web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si eksploratori norvegjez Roald Amundsen, e fitoi garën për “pushtimin” e Polit të Jugut

17 Dhjetor 2019, 07:22, Politikë CNA

Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, ishin një periudhë jashtëzakonisht emocionuese për eksploruesit polarë. Ata ishin shumë të vetëdijshëm për rreziqet e udhëtimeve të tyre. Dhe kjo sidomos pasi flota dhe ekuipazhi i Sër Xhon Frenklinit, u zhduk pa asnjë gjurmë në kërkim të Kalimit Veriperëndimor në Polin Veriut.

Ndërkohë në anën tjetër të botës, kishte nisur gara se kush do të arrinte i pari në Polin e Jugut. Një numër eksploruesish u nisën drejt tij, por ishin britaniku Robert Skot dhe norvegjezi Roald Amundsen, që u nisën thuajse në njëjtën kohë në drejtim të kundërta drejt Polit të Jugut në vitin 1911.

Skot ishte përpjekur të arrinte në Polin e Jugut edhe një herë tjetër në vitin 1902, por sëmundjet dhe kushtet e pafavorshme atmosferike e kishin detyruar të kthehej mbrapsht. Në qershorin e vitit 1910, Skot u nis nga qyteti i Kardifit në Uells në bordin e anijes ?Terra Nova?, me një ekuipazh që përfshinte burra që kishin qenë më herët pjesëtarë të misionit ?Nimrod? të Sër Ernest Shakëlltonit.

Ata morën një grant prej 20.000 paundësh nga qeveria britanike. Ndërkohë, Amundsen pati një qasje të ndryshme. Kur ai dhe ekuipazhi i tij u nisën nga Fram, u përpoqën të silleshin po shkonin drejt veriut, drejt Arktikut. Por, sapo humbën vëmendjen e kurreshtarve, u nisën menjëherë për në jug, duke arritur në mesin e janarit 1911 në shelfin Ross Ice.

Po kush ishte Roald Amudsen? I lindur në Borge të Norvegjisë në vitin 1872, Amundsen shfaqi që fëmijë interes për eksplorimin polar, kur ai do të flinte me dritaret e tij të hapura pavarësisht temperaturave të acarta të dimrit, për ta stërvitur veten me atë çka do ta priste në misionet e tij të të ardhshme.

Ai u regjistrua në universitet, por në fund e braktisi, kur tundimi për të qenë pjesë e një ekspedite balenash arktike, ishte shumë më i fortë. Në vitin 1899, në moshën 27-vjeçare, Amundsen udhëtoi me anijen belge ?Belgica?, dhe zbarkoi në Antarktidë.

Ajo ishtë në fakt ekspedita e parë në histori e këtij lloji. Ndërkohë në vitin 1903, ai ndërmorri lundrimin për në Kalimin Veriperëndimor me anijen e tij ?Gjøa?. Dhe deri në vitin 1906, u bë eksploruesi i parë që e përshkoi me sukses rrugën e famshme.

Edhe pse Amundsen kishte planifikuar të arrinte i pari në Polin e Veriut, për nderin e vendit të tij, ai mësoi se Robert Peri dhe Frederik Kouk kishin shkuar atje të parët. Ndaj Amundsen nuk do t?i jepte kurrësesi mundësinë Robert Skotit, të bënte të njëjtën gjë me Polin e Jugut.

Taktika e Amundsen për të mashtruar të tjerët për qëllimin e misionit të tij, i shërbeu jashtëzakonisht mirë. Kjo i dha mundësi atij dhe ekuipazhit që të fokusoheshin tek ai që ishte tashmë një udhëtim tepër i vështirë.

Dhe ndonëse Skot u nis me shpejtësi në gjurmët e tyre, Amundsen dhe ekipi i tij e mundën ekipin  ?Terra Nova?, duke mbërritur në Polin e Jugut 33 ditë më herët. Më 14 Dhjetor 1911, Amundsen vendosi flamurin e Norvegjisë në Polin e Jugut. I dërmuar nga humbja, Robert Scot nuk do të kthehej më kurrë i gjallë në Angli.

Trupi i tij i pajetë do të gjendej disa muaj më vonë nga një ekspeditë tjetër. Amundsen vazhdoi pasionin  tij për eksplorimet, derisa u zhduk pa lënë gjurmë më 18 qershor 1928, ndërsa po fluturonte me një avion në një mision shpëtimi në Arktik. Ekipi i tij përfshinte pilotin norvegjez Leif Dietrihson, pilotin francez Rene Gibo, dhe 3 francezë të tjerë.

Ata po kërkonin anëtarët e humbur të ekuipazhit ?Nobile?, avioni italian që ishte rrëzuar ndërsa po kthehej nga Poli i Veriut. Avioni francez ?Lundam 47? në bordin e të cilit ndodhej Amundsen, nuk u kthye më kurrë. Disa kohë më vonë, një sarbator benzine u gjet pranë bregdetit Tromsø.

Besohet se avioni u rrëzua në Detin Barenc si pasojë e mjegullës së madhe, dhe Amundsen dhe ekuipazhi i tij vdiqën menjëherë pas përplasjes në ujë. Kërkimi për Amundsen dhe ekipin  tij u ndalën në shtatorin e vitit 1928 nga qeveria norvegjeze, dhe kufomat nuk u gjetën kurrë.

Gjatë vitve 20040-2009, Marina Mbretërore Norvegjeze përdori nëndetësen pa pilot ?Hugin 1000?, për të kërkuar rrënojat e avionit të Amundsen. Kërkimet u përqëndruan në një sipërfaqe prej 100 km2 në fundin e detit, por sërish nuk u gjet asgjë shenjë nga fluturimi i fundit i Amundsen./ Explore.quarkexpeditions.com-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga