web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mos u shtir, ke futur hundët për të më prishur punë”/ Kejvina Kthella i kthehet Einxhel Shkirës: Mos me detyro të publikoj mesazhet

18 Dhjetor 2019, 13:39, Aktualitet CNA

Ish veliana e njohur Kejvina Kthella i është përgjigjur deklaratës së Einxhel Shkirës e cila tentori t?i jepete fund ?dramës? mes tyre.

Moderatorja tha dje se është feministe, nuk xhelozon dhe nuk ka komplekste.

?Dua vetëm të them një gjë. Unë jam shumë feministe, njerëzit e dinë. Gjithmonë jam përpjekur që femrat t?i ndihmoj, gjithmonë jam përpjekur që të eci krahë për krahë. Unë nuk kam xhelozi, sepse në momentin që do të kem xhelozi i bie që të kem disa mangësira te vetja. Unë nuk kam mangësira dhe nëse kam diçka ndryshe nga tjetri, është një cilësi e imja ose diçka ndryshe. Nuk kam asnjëherë kompleksitetin ndaj femrave të tjera. Nuk dua as t?u prish punë, as t?i bëj të ndihen keq, as t?u fus intriga,? tha Einxhel.
Ndërkohë sot, kejvina i është përgjigjur përmes një postimi në Instagram.
?Hahahaha, moj Einxhel Shkira ça [sic] na qenke ti moj? Feministe? Beson me të vërtet në ato budallallëqe që ke thënë? Mos më detyro të postoj ca mesazhe që tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s?di punë tjetër vajzë e dashur përveçse të merresh me jetën e të tjerëve e të fusësh intriga e të xhelozosh çdo gjë të bukur,? thotë Kejvina. ?Si te projekti im për shembull, që ke futur hundët për të më prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije. Ça [sic] është kjo mbështetje??
?Mos u shtir zemër, tregoi publikut se kush je në të vërtetë,? përfundon ajo.





Lajmet e fundit nga