturën, që në mos më e favorizuara nga të huajt, përfaqësonte një jurist pa njolla si të ngjashmit e Arben Krajës në KLP.

Sigurimi i Shtetit fitoi dhe në krye të SPAK për tre vjetët e para të funksionimit, që sipas pritshmërive duhet të ishin edhe me efikaset, do të jetë një ish prokuror i tranzicionit diktatorial, që kish akuzuar për tentativë të kalimit të paligjshëm të kufirit një 17 vjeçar të arrestuar në mes të Tiranës. Akuza formulohej kur dyert e ambasadave ishin hapur dhe qindra shqiptarë ishin dyndur brenda tyre.

Llogjika ta do që me të njëjtin arsyetim Arben Kraja, (nëse rrota e historisë do ish rrotulluar mbrapsh), do kish akuzuar ata qindra shqiptarë, jo më peë tentative arratisje, por për veprën e kryer penale të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe tradhtisë ndaj atdheut. I votuar dhe mbështetur nga ish Sigurimi i Shtetit, Arben Kraja, ish prokuror ekstremist i diktaturës, sot është drejtues i SPAK.

Por kthehemi tek KED.

Debati për nevojën e spostimit të Arta Markut, u ngroh prap në dy tre ditët përpara kostituimit të KED.

CNA.al me këtë rast sqaron që Arta Marku nuk meriton aspak respekt, për atë që bëri e aq më pak për atë që nuk bëri, në karriken me funksione të plota si prokurore e Përgjithshme e Republikës, por çështja që analizojmë nuk ka lidhje me individin Arta Marku.

Ka lidhje me listën e ish sigurimsave në kupolën e drejtësisë, të cilët në fakt kur flisnin për ligj, synonin zëvendësimin e Arta Markut me Bilbil Metën të cilin shorti e nxorri kandidaturë zëvendësues për rastet ku Arta Marku sëmuret dhe nuk shkon dot në mbledhje të KED, ose në rastet kur Arta Marku mund të ketë konflikt interesi me ndonjë çeshjte në rendin e ditës së KED.

Dhe kur degjon Bilbil në raport me Prokurorinë, gjithkush e përkthen “Sigurimi i Shtetit”.

Dhe kjo jo për faj të shqiptarëve e as të CNA.al.

Por më e keqja do ish nëse do të provonim thashethemin se skenarët për “emërimin” e Bilbil Mete në KED, u luajtën diku në një zyrë të rëndësishme në Prokurorinë e Përgjithshme./CNA.al

 

Me pasuri nga Gjiri i Lalzit tek Liqeni i thatë/ Ish hetuesi i regjimit komunist në Prokurori





Lajmet e fundit nga