web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një ditë në minierën e Albchrome!

17 Janar 2020, 17:04, Aktualitet CNA

Bulqiza është një nga ato qytetet e vogla të Shqipërisë të cilat nuk njihen për shumëçka. Nuk është destinacion turistik, edhe pse rruga përkrah lumit Mat është një nga më të bukurat, me një pamje tejet mistike. Nuk njihet as si qytet i zhvilluar, edhe pse zona është e pasur me burime minerare, zbulimi, shfrytëzimi dhe përpunimi i të cilave është një nga aktivitetet më të rëndësishme për ekonominë e vendit. Industri të tilla si ajo e nxjerrjes së kromit nga minierat e pasura të Bulqizës ja kanë zbardhur dikur faqen Shqipërisë, e cila renditej ndër vendet e para në botë për eksportin e kromit dhe ferrokromit tepër cilësor, të cilat gjenin përdorim në dhjetëra industri të tjera si ajo e prodhimit të makinave, elektroshtëpiakëve, e deri te armët.

Miniera e kromit në Bulqizë e ka filluar veprimtarinë e saj plot 72 vite më parë, në 18 shkurt të vitit 1948. Gjatë viteve të komunizmit, kjo industri i solli shtetit shqiptar qindra milionë dollarë në vit, me kulmin e suksesit në vitet 1970 deri në vitin 1990.

Ndryshimi i sistemeve politike në Shqipëri preku edhe minierën e kromit në Bulqizë e cila pësoi degradim pas degradimi me cdo kompani të huaj të cilës i jepej me koncesion. Deri në vitin 2012, për shkak të keqmenaxhimit dhe mosinvestimit të këtyre kompanive miniera e Bulqizës garantonte nxjerrjen e metalit për vetëm 2 vite, duke vënë përpara rrezikut të papunësisë dhe krizës ekonomike të gjithë zonën e Bulqizës, por sot, situata duket ndryshe.

Megjithese shume kompani e kane pezulluar aktivitetin per shkak te krizes qe ka perfshire industrine prej 1 viti e gjysem, njera prej tyre, miniera e Albchrome vijon aktivitetin pa nderprerje, dhe nuk ka cuar ne shtepi asnje prej 652 minatoreve te punesuar.

Në Bulqizë janë aktive 35 leje minerare, mes tyre edhe miniera e Albchrome të cilën zgjodhëm për të vizituar në një ditë. Kjo minierë u mor me koncesion nga kompania në vitin 2013, dhe që atëherë u investuan miliona dollarë për të zbatuar marrëveshjen koncesionare të lançuar vite më parë, pjesë e së cilës ishte pusi nr.9 i cili do të siguronte nxjerrjen e kromit edhe për 20 vitet e ardhshme, apo tranverbanku që do të realizonte transportin e mineralit të kromit nga miniera e Bulqizës në impiantin e përpunimit tij në Klos nëpërmjet një rrjeti nëntokësor hekurudhor, duke ulur ndjeshëm kohën dhe shpenzimet e transportit.

Gjatë një turi në këtë minierë na shoqëruan një numër i madh drejtuesish e përgjegjësish të sektoreve të ndryshme. Bardhyl Rama, drejtuesi teknik i minierës na priti ne hyrje të saj, dhe pasi u sigurua qe ishim të pajisur me veshjet e nevojshme, pantallona dhe xhup termik, si dhe kokoren mbrojtese se bashku me nje elektrik dore, na tregoi se do të kishim mundësinë të zbrisnim deri në thellësinë 1 kilometër nëntokë.

Në nivelin numër 5, Mikel Demçee, shefi i punimeve kapitale, na shoqëron në pikën ku bëhet edhe lidhja me tranverbankun e Klosit, një vepër e cila realizohet pas plot 34 vitesh. Tranverbanku i Klosit nisi të ndërtohet në kohën e komunizmit, për t?u lënë më pas në harresë deri në ditet e sotme. Mikeli tregon se tranverbanku i Klosit ka qenë një nga projektet më të vështira për t?u realizuar.
Në nivelin 5 ndodhej edhe drejtori ekzekutiv i Albchrome, Luan Saliaj, i cili ndjek personalisht ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve, dhe na shoqëroi gjatë pjesës së mbetur të turit. Bashkë me të hyjmë në një zonë të minierës ku ndodhet impianti i degazimit, i cili është ndoshta investimi më i rëndësishëm brenda në minierë dhe padyshim i nevojshëm, pasi garanton sigurinë e jetës dhe të shëndetit të minatorëve, si dhe një vijimësi pune afatgjatë.
Teksa kthehemi në pusin numër 9 i cili do të na zbresë në nivelin e 17, -40 metra nën nivelin e detit, kalojmë përballë pusit numër 8 dhe dishenderive të vjetra, me të cilat realizohej transporti i njerëzve dhe vagonave vite më parë. Saliaj tregon se kur zbritja bëhej me dishenderi nevojitej rreth 1 orë për të mbërritur në nivelet e mëposhtme, e përvec kësaj, konsumonte shumë energji dhe lodhja shpesh ishte e papërballueshme. Me hapjen dhe vënien nën funksion të pusit numër 9, zbritja nëntokë tashmë bëhet për 5 minuta.
Kur flitet për punën në minierë, shumë kanë parasysh minatorët në tunele të errëta e të paajrosura, të cilët sa me kazëm e sa më lopatë gërmojnë e ngarkojnë minerare si në kohën e komunizmit në kushte tejet të vështira. Në nivelin numër 17 ku është përqëndruar pjesa më e madhe e punimeve dhe e minatorëve, edhe pse gjendet thuajse një kilometër nëntokë, vështirë se vihen re ndryshimet trysnore. Masat e shumta të sigurisë, ajrimi, ndricimi dhe degazimi, por edhe zëvendësimi i punës manuale me makineri, e bënin procesin e punës dhe qendrimin brenda në minierë lehtësisht të përballueshëm. Armatimi i tuneleve të minierës ishte gjithashtu një element shtesë të sigurisë, dhe tepër i rëndësishëm për mbarëvajtjen dhe jetëgjatësinë e punimeve.
Fadil Cani, shefi e investimeve, i cili ka punuar në këtë minierë prej dekadash, tregon se ndryshimet në kushtet e punën kanë qenë të jashtëzakonshme që prej kohës së marrjes me koncesion të minierës nga Albchrome.

Megjithëse është bërë një punë e jashtëzakonshme për risjelljen në jetë të minierës së Bulqizës, kompania Albchrome ka bërë plane studimi dhe zhvillimi, të cilat lënë hapsirë për investime të mëtejshmenë minierë. Rigels Husaj, drejtor i zhvillimit të biznesit dhe menaxhimit të projekteve tregon se këto investime do të hapin edhe shumë vende të reja pune.
Turit në minierën e Bulqizës i erdhi fundi kur mbërritëm në nivelin numër 18, pjesë e një projekti shtesë në të cilën ende vijonin punimet për zgjerimin dhe futjen në përdorim.
Në kuadër të investimeve që Albchrome ka bërë për të ringritur industrinë e nxjerrjes së kromit, i është dedikuar një vëmendje e veçantë edhe përgatitjes së fuqisë punëtore të së ardhmes. 4 bursa studimi shkojnë cdo vit për studentët e shkëlqyer të degës Gjeologji-Miniera. Gjithashtu, në vitin 2014 kjo kompani ka investuar në hapjen e një shkollë profesionale në qytetin e Bulqizës, ku fëmijët e minatorëve përgatiten për shfrytëzimin e minierës në të ardhmen, duke siguruar moslënien në harresë të minierës siç ka ndodhur për vite të tëra, si dhe duke shmangur rrezikun e papunësisë për brezat e rinj. Investimi në shkollën profesionale dhe bursat për inxhinierët e ardhëm nuk janë të vetmet investime që ka bërë kompania. Nxënësit e shkollë së mesme e Bulqizës Asllan Keta, sot gëzojnë një laborator informatike, ndërsa spitali i Bulqizës ka një sistem më të mirë ngrohje.
Një kujdes të veçantë kompania ka treguar për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët falë një bashkëpunimi me World Vision trajton fëmijët jo vetëm në Bulqizë, por në të gjithë qarkun e Dibrës, pa harruar edhe kontributin ne rikonstruksionet e kopshtve, cerdheve dhe banesave te familjeve ne nevoje.





Lajmet e fundit nga