Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka reaguar në lidhje me projektligjit të propozuar nga qeveria, i njohur ndryshe si paketa Anti-shpifje.
Në një postim në rrjetet sociale, Olli thekson se pushteti gjithmonë ka tentuar të censurojë apo edhe të kontrollojë median, dhe ky është edhe qëllimi i kryeministrit Edi Rama.
Ndër të tjera ai thekson se pushteti absolur korrupton, ndërsa fjala e lirë shëron, gjë që sipas tij tregon qartë se kjo tentativë lidhet qartazi me luftën për pushtetin dhe jo të vërtetën.
?Në historinë e njerëzimit, nga koha e daljes së gazetave, në formë primitive në mesjetë e deri në ditët tona, është provuar se pushteti gjithmonë ka tentuar të censurojë apo edhe të kontrollojë median.
Ky fakt dëshmon qartazi se kjo tentativë lidhet qartazi me luftën për pushtetin dhe jo të vërtetën! Ky fakt provon katërcipërisht se faji për regjimet autokrate, totalitare, diktatoriale nuk e kishin mediat, por politikat ambicioze dhe individët që shtetin e kthyen në pushtet personal.?-shkruan Olli.
Më tej, ai thekson se Rama ka tentuar të instalojë diktaturën e urisë, gjë që sipas Ollit është arritur.
Oli thekson se pas rreth 30 vite nga rënia e diktaturës komuniste Shqipëria vuan nga mungesa e demokracisë, lirisë, drejtësisë dhe për bukën e gojës.
?Prej 2014 kam artikuluar se Rama po instalon shtetin policor si pararojë e instalimit të Diktaturës së Urisë, si forma më e evoluar e diktaturës së proletariatit. Fakt që sot e konstaton lehtësisht kushdo.
Shqipëria, një ndër vendet më pasuri natyrore më të mëdha të Europës, është paradoksalisht vendi më i varfër. Gati 30 vjet nga rënia e diktaturës komuniste Shqipëria vuan nga mungesa e demokracisë, lirisë, drejtësisë dhe për bukën e gojës, e për këtë nuk e ka fajin media, por politika në veçanti dhe shoqëria në tërësi!?-shkruan ndër të tjera Leonard Olli.
Postimi i plotë:
Në historinë e njerëzimit, nga koha e daljes së gazetave, në formë primitive në mesjetë e deri në ditët tona, është provuar se pushteti gjithmonë ka tentuar të censurojë apo edhe të kontrollojë median.
Ky fakt dëshmon qartazi se kjo tentativë lidhet qartazi me luftën për pushtetin dhe jo të vërtetën! Ky fakt provon katërcipërisht se faji për regjimet autokrate, totalitare, diktatoriale nuk e kishin mediat, por politikat ambicioze dhe individët që shtetin e kthyen në pushtet personal.
Në historinë e saj, media ka mëkatet e veta se, në disa raste u shndërrua në vegël të diktatorëve e mjet propagande, por asnjëherë nuk u tha se ishte arsyeja kryesore e vendosjes së diktaturës. Nëse ka patur apo ka regjime politike autoritare, totalitare apo diktatoriale ato janë vetëm produkt i politikanëve dhe politikave të tyre korruptive.
Prej 2014 kam artikuluar se Rama po instalon shtetin policor si pararojë e instalimit të Diktaturës së Urisë, si forma më e evoluar e diktaturës së proletariatit. Fakt që sot e konstaton lehtësisht kushdo.
Shqipëria, një ndër vendet më pasuri natyrore më të mëdha të Europës, është paradoksalisht vendi më i varfër. Gati 30 vjet nga rënia e diktaturës komuniste Shqipëria vuan nga mungesa e demokracisë, lirisë, drejtësisë dhe për bukën e gojës, e për këtë nuk e ka fajin media, por politika në veçanti dhe shoqëria në tërësi!
Në Shqipëri ka korrupsion shtetëror e politik galopant dhe kjo nuk është për faj të fjalës së lirë, po për shkak të sistemit korruptiv që kanë ngritur dhe zbatojnë politikanët tanë.
E të gjithë i njohin këto fakte falë fjalës së lirë, e medias on line, pasi pjesa tjetër thuajse është nënshtruar, asgjësuar apo vetasgjesuar. Diktatura tashmë e ka identifikuar armikun më të vështirë, rrjetin ‘on line’ dhe po tenton asgjësimin, si zakonisht me ligj. Kjo provon sërish atë që kam thënë, them e do të them se termi “shtet ligjor” është propagandë e fëlliqur në dobi të diktaturës, pasi në duhet të jemi qytetarë të shtetit të së drejtës, si forma më e qëndrueshme e demokracisë reale.
Paradoksalisht, askush në Shqipëri, as në fushata nuk ka folur kurrë për Shtetin e së Drejtës. Dhe për këtë nuk është faji i medias. Shpifjet më të mëdha, akuzat më të rënda ndaj kujtdo janë bërë nga salla e parlamentit shqiptar apo politikanët tanë dhe për këtë nuk kanë faj mediat e sidomos ato ‘on line’!
Lord Atkon ka thënë: Pushteti tenton të korruptojë, pushteti absolut korrupton absolutisht! Dhe ky është një fakt absolut dhe jo relativ. Rama ka dështuar si politikan dhe administrator prej kohësh, regjimi i tij mbahet ende në këmbë nga dhuna, demagogjia, dështimi i alternativave dhe frika për bukën e gojës. Dhe këto nuk janë shpifje, por fakte konkrete që i ndesh çdo ditë.
Që Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara e më të varfra, nuk është një shpifje e medias ‘on line’, por fakte të hidhura, të certifikuara nga organizmat ndërkombëtarë.
E ndërsa vendi vuan traumën e një tërmeti apokaliptik, që mori 51 jetë e shkaktoi miliona euro dëme, kur gjithë shteti duhet të impenjohet në këtë tragjedi, pushteti krihet e ka luksin të gjenerojë ligje absurde. Dështimi është i sigurt, por dëmi dhe energjia e shpenzuar për trille autoritariste nuk rikuperohen. Por të gjithë e dimë se liria fitohet, nuk të dhurohet!/ CNA.al
Nga Shpëtim AXHAMIKryetar i PLL.Kur para 95 vitesh, legalist...
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami ka ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Arben Malaj është shprehur se deklaratat e tij publike janë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar nj...
Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj ka hedhur akuza të for...
Gjatë një diskutimi mbi procesin e shkarkimit nga posti si a...
Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, ishin një ...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi një tjetër skandal mbrëmjen e...
Ish kryetari i Aleancës Demokratike, ish deputeti, ambasador...
Partia Demokratike e Lezhës ka akuzuar qeverinë se verifikim...
Ish kryetari i partisë Aleancës Demokratike, ish deputeti, a...
Ligji për censurën ndaj mediave i iniciuar nga qeveria ka ha...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në “360 gradë” në R...
Analisti, Andi Bushati, ka komentuar projektligjin e ri të q...
Ish kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka bërë një de...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qyteta...
Pas shembjes së një sërë pallatesh dhe ndërtesash nga tërmet...
Gazetari Ylli Rakipi komentoi ligjin e ri për mediat i cili ...
Komisionet parlamentare në Tiranë po përmbyllin procedurat e...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...