Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Muaji dhjetor është muaji i festave dhe tryezave të bollshme. Dashur pa dashur, vështirë t?i shmangemi kalorive të tepërta.
Alkool, mish, ëmbëlsira pafund, (një bombardim kalorik), janë ato që na shoqërojnë gjatë këtyre ditëve, e për rrjedhojë secili nga ne e nis vitin e ri me 3 apo 4 kilogramë më shumë.
Megjithatë, nëse do të dimë të bëjmë kombinimet e duhura mes vakteve, të ruajmë balancën dhe të shmangim ushqimet e pashëndetëshme, mund t?i kursejmë vetes mjaft shqetësime të mëtejshme.
Një nga dietologet më të mira, Anila Kalleshi, në një intervistë ekskluzive për CNA.al, jep disa këshilla mjaft të vlefshme.
Cilët janë disa nga llojet e mishit që duhet të kemi më tepër kujdes? Si mund të zëvendësojmë një copë të vogël bakllava që përmban jo më pak se 700 kalori, me një alternativë tjetër më të shëndeëtshme?
Çfarë kujdesi duhet treguar me pijet alkoolike? Cilat janë frutat më të mira për tu konsumuar? Këto dhe të tjera detaje mjaft interesante mund ti lexoni në intervistën më poshtë.
CNA: Cila është ajo dietë që na ruan linjat por edhe ?respekton traditën? njëkohësisht?
Të kujdesesh për ushqimin gjatë sezonit festiv është një sfidë e vërtetë. Por me pak përpjekje mund të përfshijmë zgjedhje të shëndetshme ushqimore gjatë këtyre ditëve.
Eshtë e rëndësishme të konsumoni një dietë të balancuar, të pasur në vitamina dhe minerale si dhe të përfshini porcione të duhura për secilin grup ushqimor.
Duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, pasi sigurojnë nutrientë esencialë që na mbrojnë nga gjendjet shëndetësore kronike.
Synoni së paku 2 porcione frutash dhe 5 porcione perimesh gjatë këtyre ditëve.
Shmangni vaktet e ndërmjetme të pashëndetshme që përmbajnë shumë sheqerna dhe kripëra.
Te mishi mundohuni të hiqni pjesën e lëkurës dhe dhjamit.
Alkoolin konsumojeni me moderim, kujdes mos e teproni me sasinë e alkoolit që konsumoni.
Mundohuni të konsumoni një mëngjes të mirë dhe të bollshëm, do të ishte pika kyçe, mendoj. Për shkak të ngarkesës, gjatë këtyre ditëve sidomos ditën e Vitit të Ri, mëngjesi anashkalohet. Por të konsumoni një mëngjes të mirë e të bollshëm, ju ndihmon që të ndiheni më të ngopur dhe të shmangni zgjedhjet e pashëndetshme më pas.
Balanca është çelësi, keshtu që kujdes me porcionet.
– Cilat janë disa nga mishrat apo ëmbëlsirat që duhet të kemi më tepër kujdes, dhe si mund ti zëvendesojmë ato me të tjera të ngjashme, por që na ngarkojnë me më pak kalori?
Mishi i gjelit të detit është tradita për natën e Vitit të Ri. Mishi i gjelit të detit ka në përmbajtje proteina, vitamina B, selen, zink, amino acidin triptofan dhe fosfor.
Aminoacidi triptofan është paraardhësi i serotoninës. Për më shumë, konsumimi i ushqimeve të pasura me triptofan, prodhimi i serotoninës është i garantuar. Serotonina është neurotransmetues që ka ndikim përcaktues në disponim dhe oreks. Për më shumë, niveli i ulët i serotoninës është origjina e depresionit dhe gjendjes depresive.
Mishi i gjelit të detit ka pak kalori, por hiqni pjesën e lëkurës pasi aty gjendet më së shumti yndyra. Dy feta të holla mishi (84 gr) përmbajnë 117 kalori.
Më pas vjen bakllavaja, ku një copë e vogël bakllava ka 600 -700 kalori. Kështu që kujdes me porcionet, nuk duhet ta teproni me sasinë që konsumoni. Prsh alternativa të shëndetshme ëmbëlsirash do të ishin: feta molle me pak gjalpë kikiriku ose topa të vegjël çokollate dhe arre kokosi (në pak minuta, janë vegane dhe pa sheqer).
– Çfarë kujdesi duhet treguar me pijet alkoolike? Sa kalori marrim nga një gotë verë?
Kujdesi duhet të jetë maksimal. Teprimi me pijen mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin. Gjithashtu mos përzieni pijet alkoolike me ato energjike, por në vend të këtyre mundohuni të konsumoni opsione jo-alkoolike. Jo alkool për fëmijët nën 18 vjeç. Përsa i përket kalorive: 1 gotë verë përmban 159 kalori; një birrë përmban diku te 148 kalori; Soda-96 kalori; wiski -105 kalori; një gotë shampanjë -90 kalori. Gjithmonë synoni pije jo-alkoolike.
-Një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në tryezat tona janë dhe frutat. Dhe veçanerisht gjatë këtyre ditëve. Cilat janë disa nga frutat më të mira për tu konsumuar sa i përket vlerave ushqyese, por që na japin dhe pak kalori?
Mollët janë ideale. Kanë shumë pak kalori dhe shumë fibra. Gjithashtu ju japin ndjesinë e ngopjes dhe suportojnë humbjen e peshës. Kivi-t gjithashtu janë burim i shkëlqyer vitamine C, vitamine E, folat dhe fibër. Janë gjithashtu të shkëlqyera për pre-diabetikët. Portokajt kanë përmbajtje të ulët kalorike dhe kanë përmbajtje të lartë vitamine C dhe fibrash. Frutat janë një pjesë esenciale e një diete të shëndetshme dhe promovojnë humbjen e peshës (disa prej tyre). Frutat që cilësova më lart kanë përmbajtje të ulët kalorike si dhe ju japin ndjesinë e ngopjes.
-Nëse do të bënim një dietë ideale, cili do të ishte kombinimi i vakteve gjatë këtyre ditëve?
Një mëngjes i bollshëm, drekë e lehtë dhe një kujdes maksimal me porcionet gjatë mbrëmjes së vitit të ri. Kombinoni vaktet me proteina. Vaktet gjatë festave janë zakonisht të pasura me karbohidrate por në përmbajtje të ulët proteinash. Megjithatë është e rëndësishme të përfshini disa proteina me çdo vakt, pasi promovon ngopje dhe mund të jetë e dobishme për ruajtjen e peshës. Në fakt, konsumi i proteinave me vaktet automatikisht mund të reduktojë kaloritë, duke reduktuar oreksin. Proteinat gjithashtu janë beneficiale për kontrollin e peshës pasi rrisin metabolizmin dhe nivelin e hormoneve që reduktojnë oreksin.
-Ka dhe një kategori, siç janë të sëmurët kronik, diabetikët? Po atyre çfarë do i rekomandonit, si duhet të ushqehen gjatë këtyre ditëve?
Edhe në këtë periudhë të vitit, diabetikët duhet të konsumojnë një dietë të shëndetshme dhe të balancuar. Diabetikët duhet të marrin sasi të mira fibrash dhe karbohidratesh komplekse. Nuk duhet të konsumojnë alkool, pasi alkooli mund të ndikojë te sheqeri në gjak si dhe të ndikojë në mjekimet që po marrin. Mos i anashkaloni vaktet, pasi do të jetë më e vështirë të menaxhoni sheqerin në gjak, do të jeni më të uritur dhe me shumë gjasa mund të hani më shumë seç duhet.
-Dhe si përfundim, çfarë mund të bëjmë për ti hequr kilogramët e marra pas festave?
Eshtë shumë e thjeshtë ta teproni me kaloritë gjatë sezonit të festave. Duke ngrënë rreth 200 kalori ekstra çdo ditë-një copë tortë, ose disa biskota- ju mund të shtoni disa kg përgjatë kësaj periudhe. Hapi i parë për të humbur peshën që keni marrë gjatë pushimeve është të pini shumë ujë, pra të jeni të hidratuar. Ndryshoni mënyrën se si ushqeheni. Shmangia e vakteve do të ngadalësojë metabolizmin dhe do ta bëjë humbjen e peshës akoma dhe më të vështirë. Ajo që duhet të bëni është të ndryshoni mënyrën e ushqyerjes. Gjatë vakteve konsumoni perime jeshile, drithëra të plota dhe proteina të buta si peshku ose pula. Qëndroni vazhdimisht aktivë, mundohuni të bëni së paku gjysëm ore ecje në ditë, 3 herë në javë. Merreni shtruar, mundohuni të kultivoni një stil jetese të shëndetshëm dhe të keni një shëndet optimal.
/Intervistoi: Elona Tereziu
Fëmija i parë i vitit 2020 për këtë vit në Sarandë është dja...
Një urdhër i Ministrisë së Drejtësisë përcakton se prej datë...
Dita e parë e Vitit të ri do të jetë me mot me diell në të g...
Gjërat po nisin të bashkohen në një marrëdhënie. Besimi do t...
Më 12 janar do të ndodhë ngjarja më spektakolare astrologjik...
Megatek është qendra më e vizituar në vend, ku gjithëkush gj...
Një ndër premtimet më të medha të Veliajt kur mori drejtimin...
Gadishulli i Ballkanit është në aktivitetin e vlerave të lar...
Mendoni, rimendoni dhe vlerësoni çdo gjë që do të ndodhë. Du...
Një pjesë e lagjes së Unazës së Re dhe zonës së Astirit kanë...
Foshnjat dhe fëmijët kanë nevojë për një sasi të vogël kripe...
Të gjithë rreth nesh po përjetojnë magjinë e festive të fund...
Populli kinez beson tradicionalisht që fillimi i vitit ndiko...
Nga konkurset e ngrënies së rrushit deri tek veshjet e pasur...
Në natën e Vitit të Ri familjet, miqtë dhe çiftet nxitojnë t...
Kemi shumë për të mësuar nga një grua me humor të keq dhe që...
Një pjesë e verilindjes së vendit është përfshirë nga reshje...
Kafshët shtëpiake bëjnë shumë për fëmijët tuaj. Ato i mësojn...
Radhë të gjata makinash ka pasur gjatë ditëve të fundit në p...
Këtë jave do i shtoni dozat e fantazisë dhe origjinalitetit ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...