Atentat në mes të Elbasanit/ Policia fsheh ngjarjen
Ish kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e n...
Pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë, ekspertët shohin një rrezik të shtuar për sigurinë në Shqipëri. Sipas tyre, më të mundshme janë sulmet e izoluara kibernetike apo terroriste.
Shqipëria dëboi në mesin e javës së kaluar (15.01.2020) dy diplomatë iranianë, të identifikuar nga autoritetet si Mohammad Ali Arz Peimanemati and Seyed Ahmad Hosseini Alast. Ata u dëbuan “për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, shkroi në faqen zyrtare në Facebook, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Rreth një vit më parë, në dhjetor 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe një diplomat tjetër për ?dëmtimin e sigurisë kombëtare”.
Vendimi i Shqipërisë, u përshëndet të premten, (17.01.2020) edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit,(DASH). Por prania e muxhahedinëve disidentë është bërë shkak për acarim të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë. Ajo ka sjellë së fundi edhe përfshirjen indirekte të Shqipërisë në konfliktin mes SHBA dhe Iranit.
Në fillim të këtij muaji, lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, drejtoi gishtin ndaj Shqipërisë, duke iu referuar asaj si “një vend i vogël, por i djallëzuar evropian, ku elementët amerikanë komplotojnë me tradhtarët iranianë dhe planifikojnë sulme kundër Republikës Islamike”. Vetëm 3 muaj më parë, në tetor, Policia e Shtetit deklaroi, se kishte shkatërruar disa sulme të planifikuara terroriste të qeverisë iraniane kundër grupit të muxhahedinëve disidentë iranianë të strehuar në Shqipëri.
Këta janë anëtarë të Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit, të njohur me inicialet MEK (Mojahedin-e-Khalq), opozita politike e regjimit klerik të Iranit. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe aleat i ngushtë me SHBA, ka mirëpritur në 6 vitet e fundit rreth 3 mijë anëtarë të kësaj organizate. Zhvendosja e tyre në Shqipëri, nga bazat amerikane në Irak, ku u rrezikohej jeta nga sulmet me raketa të qeverisë iraniane, është bërë në bazë të një marrëveshjeje mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare, të nënshkruar në vitin 2013, me bazë motive humanitare.
Sa të rrezikuar janë sot 3 mijë muxhahedinët e strehuar në Shqipëri? Në kampin e tyre të fortifikuar mirë, pranë qytetit port të Durrësit, 30 km larg Tiranës, Behzad Saffari, këshilltari i tyre ligjor thotë për “Deutsche Wellen”, se “ne, si anëtarë të MEK, jemi kudo në botë të rrezikuar nga terrorizmi i regjimit të Iranit. Ambasada iraniane në Tiranë dhe ato në kryeqytete të tjera të Europës janë qendra të operacioneve terroriste të atij regjimi.?Në kamp së fundmi janë përforcuar masat e sigurisë.
Sipas Saffarit “dëbimi nga Shqipëria i diplomatëve iranianë për herë të dytë është një hap i guximshëm dhe i lavdërueshëm në luftën kundër terrorizmit, ruajtjes së sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe tonën, si disidentë në mërgrim që duhet të ndiqet edhe nga vende të tjera të Ballkanit.?
Irani e konsideron MEK një organizate terroriste, gjë që sjell një rrezik të shtuar prej regjimit të Iranit kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Për Behzad Saffarin, regjimi i Iranit kërcënon jo vetëm sigurinë kombëtare të Shqipërisë por të gjithë rajonit të Ballkanit, përfundon raportimin media gjermane DW.
Ish kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e n...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rastin e pushimit...
Sindikata e krijuar nga Organizata Politike e Arlind Qorrit ...
Një video me pamje shokuese, është publikuar nga faqja “JOQ ...
Në zonat rurale të Tiranës, dëmet nga tërmeti janë të konsid...
Ish zvendëministri I Arsimit Taulant Muka, i njohur për dorë...
Projekti që po ndiqet në rehabilitimin e bulevardit “Zogu i ...
Mbrëmjen e sotme fabrika e dyshekëve të kryebashkiakut të Ka...
Moderatori Blendi Fevziu ka bërë një denoncim të fortë mbrëm...
Denoncimi i radhës në “Stop” ka ardhur për agjensinë e punës...
Emisioni “Stop” ka bërë një vëzhgim në shkollat e kryeqyteti...
Në zonën e mbrojtur Kune- Vain, Ministria e Turizimit është ...
Pak kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e grabitj...
Një nga investimet më të mëdha të Bashkisë Tiranë është edhe...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rastin e kopështi...
Sorollatja për një diplomë dhe arroganca e sekretares së ins...
Media në Shqipëri pritet të ndeshet gjatë këtij viti me një ...
Një denoncim i fortë është bërë mbrëmjen e sotme për burrin ...
Një qytetar nga Korça tregon në emisionin “Stop”, se është n...
Muharrem Hoçja është investitor i një pallati në Krujë dhe p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...