web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse dha dorëheqjen Papa Benedikti XVI?

23 Dhjetor 2019, 07:38, Politikë CNA

Më 10 shkurt 2013, Papa Benedikti XVI, deklaroi befas se synonte të dorëhiqej në fund të atij muaji, nga posti i tij si kreu i Kishës Katolike. Ky akt ishte e padëgjuar në kohët moderne, pasi që në fillim të shekullit XV, çdo drejtues i Kishës Katolike, duke nisur nga Gregori XII, kishte qëndruar deri në vdekje në krye të papatit.

Benedikti përmendi moshën e tij të thyer, dhe lënien e forcave, si motive të dorëheqjes së tij. Por duke pasur parasysh ngjarjet që ndodhën gjatë mandatit të tij të shkurtër, që nxorrën në pah vështirësitë e Kishës për t?u përshtatur me një botë në ndryshim, dhe që e kërcënuan statusin e pagabueshëm të udhëheqësit të saj, jo besimtarëve mund t?u falet supozimi se ishin faktorë të tjerë, ata që e nxitën Papën të merrte vendimin e tij drastik.

Pas zgjedhjes Papë në prillin e vitit 2005, Benedikti XVI u detyrua të përballej me skandalin e abuzimeve të shumta seksuale nga kleri i Kishës, të cilat ishin fshehur për dekada me radhë. Papa kishte tashmë dijeni mbi shumë detaje shqetësuese të këtyre abuzimeve, që nga koha kur ishte drejtues i Kongregacionit të Doktrinës Fetare nën Papa Gjon Palin II.

Për këtë arsye, ai u pa si më i përshtatshëm për ta udhëhequr Kishën edhe në shekullin XXI, duke e menaxhuar si duhet këtë njollë të rëndë. Benedikti përjashtoi nga Kisha Atë Mark Degoladon, një klerik mesikan me shumë ndikim, teksa u bë Papa i parë që u takua me viktimat e abuzimeve seksualë në vitin 2008.

Dy vjet më vonë, ai u kërkoi personalisht falje të gjitha viktimave përmes një letre të hapur.

Por Benedikti u përfshi ndërkohë edhe në polemika të forta po atë vit, kur u akuzua për transferimin e një prifti të njohur pedofil, gjatë kohës që kishte qenë kryepeshkop i Mynihut në vitin 1980. Vatikani reagoi duke thënë se përgjegjës për transferimin, kishte qenë zëvendësi i tij.

Sipas ?The Neë Yorker?, në vitet 2011-2012 Kisha përjashtoi nga radhët e saj 384 priftërinj. Por ajo ishte një krizë, që i kapërcente mundësitë e Papës për ta mbajtur nën kontroll. Një dokumentar në vitin 2012, i bazuar mbi abuzimin e klerikëve me 4 djem të shurdhër në vitet 1960, dhe tek përpjekjet e Kishës për të fshehur abuzimin, u transmetua vetëm pak kohë pak para se Benedikti të tërhiqej.

Një çështje tjetër problematike për Papën, ishte aktiviteti i errët financiar i Bankës së Vatikanit. Kjo bankë kishte lejuar prej kohësh përdorimin e llogarive të fshehta, duke e sabotuar luftën e autoriteteve italiane kundër pastrimit të parave. Benedikti ishte në prag të dorëheqjes që në vitin 2010, kur autoritetet italiane sekuestruan afro 30 milionë dollarë të aseteve të Bankës së Vatikanit.

Ato ishin caktuar për t?u transferuar diku, pa asnjë sqarim të besueshëm se cila ishte origjina e këtyre parave. Benedikti u përpoq të modernizonte praktikat arkaike të Kishës. Ai ngriti Autoritetin e pavarur të Inteligjencës Financiare. Por burokracia kishtare, kufizoi potencialet për një ndryshim të madh të praktikave, dhe në majin e vitit 2012, presidenti i Bankës së Vatikanit u shkarkua për neglizhencë.

Mungesa e transparencës, çoi në një kthesë tjetër të turpshme të ngjarjeve, pak para dorëheqjes së Benediktit. Vatikani kreu vetëm një operacion financiar në fillim të vitit 2013, pasi bankat italiane pushuan së bëri biznes me Selinë e Shenjtë. Ngjarja që e ?mbushi kupën?, ishte zbulimi i dokumenteve personale të Papës në skandalin e ?Vatileaks? në vitin 2012.

Gazetari investigativ italian Gianluixhi Nuci zbuloi para botës makinacionet  brenda Kishës dhe trafikun e influencës, që shoqërohet me qarkullimin e shumë parave. Burimi i Nucit u zbulua shumë shpejt, se ishte shërbëtori personal i Papës, Paolo Gabriele, që e pranoi se kishte dekonspiruar letërkëmbimin privat të Benediktit, nga frika se korrupsioni po e molepste keq Kishën.

I dënuar me 18 muaj burg nga një gjykatë e Vatikanit, Gabriele u fal në fund të vitit 2018 nga Benedikti, por dëmi tashmë ishte bërë. Në javët që pasuan dorëheqjen e Benediktit, pati teori të shumta mbi aktin e tij. Njëra prej tyre, thoshte se ai ishte i detyruar të largohej. Gjithsesi, Benedikti i ka qëndruar shpjegimit të tij të parë. Soi ai i shtyn ditët duke shkruar, dhe duke u lutur në vetmi në manastirin ?Mater Ecclesiae? në Vatikan./ Biography.com-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga