“S’kemi detyruar askënd të japë lekë nga rroga”/ Si mashtroi Rama, zbulohet urdhëri për policinë
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar pas deklarat...
Instituti i Studimeve Politike ka reaguar pas zgjedhjes nga Kuvendi, të Prokurorit të ri të Përgjithshëm, Olsian Çela.
Në një deklaratë për mediat, ISP shprehet se mirëpret vendimin e parlamentit për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
ISP thekson se procesi i kandidimit dhe i renditjes së kandidatëve përmes KLP përbën një nga proceset më pozitive të deritanishme të zgjedhjes së zyrtarëve të lartë dhe një shembull referues për praktika të njëjta zgjedhore aktuale e në të ardhmen.
Sipas ISP, fakti që kontestimet janë minimale është edhe tregues i mënyrës sesi u jetësua procesi i kandidimit, konkurrimit dhe seanca dëgjimore në KLP.
?Vendimi i parlamentit për të votuar me 101 vota kandidatin e parë të listës së ardhur nga KLP gjithashtu përbën zhvillim pozitiv. Në praktikat e kaluara edhe Prokurori i Përgjithshëm i zgjedhur më 1992, 1997, 2002, 2007, 2012 kanë pasur mbështetje të gjerë parlamentare, por tre prej tyre u shkarkuan me akuza korruptive më vonë nga parlamenti dhe i fundit është edhe në listën e personave non grada në SHBA. Ndaj vlerësimi për Prokurorin e ri nuk vjen thjesht nga vota e zgjedhur, por nga rezultatet konkrete që ai do të realizojë gjatë ushtrimit të mandatit të tij.?-thuhet në deklaratë.
Por, ISP thekson se lidhur me vendimin e zgjedhjes së Prokurorit të ri ka edhe tre elementë që meritojnë vëmendje, sidomos nga Kuvendi.
Sipas ISP tre problemet që u evidentuan në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit janë: ?1. Problemi parë lidhet me praktikën e ndjekur nga Kuvendi në zbatim të nenit 111 të Rregullores, ?Zgjedhja në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj?. Në rastin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe kandidatëve të tjerë të zgjedhur në institucione të përafërta Komisioni i Çështjeve Ligjore zhvilloi seancë dëgjimore publike me të gjithë kandidatët në Kuvend, praktikë që është aplikuar në tërësi me kandidatët për organet kushtetuese. Në rastin aktual të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm nuk pati seancë dëgjimore dhe as ndonjë raport në seancë plenare mbi përputhshmërinë e praktikës ligjore sikurse e përcakton Rregullorja dhe sikurse ka qenë e është praktikë parlamentare. Në funksion të transparencës Kuvendi duhej të kishte bërë publike argumentet e aplikimit të praktikës së re për t?i dhënë procesit më shumë integritet dhe besueshmëri.
2. Problemi i dytë lidhet me aplikimin e votimit të tre kandidatëve në mënyrë të veçuar. Kjo praktikë është korrekte me Rregulloren e Kuvendit, por krijon një situatë paradoksale: në votimin e parë kandidati Çela fitoi 101 vota dhe për pasojë u zgjodh për Prokuror të Përgjithshëm. Çfarë do të ndodhte nëse edhe në dy votimet e tjera të kandidatëve rivalë të kishte votë të cilësuar mbi 100 pro? A është e mundur ky skenar? Në votimin për kandidaten Arta Marku votuan pro 11 deputetë, në votimin për kandidaten Fatjona Memçaj votuan pro 8 deputetë, pra në total 19 deputetë. Në votimin për kandidatin Çela ishin kundër ose atestues vetëm 12 deputetë, pra edhe matematikisht rezulton se së paku 7 deputetë kanë votuar më shumë se një Prokuror të Përgjithshëm. Vetë votimi dje tregoi se votat pro për Prokuror të Përgjithshëm janë 120 nga 113 deputetë të pranishëm, pra së paku 19 deputetë kanë votuar për më shumë se një kandidat për prokuror të përgjithshëm! Në të kaluarën ka pasur raste kur Kuvendit pas zgjedhjes së kandidatit të parë nuk ka votuar kandidatët e tjerë duke e konsideruar të panevojshme, siç ka pasur raste të votimit konkurrues me listë kandidatësh ku fitues shpallet individi më me shumë vota apo raste të votimit me emra të ndarë, siç u praktikua dje. Në funksion të transparencës dhe votës së përgjegjshme të deputetëve do të kishte qenë shumë më produktive që praktikat të unifikohen për çdo rast dhe për çdo kandidat që zgjidhet në Kuvend.
3. Së treti, gjatë momentit të votimit kryetari i seancës njoftoi se janë të pranishëm në sallë 113 deputetë. Referuar të dhënave të tabelës së votave për dy kandidatët e parë konfirmohet se numri total i votave është 113, por për kandidaten e tretë, F.Memçaj rezulton se ka pasur prezent 114 deputetë, pra 1 deputet më shumë sesa në dy votimet e para dhe sesa vetë kryetari i seancës konfirmoi. Konkretisht në votimin e saj, siç u pasqyrua edhe në tabelën finale, pati 8 vota pro, 16 kundër, 87 abstenime dhe 3 deputetë që nuk morën pjesë në votim, në total 114 deputetë nga 113 prezent. Në raste të tilla do të duhej që sekretaria teknike dhe vetë Kuvendi të ishte më transparent në të dhënat dhe verifikimin e tyre për të treguar nëse ka deputetë që i janë shtuar votimit të tretë apo nëse kemi të bëjmë me problem teknik apo me votim të një deputeti për një deputet tjetër që nuk është prezent. Sipas Rregullores, kur ka devijime të tilla e gjithë praktika e votimit vihet në diskutim?.
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar pas deklarat...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kështu ndodh gjithmonë në Shqipëri, zgjedhja e një kryeproku...
Një ditë pas votimit nga parlamenti, Çela ka mbërritur sot n...
Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar të Integrimit ka f...
Arta Marku i ka dorëzuar sot zyrtarisht Olsian Çelës, detyrë...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur mbledhjen e sotme të qeveri...
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se për familjet të c...
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish sot kabinetin qever...
Kanë degjeruar në këto momente në ofendime debati në emision...
Analisti Andi Busahti ka zhvilluar një debat me ministrin e ...
Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama urdhëroi kryebashkia...
Në emisionin “Real Story” temë diskutimi është “tërmeti”, pa...
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, i caktuar nga kryeministri...
Analisti Andi Bushati i është rikthyer sot paralajmërimit të...
Ndonëse Durrësi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme, i...
“Tërmeti, drejtësi apo propogandë”, është tema e emisionit t...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se opozita ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...