web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga skafi, milionat për divorcin dhe gjyqet e bujshme/ Pasuria e gjyqtarit që “shpëtoi” Lulzim Bashën

22 Janar 2020, 10:14, Vetingu CNA

Është një nga emrat që ka qenë pjesë e trupave gjykuese apo ka kryesuar shumë nga çështjet më të forta në interes të publikut.

E fundit është mbyllja e hetimeve për skandalin e financimeve nga offshore ruse nga kreu i Republikës së Re Lulzim Basha, Lazër Sallaku me vendimin e tij hodhi poshtë deklarimet e kompanisë lobiste në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dhe hetimet që po bëhen në SHBA për këto financime.

Sallaku është një nga gjyqtarët që rivendosi hapjen e dosjes CEZ, pjesë e trupës gjykuese të ?Dosjes Hajdari? pas ekstradimit të Izet Haxhisë, si dhe kryesues i trupës që dha vendimin për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Si gjyqtar ai ka pasur në duar edhe dosje ai ajo e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, presidentit të ekipit të Kamzës Naim Qarri etj.

Disa vite më parë ai i shpëtoi procedimit disiplinor kërkuar nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Viti 2007

Shtëpi banimi me sipërfaqe 110 metër katror, me vlerë 60 mijë euro.
Makinë ?Mitsubishi? me vlerë 700 mijë lekë.
Motoskaf 300 mijë lekë.
Të ardhura nga veprimtari private apo publike
Të ardhura nga dhoma e avokatisë në Lezhë: 1. 000,000 lekë
Paga e bashkëshortes: 636, 532 lekë.

Detyrime financiare
Kredi për shtëpi 60 mijë euro.
Kontratë huaje në bankë: 216 000 lekë.
Viti 2008
Paga dhe dieta 1.261. 435 lekë.
Paga e bashkëshortes 764, 921 lekë.
Kredia për shtëpi 60 000 euro, janë shlyer 5040 euro.

Viti 2009
Ka shitur makinën tip ?Mitsubishi? 500, 000 lekë.
Ka shitur motoskafin 180, 000 lekë.
Ka blerë automjet 5800 euro.
Të ardhura nga paga dhe dieta 1,378, 612 lekë.
Paga e bashkëshortes 718,213 .
Nga kredia 60 mijë euro janë shlyer 5040 euro.

Viti 2010
Shtëpia e banimit dhe kredia i kanë kaluar vetëm ish bashkëshortes.
Kursime familjare monetare 500, 000 lekë.
Paga dhe dietat si inspektor i KLD për periudhën 01. 01. 2010-31.03.2010: 434, 611 lekë.
Paga si gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqsor Durrës, 622, 812 lekë.
Paga e ish bashkëshortes 654, 600 lekë.

Viti 2011
Kursime familjare 200 000 lekë.
Paga neto si gjyqtar 910, 254 lekë.
Pension ushqimor për fëmijën e mitur 120 000 lekë, 10 000 lekë në muaj.

Viti 2012
Autoveturë Ford Fiesta e bashkëshortes e blerë në vitin 2009 me vlerë 3 000 euro.
Dhuruar bashkëshortes nga nëna me rastin e martesës në 05.06.2012: 40 000 euro.
Paga neto si gjyqtar: 979 627 lekë.
Paga neto e bashkëshortes si pedagoge në Departamentin e menaxhimit të fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, për periudhën tetor-dhjetor, 129 258 lekë.
Për periudhën maj-shtator ka qenë me leje lindje dhe është paguar me sigurime shoqërore 257 367 lekë.

Viti 2013
Paga neto si Gjyqytar 927 343 lekë.
Paga neto e bashkëshortes 764,120 lekë.

Viti 2014
Pakësim i gjendjes Cash nga pagimi i dy kësteve për ndërtimin e një apartamenti, kësti i parë 10 000 euro, kësti i dytë 20 727 euro.
Paga vjetore si Gjyqtar 1,118. 665 lekë
paga vjetore e bashkëshortes 721, 459 lekë.
Kontribut për detyrimin ushqimor tëfëmijës së mitur 120 000 lekë.
Pagimi i qerasë së shtëpisë 2400 euro nga 200 euro në muaj.
Pasuria e bashkëshortes. A. Sallaku
Apartament trashëgimi nga bababi, gjendje cash 16 mijë euro.
Burimi nga shitja e apartamentit.
Shtuar gjendja cash 1 mijë euro nga shitja e autoveturës ?ford Fiesta?.
pakësuar gjendja cash me 7000 euro pasi është blerë autoveturë.

Viti 2015
Pakësim i gjendjes cash me 200 000 lekë pasi është blerë autovetura.
Paga neto si gjyqtar 1.099.211 lekë.
Paga neto e ish-bashkëshortes si pedagoge 386. 434 lekë.
Kontribut ushqimor për fëmijën e mitur 120 000 lekë.
Kontirbut ushqimor për fëmijën e mitur 240 000 lekë.
Pagimi i qerasë së shtëpisë 2400 euro nga 200 euro në muaj.

Viti 2016
Pakësimi i gjendjes cash me pagimin e këstitt të tretë 15 596 euro.
Burimi i krijimit: Nga gjendja cash e kursyer nga të ardhurat nga paga.
Të ardhurat nga paga e ish bashkëshortes bashkëjetuese.
Dhuratë e bërë ndaj ish bashkëshortes bashkëjetuese nga nëna e saj.
Pjesa e trashëgimisë së ish-bashkëshortes bashkëjetuese nga babai i saj.
Pakësuar gjendja cash me 7547 euro.
Dhuruar djalit K. Sallaku autoveturën Volswagen Golf (S?ka çmim)
Paga neto si gjyqtar 1.096.011 lekë.
Paga e ish bashkëshortes si pedagoge 762.277 lekë.
Kontribut ushqimor për fëmijën e mitur 120 000 lekë.
Në vazhdim të kontratës së mëparshme të qerasë 1800 euro nga 200 euro muaji.

Ndryshimet e pasurisë së bashkëjetueses A. Sallaku.
Pakësimi i gjendjes cash me pagimin e këstit të tretë 15 596 euro.
Pakësuar gjendja cash me 7547 euro.
Paga neto si pedagoge 762 277 lekë.
Deklarimet e djalit K.Sallaku
Autovetura Volsëagen Golf dhuruar nga babai.
Paga neto si punonjës në një kompani me detyre Agjent Sigurie 489 317 lekë.
Viti 2017
Marrë hua 11,000 euro për një afat kthimi prej 5 vitesh.
Marrë me marrëveshje financimi shuma prej 36 000 euro nga Banka e Bashkuar e Shqipërisë, për një afat shlyerje prej 180 muajsh për blerjen e pjesës takuese të ish-bashkëshortes në apartament si dhe shpenzime të ndryshme.
Paguar shuma 45 000 euro ish bashkëshortes A.Sallaku sipas marrëveshjes për ndarje pasurie, e cila heq dorë nga pjesa e saj si bashkëpronare e pasurisë të paluajtshme ?Apartament?.
Burimi i kriimit: Hua 110 mijë ruor dhe 36 mijë euro.
Kalimi në pronësi si pronar i vetëm i apartamentit 46, 322 euro.
Kalim pronësie si pronari vetëm i garazhdit 7547 euro.
Gjendje cash, teprica nga paga 200,000 lekë.

Viti 2018
Gjendje cash, teprica nag paga 50.000 lekë
Paga neto si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit gjyqsor Tiranë 1,242. 389 lekë.
Deklarimet e djalit K.Sallaku
Te ardhura neto nga paga për shtatë muaj si agjent shitke 286.1 lekë, 3270 euro.
Dhuratë nga halla 960 dollarë.
Deklarimet e vajzës S. Sallaku.
Të ardhura nga ushtrimi i aktivitetit fizik privat, stilime 1107,5 euro. 18850 euro./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga