Kaluan kufirin në mënyrë ilegale/ Humbin jetën nga i ftohti 6 emigrantë në kufirin Greqi-Turqi
Gjashtë emigrantë kanë humbur jetën nga i ftohti pranë kufir...
Nga: Bernd Riegert
– Nuk ka si bëhet më mirë, duhet të ketë menduar presidenti rus, Vladimir Putin në samitin e Ukrainës në Paris. Perëndimi dhe Ukraina janë të gatshëm për lëshime të vogla, për të joshur sunduesin e patundur të Rusisë të negociojnë një dokument për paqësimin e rajonit të Donbasit në Ukrainë. Shumë gjëra të reja nuk përmban ky dokument: Synohet armëpushimi i 21-të, shkëmbim të burgosurish. Për hapat politikë do të flitet në katër muajt e ardhshëm.
Negociimi nuk duhet të ketë qenë i vështirë për Berlinin, sepse bashkëbiseduesi në anën tjetër me zor mund të luajë kartën e unitetit. Presidenti francez, Emmanuel Macron i bën elozhe Putinit dhe flet për një partneritet të ri, ku edhe Rusia duhet të ketë interes. Ngadalë edhe kancelares gjermane, Angela Merkel po i vijnë në majë të hundës veprimet e veçuara të Macron.
Në samitin e para një jave, NATO klinikisht e vdekur sipas Macron, e manifestoi para botës përçarjen. Shtetet lindore të NATO-s paralajmërojnë nga Rusia, kurse Franca kërkon ta afrojë sërish atë. Macron dhe Merkel ushtrojnë ? duhet theksuar së bashku ? presion ndaj komedianit të zgjedhur president, Volodymyr Selenskyj, që të tregohet fleksibël dhe të bëjë lëshime. Po ashtu qëndrimi i BE për gazsjellësin rus Nordstream nuk është i njësuar. Gjermania e sheh si pozitiv ndërtimin e tij, shumë vende lindore e kritikojnë ashpër.
Pa Rusinë nuk bëhet asgjë, me Rusinë është e vështirë
Në këtë situatë, Presidenti rus, vetëm mund të rehatohet në kolltuk dhe të presë. Natyrisht që ai ka interes të heqë qafe sanksionet e bezdisshme të BE, por ky interes nuk është aq i madh sa të dorëzojë pretendimin për Ukrainën lindore apo aq më shumë Krimenë. Për aneksimin e Gadishullit të Krimesë nuk flitet në Paris zyrtarisht. Me një konflikt të kontrolluar, ai mund ta mbajë nën tension perëndimin, që për të është palë kundërshtare. Përveç kësaj me këtë bëhet praktikisht e pamundur një afrim i Ukrainës me BE dhe NATO-n, për shkak se përjashtohen pranimet e vendeve me konflikte të pazgjidhura. Të njëjtën recetë Putini e përdor edhe në rastin e Gjeorgjisë, ku ai e shkëputi një pjesë të Osetisë jugore nga Gjeorgjia.
Por Perëndimi dhe Ukraina kanë nevojë kaq shumë për Putinin, saqë Merkel, Macron dhe të tjerë dialogojnë me presidentin rus, megjithëse ata e shohin atë në prapaskenën e goditjes së avionit MH17 mbi Ukrainën, sulmin me helm kundër një ish-agjenti rus, Sergej Skripal dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe, si edhe tani në vrasjen e një gjeorgjiani në Berlin. Nga pikëpamja franceze dhe gjermane është e vështirë t?i marrësh koncesione Putinit, kur edhe marrëdhënia me partnerin e madh të NATO-s, SHBA është e dyzuar. Presidenti amerikan, Donald Trump beson për arsye të paditura, se Putini është një tip ?fantastik?, edhe pse ai nuk ka lëshuar asnjë centimer në drejtim të tij.
Nëse Putinit nuk i mjaftojnë këto si prova për fuqinë e tij, mjafton që ai të hedhë një sy në rrugët e Parisit, mundësi që ai e pati të hënën (samiti i Ukrainës, 09.12.). Një grevë pa afat e ka paralizuar kryeqytetin francez. Protesta të zemëruara kundër presidentit Macron. Problemet në politikën e brendshme nuk e kanë bërë ndonjëherë më të fortë politikën e jashtme. Po Angela Merkel? Nga kancelarja që ka luajtur rol kryesor në samitin e parë, raundin e Normandisë në vitin 2014 dhe në marrëveshjen e Minskut për paqen në Ukrainë, u dëgjuan në Paris vetëm tone të lehta. Për presidentin rus është e qartë: Politikisht Merkel i ka ditët e numëruara. Koalicioni në Berlin ka pësuar krisje. Pra, pse të bësh lëshime në këto kushte, duhet të ketë pyetur veten, rusi i rafinuar. /eunews/
Gjashtë emigrantë kanë humbur jetën nga i ftohti pranë kufir...
Një avion ushtarak në Kili i cili po fluturonte drej Antarti...
Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare në Gjermani ish kryebas...
Kryebashkiaku i qytetit Novi-Sad në Serbi, Milosh Vuçeviç, k...
Një avion ushtarak me 38 persona në bord është zhdukur në Ki...
Gjashtë persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Çeki,...
Për deklaratën e presidentit të Serbisë Alekandër Vuçiç se m...
Lideri i partisë Socialiste në Francë, Jean-Luc Melenchon, ë...
Restorantet në Arabinë Saudite nuk janë më të detyruara për ...
Një qelbës është ka habitur gjermanët, pasi është shfaqur du...
Pas dorëheqjes së ish Kryeministrit finlandez Andy Rinne, de...
Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari a...
Një vullkan ka shpërthyer sot në ishullin e Bardhë në Zeland...
Sot është dita e pestë të protestës kundër reformës së siste...
Prodhimi botëror i armëve është shtuar. Sipas studimit të In...
Në kuadër të përgatitjeve për ligjin e ri të migracionit që ...
Shkrimtarja shqiptare, Xhada Arberi (Ghada Arnauti) zgjidhet...
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli është nisur drejt Hagës ku do të...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Italinë, në orë...
Para takimit me Putinin në samitin e formatit të Normandisë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...