web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Katër aktet e Ramës në situatë të jashtëzakonshme

4 Dhjetor 2019, 11:39, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama gjatë këtyre ditëve është përpjekur që jo vetëm të jetë në funksion të tragjedisë së ndodhur në 26 nëntor, pra të merren masat, të cohen njerëzit nëpër hotele dhe gjithçka tjetër që kërkonte emergjenca, por edhe është përpjekur të jetë në qendër të vëmendjes. Rama është përpjekur të jetë shoë man, por edhe politikan që kryen veprime dhe akte të caktuara në këtë situatë kaq të rënduar.

Rama nuk e lë ti rrëshkasë asgjë nga duart. përveç faktit, që sikurse e kemi parë me video do të jetë i pari dhe i vetmi në qëndër të vëmendjes. Kjo e treguar edhe me sjelljen që bëri ndaj Braçes, që ne e kemi publikuar, ku nuk do që t?i dalë në krah, apo duke degjeneruar publikisht Erion Veliajn, dhe duke dalë i vetëm, gjithmonë dhe të gjithë kohën, në çdo moment ai është përpjekur që të bëjë shoë.

Shkonte tek stadiumi, më pas brenda një ore çonte njerëzit në hotele, shkonte më pas tek gërmadhat, për të treguar se ai ishte atje.

Paralel me këtë situatë, pra duke treguar se ishte në krah të qytetarëve, dhe po punonte ka ndodhur edhe të tjera akte politike, që tregojnë se kryeministri nuk e ka mendjen vetëm tek tërmeti.

Së pari, ditën që ndodhi tërmeti, në mesditë rreth orës 15:00, misioni i FMN-së në Tiranë, ka shpërndarë një e-mail i cili ishte raporti vjetor, sipas artikullit katër, për qeverinë shqiptare.

Ky raport ishte publikuar edhe me miratimin e dhënë nga qeveria dhe publikohej pikërisht ditën e kiametit, në orën 15:00.

Një raport i mbushur me kritika dhe skandale për qeverinë, që çfarë nuk thoshte. E bënte më të zezë se kurrë ekonominë shqiptare, e vinte me ?shpatulla pas muri? qeverinë dhe e kryqëzonte.

Por, ky raport iku pa rënë në sy, gjithçka kaloi në qetësi, askush nuk e përmendi sepse askush nuk e kishte mendjen tek raporti i FMN, ndërkohë që Shqipëria ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm dhe ndërkohë që nuk dihej numri i viktimave. Dhe pas tragjedisë që kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit, në Shqipëri vijonin lëkundje pa ndalim.

Zyra e shtypit apo dhe vetë Rama ishin kujdesur për këtë.

Së dyti, ishte edhe një akt tjetër. KPA dha vendimin për Marsida Xhaferllarin, një nga emrat e shumë përfolur si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Mesa duket Vettingu e rrëzoi përfaqësuesen e dytë të Gjykatës Kushtetuese, të zgjedhur nga Ilir Meta, pasi më parë KPA rrëzoi edhe Besnik Muçin.

Por, edhe kjo kaloi pa asnjë raport mediatik dhe pa asnjë përplasje politike, sepse sërish situata ndodhi në datën 27 nëntor, në një moment ku sërish askush nuk e kishte mendjen as tek Marsida Xhaferllari, as tek Ilir Meta, as tek Gjykata Kushtetuese dhe as tek Vettingu.

Sërish vëmendja ishte tek tërmetet që vazhdonin, tek tragjedia dhe tek katastrofa që kishte ndodhur në këtë vend.

Së treti, Edi Rama këtë tragjedi e përdori edhe si sulm kundër medias. Një akt i qëllimshëm, i përsëritur i kryeministrit, që bëhet që nga dita e ardhjes së tij në detyrë.

Është ky kryeministër që në opozitë e përdori median, kujtojmë këtu rastin e tragjedisë në Gërdec, përmbytjet në Shkodër apo në jug të Shqipërisë. Gjatë kohës që ishte në opozitë dilte dhe çfarë nuk thoshte në këto media, çfarë materiale nuk publikonte. Nga gjërat më të papërgjegjshmet. Mos flasim pastaj edhe për skandalet e njerëzve të tij si Erion Veliaj, që na ndërtuan skenarin e Griseldës së famshme me Elvis Roshin, të cilën e çuan deri në Bruksel, bashkë me mediat e tyre.

Janë të njëjtat media që ka pasur në dispozicion dje, që i ka edhe sot. Pra, janë po ato që sulmon.

Kryeministri e ka strategjinë e tij që të ulë peshën e mediave dhe portaleve në Shqipëri.

Patjetër që ka problematika, por media ka qënë totalisht në misionin e saj. Dhe ndoshta gazetarët kanë reflektuar në mënyrë të gabuar në raportimin e tyre, por kryeministri nuk mund ta përdorë dhe t?i ofendojë  me një gjuhë të tillë, sepse thjeshtë dhe vetëm qëllimi i tij ka qënë të ulë besueshmërinë e medias.

Ulja e besueshmërisë së medias në opinionin publik sjell forcimin e e tij si individ dhe i garanton jetëgjatësinë në politikë.

Dhe akti i katërt politik i Ramës në këtë situatë tragjedie, kur ende janë me mijëra njerëz në rrugë, është zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ka vendosur që nesër të mbledhë parlamentin dhe të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm.

Edhe Arta Markun, të cilën e mbajti dy vjet në detyrë, e zgjodhi si Kryeprokurore të Përkohshme, në një situatë të jashtëzakonshme. Jo si kjo e sotmja, jo në tragjedi, por në mes të tymit dhe flakëve në parlament, ku nuk mundi Zonja Marku të merrte shumicën e votave të deputetëve, por vetëm 69 vota.

Tani në një listë të dorëzuar nga KLP-ja, pritet që nesër një nga tre emrat e listuar, të zgjidhet kryeprokurori me një mandat 7-vjeçar.

Pra, kryeministri nga dita e tragjedisë në 26 nëntor e deri sot në 4 dhjetor, ka kryer katër akte politike.

Por, këto janë vetëm ato që dihen, pasi ka dalë raporti i FMN-së, ka dalë vendimi i KPA-së, është publike sjellja dhe sulmet e tij të çmendura ndaj medias, ashtu sikundër u dha edhe njoftimi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ende nuk dihen akte të tjera politike, të cilat në një situatë të zakonshme do të sillnin një përplasje mjaft të ashpër edhe me institucionin e Presidentit, por edhe me opozitën, për raportin e FMN-së, zgjedhjen e Kryeprokurorit, apo edhe me institucione të tjera në vend.

Rama edhe një herë tregoi se është një skile i vjetër politik, që ashtu siç e përdor tragjedinë për shoë, për të qënë në qendër të vëmendjes, si ?shpëtimtari? i kësaj situate, nën rogoz është po ky individ i cili përdor gjithçka pa asnjë skrupull politik, thjeshtë dhe vetëm në interest ë tij duke bërë katër aktet që përmendem më sipër.

Ndërkohë që Shqipëria është e rrënuar nga tragjedia e 26 nëntorit dhe tërmetet në vazhdim, Edi Rama kreh mjekrën e tij./ CNA.al

Marsida Xhaferllari kërkoi konfirmimin në detyrë/ KPA ?rrëzon? anëtaren e Kushtetueses

FMN ?kryqëzon? qeverinë/ Ekonomia në rënie

Skandali i misionit të FMN në Tiranë në ditën e kiametit

Situatë e jashtëzakoshme/ Të enjten Parlamenti zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm

Paralajmërimi i fortë/ Rama kërcënon mediat

“Bëjmë edhe atë që nuk ua pret imagjinata”/ Rama kërcënon sërish mediat





Lajmet e fundit nga