web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“51 viktimat e politikës”/ Lubonja hedh akuza të forta: Opozita ka vetë gisht, ndaj nuk vepron

9 Dhjetor 2019, 19:21, Politikë CNA

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në ?Opinion? në ?News 24? ka folur lidhur me tragjedinë e 26 nëntorit që i mori jetën 51 viktimave.

Ai tha se një pjesë e ndërtesave të dëmtuara janë ato që u ndërtuan me leje të Vangjush Dakos, që sipas Lubonjës është bashkëpunëtor i kryeministrit.

?Sa janë pallatet e dëmtuara në Durrës. Nga sa di unë nga burime të besueshme janë 460 banesa prej të cilave 30% janë me leje të Vangjush Dakos, kryetarit të bashkisë, mikut të kryeministrit.

Vangjushi ka qëndruar si krah i kryeministrit si bashkëpunëtor i tij. Kush e ka emëruar Vangushin atje??

Ndër të tjera Lubonja theksoi se Edi Rama me sjelljen e tij kohët e fundit po bën propagandë me qëllim që të manipulojë popullin.

Sipas Lubonjës, Rama ka zaptuar ekranet duke u bërë ?one man show?, duke personalizuar institucionet dhe duke dalë vetë në çdo skenë, me qëllim që të tregojë se po punon dhe është prezent.

?Nuk duhet të na mbulojnë sytë më propagandën e kryeministrit me Kuranin dhe Biblën. Faktori kryesor që ka zaptuar skenën është vetë kryeministri. Ai bën vetë shefin e emergjencave civile. Këtu nuk funksionojnë institucionet, prandaj është kjo gjendje.

Vdekjet janë viktima të politikës. Shqiptarët nuk janë aq budallenjë që të mos kuptojnë se Rama ka ndërtuar një personalizim të institucionit, një ?one man show?, ai mendon se propaganda është puna por meqenëse jemi në këtë gjendje punën nuk e paska bërë mirë.

Njerëzit manipulohen por një kryeministër që thotë mbyllni mediat dhe shihni vetëm Ertv nuk është i besueshëm. Kryeministri bën shoë sikur e mban fjalën. Ju premton fëmijëve fanellën dhe i çon të takojnë Bufonin?, theksoi Lubonja.

Analisti ndër të tjera ka dhënë edhe opinionin e tij për qëndrimin e opozitës përgjatë situatës së ditëve të fundit, ku është shprehur se opozita nuk po luan rolin e duhur dhe fakti që termeti u përshkallëzua në tragjedi nuk e justifikon qëndrimin e saj.

?Sa i përket opozitës, më ka bërë përshtypje që nuk po luan rolin e duhur, mbase sepse në një tragjedi duhet të jemi të gjithë bashkë. Ku e di unë se çfarë lidhje ka PD me shumë nga ata pallate që kanë dëme të mëdha? Solidariteti dakord, por nuk mund të lësh vrasjen. Kjo e 51 vetave është vrasje. Jo po të kalojë një herë koha dhe më pas e gjejmë vrasësin?, përfundoi Lubonja./CNA.al





Lajmet e fundit nga