Bashkia Berat, tarifa stratosferike për qytetarët dhe biznesin
Kreu i degës së PD në Berat, Gazmend Azizi deklaron se Bashk...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj kreut të SPAK, Arben Kraja, për të cilin pretendohet se është ish-hetues i regjimit të diktaturës.
Në një deklaratë për mediat, KLP thekson se imazhi publik i institucionit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku i gjerë janë thelbësorë. Po ashtu KLP shprehet se procesi i përzgjedhjes ka qënë transparent dhe në funksion të garantimit të besimit tek institucionet e reja të drejtësisë.
?Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur reagimet publike që kanë shoqëruar krijimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe zgjedhjen e kreut të saj. Në çdo rast ne priremi t?i konsiderojmë këto reagime si tregues të shqetësimeve të opinionit publik, të cilat meritojnë vëmendjen tonë.
Duam të kujtojmë se procesi i përzgjedhjes së prokurorëve të SPAK zgjati plot 9 muaj. Në përfundim të atij procesi konkurrues e transparent, ne jemi të bindur se kemi bërë më të mirën për të garantuar suksesin thelbësor të SPAK përmes përzgjedhjes të prokurorëve më të mirë.
Nga ana tjetër, në një përpjekje për të krijuar atmosferën e duhur të besimit tek institucioni i ri, ne kemi bërë çmos për ta përfshirë publikun dhe të gjithë faktorët institucionalë në proceset vendimmarrëse të Këshillit për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme.
E kuptojmë se e shkuara personale dhe profesionale e prokurorëve të SPAK është e rëndësishme për suksesin e tyre dhe të institucionit. Po ashtu ne e kuptojmë se suksesi i SPAK nuk do të përcaktohet thjesht dhe vetëm nga avantazhet procedurale dhe organizative të tij në krahasim me strukturat pararendëse. Imazhi publik i institucionit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku i gjerë janë gjithashtu thelbësorë.
Pikërisht në funksion të garantimit te këtij besimi, pa të cilin institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë, Shqipëria, ndër vite ka miratuar ligje dhe ka ngritur institucione të specializuara të cilat hedhin dritë mbi të kaluarën e prokurorëve të SPAK.?-thuhet në deklaratë.
Më tej, KLP deklaron se është verifikuar imtësisht figura e prokurorëve të SPAK, për të cilët thotë se kanë kaluar me sukses verifikimet.
?E kaluara e tyre është hetuar imtësisht në 4 rrafshe:
(i) Është verifikuar nëse kanë bashkëpunuar me strukturat famëkeqe të ish ? sigurimit të shtetit në periudhën 29.11.1944 deri në 02.07.1991;
(ii) Është verifikuar nëse kanë pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar gjatë periudhës së punës si prokurorë;
(iii) Është verifikuar nëse pasuria e tyre është e ligjshme; dhe
(iv) Është verifikuar nëse aftësitë e tyre profesionale janë të përshtatshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit.
Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, kanë kaluar me sukses verifikimet e sipërpërmendura. Ata janë pa dyshim njerëzit më të kontrolluar e të testuar në Shqipëri. Madje, kalimi i këtyre testeve ka qenë një parakusht për të marrë pjesë në garën e organizuar nga Këshilli për përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Më tej prokuroret e SPAK janë përzgjedhur midis shumë të tjerëve në një proces konkurrues dhe transparent.?-deklaron KLP.
Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shprehet se të gjithë faktorët që parashikon ligji për kontrollin e figurës së prokurorëve janë kontrolluar në detaje.
Po ashtu KLP i cilëson pretendimet ndaj kreut të KLP-së, si politike, ndërsa deklaron se ?Pretendimet që ngrihen nuk janë ligjore por mendime të cilat në asnjë rast nuk mungojnë në diskursin publik. Ato janë gjithnjë të mirëpritura por nuk janë kurrsesi shkas për ngritjen e dyshimeve mbi legjitimitetin juridik e moral të prokurorëve të SPAK.
Prokurorët e SPAK meritojnë mbështetjen dhe besimin e të gjithëve deri në provë të kundërt.?/ CNA.al
Kreu i degës së PD në Berat, Gazmend Azizi deklaron se Bashk...
Presidenti Ilir Meta ka këmbëngulur sërish për të bërë Refer...
Presidenti Ilir Meta ka treguar arsyet e mosdekretimit të Ge...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka sulmua...
Avokati Saimir Vishaj tha se Këshilli i Emërimeve në Drejtës...
Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer kritikat edhe ndaj med...
Kanë qenë surprizuese deklaratat e artikuluara nga president...
Presidenti Ilir Meta është pyetur sërish lidhur me takimin k...
Analisti Fatos Lubonja foli për ngjashmëritë dhe ndryshimet ...
Përsa i përket diskutimeve për Mini Shengenin Ballkanik dhe ...
Presidenti Ilir Meta, i ftuar në “360 Gradë”, ku po diskutoh...
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho thotë se insistimi që Kosova...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar dje Krishtlind...
Avokat Altin Goxhaj ngre akuza të rënda ndaj kryeministrit E...
Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme Kole...
Deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar rastin e punësimeve në ...
Marrëveshja e Mini-Shengenit Ballkanik ka trazuar politikën ...
Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për marrëveshjen e Mini-S...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka nisur Kuvendit listën ...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...