Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Sindikata e krijuar nga Organizata Politike e Arlind Qorrit në Bulqizë, pas tymnajës që u përpoq të krijonte, pasi u ndesh me faktet, duket se ka marrë një goditje të rëndë që ja shkërrmoq themelet.
Disa të dhëna të publikuara nga Federata Sindikale e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë pavarësisht se deri diku ishin konfidenciale, kanë nxjerrë në dritë një të vërtetë të domosdoshme: që minatorët në njërën prej minierave të Bulqizës, konkretisht atë të menaxhuar nga kompania më e madhe AlbChrome atje, nuk ishin të paguar si skllevër si pretendonte sindikata e re e themeluar nga Arlind Qorri, për në një mënyrë mëse dinjitoze.
Ja faktet qe i diskredituan përfundimisht sindikatën e Arlind Qorrit, të vënë në veprim përmes ish-minatorit Elton Debreshi:
Sindikata e re deklaronte se minatoët e AlbChrome paguheshin si skllevër me vetëm 300 mijë lekë të vjetra në muaj.
1 – Por rrogat e 8 minatorëve të bëra publike, përfshi edhe 4 minatorët e larguar për thyerje disipline nga AlbChrome, treguan një realitet krejt ndryshe.
Behar Gjimi, Beqir Duriçi dhe Ali Gjeta, janë paguar përkatësisht gjatë 4 viteve të fundit, mesatrisht nga 1 milionë deri ën thuajse 800 mijë lekë në muaj secili, ndërsa kryetari i sindikatës së tyre, Elton Debreshi, gjatë katër viteve të fundit ka marrë një pagë mestare mujore prej thuajse 1.2 milionë lekësh në muaj. Këto prova mund t?i shihni në fotot bashkëngjitur të borderove të tyre. Po flasim për fakte, jo për ?lloqe Kavaje?, nga ato që llomotit prej disa mujash Qorri.
Sindikata e Qorrit akuzonte se Debreshi ishte larguar nga AlbChrome sepse kishte kirjuar një sindikatë të re në nëntor.
2 – Por sikurse duket nga dokumenti më poshtë, Debreshi kishte firmosur që në prill 2019 parlajmërimin për pushim nga puna për thyerje disipline dhe kishte nënshkruar gjithashtu se i merrte parasysh pasojat e përsëritjes së një gjëje të tillë, që do të sillte largimin e tij automatik nga vendi i punës. Në Prill 2019 nuk dihej asgjë për krijimin e sindikatës së Debreshit, që ju prezantua publikut vetëm në nëntor, kurse AlbChromit zyrtarisht, me anë të një shkrese për njohje vetëm më 16 dhjetor 2019.
Pasi ra kauza sindikatës së Qorrit që pretendonte se minatorët paguheshin dhe trajtoheshin si skllevër, kjo sindiklatë akuzoi se Federata Sindikale e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë kishte publikuar pagat e minatorëve më të kualifikuar, ndaj pagat dilnin aq të larta, dhe vijoi duke thënë se nëse publikoheshin pagat e një vagonisti apo punëtori më të thjeshtë, ata premtuan se aty do të gjendej skllavëria. Sindikata e Qorrit në këtë rast bëri një autogol, sepse publikoi një bordero minatorësh të muajit dhjetor, ku këta të fundit nuk i kishin të plota ditët e punës.
3- Në fakt, minatorë që kishin 16 apo 17 ditë pune, dilte se ishin paguar mbi 500 mijë lekë në muaj. Në këtë rast ata ranë me këmbët e tyre në grackë, sepse pranuan vetë se nuk ka asnjë minator, qoftë dhe prapavije që të paguhet 300 mijë lekë si skllav.
Natyrisht që rrogat gjithmonë mund të jenë më të mira, por në krahasim me 36 minierat e tjera në Buqlizë, nga një vëzhgim që bëmë, del se te AlbChrome pagat janë 30% më të larta dhe këtë gjë secili nga të interesuarit mund ta gjejë te deklarimet që bëjnë vetë kompanitë në organet kompetente dhe 30% pagë më e lartë në një vend si Shqipëria është diferencë e skajshme.
Gjithashtu, asnjë kompani tjetër në Bulqizë nuk jep pagë të 13-të, apo shpërblim për 8 marsin dhe për festa të tjera fetare, sikurse AlbChrome, kjo nga vetë dëshmitë e minatorëve që punojnë aty.
Për investimet që e rrisin jetëgjatesinë e minieres për 20 vjet nuk po flasim, sepse ato i pranojnë dhe vetë minatorët e sindikatës fallco të Arlind Qorrit.
Qartazi, nga këto fakte del se në Bulqizë nuk ka një problem sindikatash, por një përpjekje e Arlind Qorrit për të vënën nën kontroll këtë minierë për interesa të mafias së kromit, ashtu si është quajtur gjithnjë. Kjo kuptohet dukshëm edhe nga fakti sepse ai po mundohet të godasë të vetmen kompani në Bulqizë, e cila ka prej vitesh marrëdhenie me një sindikatë, ndërkohë që nuk i ndihet zëri për 36 kompanitë e tjera ku nuk ka as edhe një sindikatë të vetme.
Së shpejti do të publikojmë me fakte se sa anëtarë ka zyrtarisht me vete sindikata e Qorrit dhe ai do të jetë diskreditimi final për të.
Ato portale që ranë në grackën e Arlind Qorrit, me pak investigim mund të kishin gjetur dhe zbuluar këto fakte dhe jo ti merrnin deklaratat e Arlind Qorrit si e vetmja e vërtetë.
Mashtrimi i sindikatës së Arlind Qorrit me pagat
Paga e konsiderueshme e minatorëve të sindikatës së Qorrit
Paga e konsiderueshme e minatorëve të sindikatës së Qorrit
Paga e një vagonisti dhe një punëtori papavijë që i bëjnë me fakte qesharake
Paga e Behar Gjimi, i mirëpaguar
Paga e lartë e një minatori të thjeshtë të Albchrome
Paga e majme e Elton Debreshit 
Paga e një tjetër sindikalisti të Qorrit ku tregon se ishte i mirëpaguar
Paralajmërimi ku Debreshi firmos marrjen në dijeni për pasojat nëse vazhdon shkelje
Paralajmërimi ku Debreshi firmos marrjen në dijeni për pasojat nëse vazhdon shkelje
Shkresa ku Inspektoriati i Punës thotë se nuk gjeti asnjë shkelje të kompanisë Albchrome në shkarkimin e katër minatorëve qe thyen disiplinën
Një video me pamje shokuese, është publikuar nga faqja “JOQ ...
Në zonat rurale të Tiranës, dëmet nga tërmeti janë të konsid...
Ish zvendëministri I Arsimit Taulant Muka, i njohur për dorë...
Projekti që po ndiqet në rehabilitimin e bulevardit “Zogu i ...
Mbrëmjen e sotme fabrika e dyshekëve të kryebashkiakut të Ka...
Moderatori Blendi Fevziu ka bërë një denoncim të fortë mbrëm...
Denoncimi i radhës në “Stop” ka ardhur për agjensinë e punës...
Emisioni “Stop” ka bërë një vëzhgim në shkollat e kryeqyteti...
Në zonën e mbrojtur Kune- Vain, Ministria e Turizimit është ...
Pak kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e grabitj...
Një nga investimet më të mëdha të Bashkisë Tiranë është edhe...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rastin e kopështi...
Sorollatja për një diplomë dhe arroganca e sekretares së ins...
Media në Shqipëri pritet të ndeshet gjatë këtij viti me një ...
Një denoncim i fortë është bërë mbrëmjen e sotme për burrin ...
Një qytetar nga Korça tregon në emisionin “Stop”, se është n...
Muharrem Hoçja është investitor i një pallati në Krujë dhe p...
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të ...
Në Zyrën Postare, Priskë vjehrra punon në vend të nuses. Fir...
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar qytetarit di...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...