Vrasja e efektivit/ Mbahen homazhet në nder të tij
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Instituti i Studimeve Politike ka përgatitur një raport final mbi projektin që kishte si qëllim monitorimin aktiv dhe ndalimin e shpërdorimit të burimeve publike, për të sjellë si rezultat zgjedhje të lira dhe të ndërshme. Ky raport përfshin gjetjet e rekomandimet përkatëse.
Gjetjet dhe problematikat e listuara nga ISP në lidhje me fushatat dhe proceset zgjedhore janë të shumta. Përveç shfrytëzimit të burimeve shtetërore për interesa politik që ishte një ndër çështjet kryesore, në dukje u vendos edhe shkelja e ligjit nga qeveritarët, mungesa e mekanizmave për monitorimin e zgjedhjeve, kriza politike dhe mbi të gjitha mungesë vullneti politik për ta përmirësuar situatën.
Ky projekt ishte i pari në llojin e tij në praktikën shqiptare të monitorimit të zgjedhjeve dhe kishte si qëllim kryesor, monitorimin aktiv të respektimit të legjislacionit lidhur me përdorimin e burimeve shtetërore në funksion të periudhës së përgatitjes dhe zhvillimit të fushatës elektorale dhe kryerjes së zgjedhjeve vendore qershor 2019. Fokusi kryesor i monitorimit ishte qeverisja qendrore si dhe tri bashkitë: Vlorë, Durrës dhe Kamëz.
Gjatë kësaj periudhe ISP bashkëpunoi me një numër të madh institucionesh shtetërore qendrore e lokale.
Në përfundim të projektit është vlerësuar se monitorimi i zgjedhjeve dhe veçanërisht përdorimi i burimeve shtetërore në fushatat elektorale, do të vijojë të mbetet një sfidë edhe në të ardhmen e në drejtim të përmirësimit të bazës ligjore dhe sjelljes politike, por edhe të rritjes së standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri.
Gjetjet kryesore dhe rekomandimet
-Zhvillimi i votimeve administrative të Qershorit 2019, e gjetën Shqipërinë në një gjendje krize politike dhe klime të tensionuar e kontestuese, faktorë që ndikuan në fokusimin vetëm tek legjitimiteti i zgjedhjeve dhe jo tek standardet zgjedhore. Parlamenti nuk arriti të realizojë reformën zgjedhore të premtuar më 2018 dhe për pasojë, asnjë prej rekomandimeve të ODIHR nuk u jetësua, përfshirë ato për rregullimin e problematikave të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale.
-Treguesit përpara fushatës elektorale, gjatë fushatës elektorale dhe raportet, përfshirë ai i ODIHR pas zgjedhjeve, nxorën në pah shqetësime komplekse të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale si dhe mungesën e vullnetit politik nga palët politike dhe institucionet për të përmirësuar standardet në këtë çështje në raport me zgjedhjet e kaluara.
-Monitorimi dëshmoi se pavarësisht legjislacionit zgjedhor, administrativ dhe atij mbi partitë politike, Shqipëria ende nuk ka mekanizma funksionalë që sigurojnë ndarje të qartë të burimeve shtetërore me fushatat elektorale dhe se pushteti i partive politike është ende më i madh, sesa roli që u njeh Kushtetuta dhe ligji.
-KQZ bëri përpjekje për të zbatuar legjislacionin në fuqi lidhur me burimet zyrtare, por për shkak të kontestimeve, krizës politike dhe mungesës së reformës zgjedhore, kapacitetet e tij ishin të kufizuara dhe axhenda e tij pati më prioritare problematika të tjera.
-Një numër rastesh të evidentuara në shkelje të ligjit, përfshirë portali zyrtar qeveritar, të evidentuara nga ISP dhe të miratuara nga KQZ në apelet e tij publike drejtuar institucioneve, u lanë në hije dhe nuk morën zgjidhje, jo vetëm për shkak të situatës politike, por edhe refuzimit të institucioneve qendrore për të zbatuar vendimet e KQZ dhe legjislacionin zgjedhor lidhur me burimet shtetërore në fushatën elektorale.
-Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje ose bojkotuese të tyre përdorën pasivisht burimet shtetërore në dispozicion, përfshirë mjetet e bashkive, personelin, burimet financiare dhe logot e institucioneve. Ato bënë përpjekje minimale për të aplikuar standarde më të larta në çështjen e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale.
-Në maj 2019 Qeveria ngriti Task Force mbi zgjedhjet, me fokus monitorimin e burimeve shtetërore dhe rolin e shtetit në fushatë. Ngritja e Task Force ishte e vonuar, përbërja ishte jo e plotë dhe jo funksionale, si dhe aktiviteti i saj ishte vogël, pa ndikim real në monitorimin profesional të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë dhe pa produkt final cilësor në përfundim të punës së tij. Asnjë prej gjetjeve të tij nuk janë përfshirë në axhendën e KQZ apo të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
-ISP konstatoi qëndrim skeptik në një numër institucionesh qendrore e lokale për të dhënë informacion të saktë mbi përdorimin e burimeve shtetërore në fushatën elektorale, për të krijuar një sistem transparent me të dhënat mbi burimet njerëzore dhe investimet, mbi axhendën e aktiviteteve dhe programin e punës, mbi raportin midis aktiviteteve zyrtare dhe atyre politike.
-ISP konstatoi se në bashkitë Kamëz, Durrës e Vlorë pati raste të shumta të përdorimit publik të burimeve shtetërore në fushatë elektorale, përfshirë përdorimin e administratës për protesta apo aktivitete politike e elektorale, përdorimin e mjediseve të punës për aktivitete elektorale, përdorimin e aseteve bashkiake për fushatën apo përdorimin e investimeve dhe axhendës së bashkive në funksion të fushatës elektorale apo axhendës politike gjatë zgjedhjeve.
-Një faktor kritik në rritjen e standardeve zgjedhore lidhur me ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë ishte roli inaktiv i Prokurorisë dhe organeve të tjera ligj-zbatuese. Si në të kaluarën, edhe në zgjedhjet lokale 2019 në asnjë rast Prokuroria nuk nisi hetime dhe as nuk mori nën akuzë zyrtarë dhe individë që publikisht u gjetën në shkelje të ligjit zgjedhor në këtë kategori penale.
-Në tërësi u konstatua mungesë e kulturës politike dhe e njohurive zyrtare lidhur me konceptin e burimeve shtetërore në fushatë elektorale. Teza e gabuar se respektimi i të gjitha standardeve të mira zgjedhore në këtë pikë sjell paralizimin e punës së bashkive dhe institucioneve në fushatë elektorale, u përsërit nga drejtues të rëndësishëm qendrorë e lokal në fazat e aktiviteteve monitoruese dhe fokus grupe. Nga fokus grupet dhe takimet e hapura në universitete, me median, me shoqërinë civile dhe
shkolla të mesme në bashkitë në monitorim u konstatua gjithashtu mungesë e njohurive të plota mbi standardet zgjedhore lidhur me burimet zyrtare në fushatë, përfshirë mungesë të njohjes së Kodit Zgjedhor dhe të Ligjit të Partive Politike.
-ISP vlerësoi rritjen e interesit publik, sidomos të medias për të promovuar problematikat që lidhen me përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë elektorale. Gjithashtu ISP vlerësoi faktin se zyrtarët jopolitikë në institucione, përfshirë ata të ministrive qendrore dhe në tri bashkitë nën monitorim, bënë përpjekje të mëdha për të aplikuar legjislacionin zgjedhor dhe për parandaluar përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë elektorale.
-ISP adresoi vazhdimisht problematika dhe rekomandime në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe në KQZ. Në çdo rast, sidomos në KQZ, reagimi ishte pozitiv dhe bashkëpunues. Shumë prej rekomandimeve u morën në konsideratë dhe vijojnë të jenë pjesë e axhendës së Komisionit në procesin e reformës së re zgjedhore.
-ISP vlerëson si pozitiv edhe mbështetjen e madhe që iu dha nismës nga shoqëria civile, sidomos nga organizata me rol në monitorimin zgjedhor dhe NDI, nga universitetet (kryesisht fakultete juridike) si dhe nga ekspertët pjesëmarrës në fokus grupe dhe kontribuues të anketimit cilësor lidhur me problematikën e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale. Fakti se një pjesë e tyre kanë preferenca të ndryshme politike dhe megjithatë ishin partnerë aktivë e profesionalë është tregues pozitiv se në shoqëri ekzistojnë potenciale serioze për përmirësimin e gjendjes dhe rritjen e standardeve zgjedhore e të transparencës.
-Kushtetuta e Shqipërisë, Kodi Zgjedhor dhe Ligji për Partitë Politike parashikojnë disa kategori funksionarësh publik, të cilët detyrohen të largohen me dorëheqje nga detyra, si parakusht për lejimin e kandidimit të tyre në fushatat zgjedhore. Instituti i Studimeve Politike konstaton, se pavarësisht se kjo listë funksionarësh publik parashikohet si shteruese në legjislacionin tonë, ajo mund të zgjerohet edhe me kategori të tjera, nisur nga praktika të mëparshme të pranimit të disa rregullave shtesë të Kodit të Sjelljes së Mirë në Fushatat Zgjedhore nga ana e Partive Politike. Angazhimi dhe dakordësia politike në zgjerimin e kategorive të mësipërme të funksionarëve, do të shërbejë për të rritur përgjegjshmërinë publike të organeve shtetërore, shmangien e konfliktit të interesit dhe shfrytëzimit të burimeve shtetërore, si dhe garantimin e barazisë së mundësive në garat elektorale. Në këto kushte, ISP sugjeron që të sigurohet një konsensus politik, në kuadër të rregullave të dakordësuara politike për zgjedhjet, duke përfshirë në kategoritë e mësipërme të funksionarëve edhe nëpunësit civil të çdo niveli, personelin akademik universitar me kohë të plotë, nëpunësit në role drejtuese të enteve publike dhe kompanive shtetërore, si dhe çdo funksionar tjetër shtetëror në nivel drejtues kryesor dhe dytësor në nivel qendror ose vendor.
-Në Kodin Zgjedhor, duhet të amendohet një dispozitë, e cila të përkufizojë përfundimisht qartazi dallimin midis veprimtarive shtetërore dhe atyre me karakter partiak dhe elektoral. Kodi Zgjedhor duhet të parashikojë një katalog shterues, se cilat veprimtari konsiderohen shtetërore dhe cilat politike, duke parashikuar sanksione në rastet kur agjendat shtetërore shfrytëzohen gjatë fushatave zgjedhore për propagandë dhe premtime elektorale.
-Kodi Zgjedhor duhet të amendohet për t?i prerë rrugën përfundimisht personalizimit të
fushatave zgjedhore nga funksionarë publikë, të cilët duke pasur një post të lartë shtetëror, ushtrojnë vendimmarrje për të përshtatur axhendat dhe aktivitetet shtetërore për qëllime të promovimit indirekt të subjektit dhe figurave përfaqësuese politike gjatë fushatave zgjedhore, sidomos koncerteve, panaireve, donacioneve, garave sportive, çmimeve dhe stimujve, etj.
-Ligji për Statusin e Nëpunësit Civil duhet të amendohet për të rregulluar përfundimisht statusin e ?studentëve ekselentë? apo kategori të tjera, të cilat angazhohen përkohësisht në vitet elektorale si punonjës në institucionet shtetërore. Marrëdhëniet e punës të deri më sot nuk kanë parashikuar në asnjë rast kategori të ?stazhierëve?, ?kursantëve? apo praktikantëve që atashohen në nivele të nëpunësisë civile. Rregullimi i punësimit dhe kritereve të parashikuara me ligj, do të parandalonte punësimet e përkohshme që kanë për qëllim trajtimin preferencial të të rinjve simpatizantë apo anëtarëve të forumeve politike.
-Kodi Zgjedhor dhe Ligji për Statusin e Nëpunësit Civil duhet të parashikojë në mënyrë të qartë dhe përfundimtare, ndërprerjen e marrëdhënies së punës për cilindo kandidat të subjekteve politike që përfshihet në fushatë elektorale. Askush nuk mund të përfitojë të ardhura nga rroga shtetërore, për sa kohë figuron se nuk paraqitet në detyrë. Ky rregull duhet të jetë i përgjithshëm dhe çdo abuzim të përbëjë shpërdorim detyre, me pasojë dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit.
-Kodi Zgjedhor dhe Ligji për Statusin e Nëpunësit Civil duhet të amendohen duke ndaluar përfundimisht mundësinë e zhvillimit të konkurseve apo lëvizjeve paralele në institucionet shtetërore gjatë fushatave elektorale. Në vitet zgjedhore konkurset të lejohen vetëm në rastet e deklarimeve paraprake të vendeve vakante që depozitohen në Departamentin e Administratës Publike (DAP).
-Kodi Zgjedhor duhet të amendohet për të parandaluar dhe dënuar çdo veprimtari në vitet zgjedhore që ka për qëllim të ofrojë lehtësira sociale dhe financiare, shpërblime financiare, rritje pagash dhe pensionesh, amnisti fiskale ose penale që bëhen enkas dhe/ose të paplanifikuara për qëllime elektorale.
-Legjislacioni duhet të përmirësohet për të pamundësuar që figurat politike përfshirë;
Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, ministra etj, të lëvizin gjatë fushatës elektorale të
shoqëruar personalisht nga Garda e Republikës apo efektivë të Policisë, duke bërë ndarje të qartë midis detyrës për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike me përdorimin e tyre në funksion të axhendës politike të zyrtarit përgjegjës.
-Përmes Kodit Zgjedhor apo vendimmarrjeve të përcaktuara për KQZ duhet të aplikohet modeli i gjobave financiare për të gjitha partitë dhe kandidatët, të cilët shkelin heshtjen zgjedhore, përdorin fëmijët në fushatë, abuzojnë me postera apo materiale zgjedhore, nxisin konflikte apo promovojnë dhunën, etj, duke u bazuar në modelet e vendeve të tjera me sukses në këtë drejtim, siç është rasti i Kosovës.
-Kodi Zgjedhor dhe legjislacioni duket të krijojë mekanizma konkretë dhe të qartë ndalues që individët me poste në administratë publike, kryesisht drejtues të enteve publike që supozohet se zgjidhen me konkurs dhe duhet të jenë të pavarur, të jenë njëherësh anëtarë të forumeve drejtuese të partive politike. Në funksion të këtij qëllimi, partitë duhet të deklarojnë në çdo kohë përbërjen zyrtare të sekretariatit, kryesive dhe të Asambleve/Këshillave Kombëtarë, si organet e tyre kryesore.
-Kodi Zgjedhor, legjislacioni mbështetës dhe KQZ duket të përcaktojnë qartësisht listën dhe kategorinë e zyrtarëve qendrorë e lokalë, të cilët mund të jenë në konflikt interesi me kandidimin në zgjedhje, duke përcaktuar detyrimin se çdo zyrtar kandidat në zgjedhje ose anëtar i stafeve elektorale, të japë dorëheqje për periudhën zgjedhore nga funksioni i tij drejtues në ente shtetërore, drejtori apo institucione të tjera.
-Kodi Zgjedhor të përcaktojë detyrimin që çdo institucion të ketë kurdoherë publike të dhënat mbi gjendjen faktike të personelit gjatë orarit të punës, për të shmangur çdo formë të përdorimit të administratës në funksion të fushatës, mitingjeve, protestave apo aktiviteteve me sfond politik.
-Praktika e deklaruar më 2017, për shpalljen 6 muaj përpara zgjedhjeve të axhendës së
aktiviteteve kryesore të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve lokalë, në mënyrë që të ketë mundësi monitorimi dhe të evitohen përdorimi i aktiviteteve shtetërore e zyrtare për efekt elektoral, do të duhet të sanksionohet me rregullore të veçantë ose me ligj./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në dety...
Mbrëmjen e djeshme në pallatin e Kongreseve është zhvilluar ...
Aktivistja Gresa Hasa ka debatuar mbrëmjen e sotme me inxhin...
Pas miratimit disa ditë më parë nga Këshilli Bashkiak i Tira...
Nesër është dita e parë e punës së SPAK tek godina e Krimeve...
Një tërmet ka lëkundur Tiranën pak momente më parë.Mësohet s...
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me tërmetin që lëkun...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot prokurorin Ar...
Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka paralajmëruar se do të zhv...
Memorie.al publikon impaktin e vizitës së princeshave shqipt...
Sindikata e Pavarur shqiptare e arsimtarëve ka artikuluar nj...
Këshilltarja ligjore e Qendrës Europiane për Liri të Shtypit...
Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko foli sot për s...
Vajza e reperes së njohur Loredana, feston sot ditëlindjen e...
Një lajm jo i mirë vjen për pensionistët dhe familjet në nev...
Ish veliana e njohur Kejvina Kthella i është përgjigjur dekl...
Grupi i njohur i hakerave “Anonymous Albania” ka sulmuar faq...
Një incident ka ndodhur gjatë seancës së sotme plenare në Ku...
Një debat i nxehtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes gazetarit...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...