web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush ishte spiuni sovjetik, që vodhi sekretet e bombës atomike amerikane

4 Dhjetor 2019, 07:46, Politikë CNA

Është ditur prej kohësh identiteti i 3 spiunëve amerikanë, që vodhën sekretet atomike të SHBA-së midis viteve 1940-1948, për t?ua dhënë ato sovjetikëve. Veprimet e tyre, ndikuan në përshpejtimin e zhvillimit të armëve bërthamore nga Bashkimi Sovjetik, dhe shkaktuan praktikisht nisjen e Luftës së Ftohtë.

Në fakt, ka pasur dhe një spiun të katërt, me emrin e koduar ?Godsend?, që ua dha shërbimeve sovjetike të inteligjencës, sekretet e ndërtimit të armës bërthamore. Identiteti i këtij personi, ishte fshehur deri më sot për publikun. Emri i tij i vërtetë ishte Oskar Seborer, dhe punonte në Laboratorin Kombëtar Los Alamos në Nju Meksiko, ku ndodhej edhe i ashtuquajturi ?Projekti Manhatan?, ku u zhvilluan armët e para bërthamore.

Për dekada të tëra, emri i Seborer mbeti në një lloj errësire, i përmendur në disa dhjetëra faqe mes dhjetëra mijëra dokumenteve sekrete, të përpiluara nga FBI-ja amerikan. Sapo këto dokumente u deklasifikuan në vitin 2011, u vunë në vëmendje të dy historianëve, Xhon Hejnes dhe Harvi Kler.

70 e ca vite pasi Seborer e tradhtoi vendin e tij, historia e tij po bëhet më në fund publike. Kler, dikur një studiues në Bibliotekën e Kongresit, dhe Hejnes, profesor në Universitetin Emori në Xhorxhia, kanë bashkëpunuar më herët mbi disa libra mbi komunizmin dhe spiunazhin e epokës sovjetike si ?Venona:Dekodimi i piunazhit sovjetik në Amerikë? (1999), dhe ?Spiunët:Ngritja dhe rënia e KGB-së në Amerikë?(2010).

Para këtij zbulimi, 3 spiunët e njohur për shitjen e sekreteve atomike amerikane tek sovjetikët nga baza e Los Alamos ishin Dejvid Gringlas, Klaus Fuks dhe Teodor Holl. Për spiunin e katërt, u aludua në fillim të viteve 1990, bazuar në kujtimet e oficerëve të KGB-së.

Por në vitin 1995, ato u cilësuan si pjesë e një fushate ruse të dezinformacionit,s për të mbrojtur një agjent tjetër aktiv, shkruajnë Kler dhe Hejnes në studimin e tyre të ri. Ata i publikuan gjetjet e tyre në internet, në numrin më të fundit të revistës së CIA ?Journal in Intelligence?.

Studiuesit e cilësuan Seborer si spiunin e katërt të Los Alamosit, bazuar në dokumentet e deklasifikuara të FBI-së në vitin 2011, si dhe të regjistrimeve të pjesshme nga Operacioni SOLO. Operacioni, i zhvilluar në vitet 1952-1980, dhe i përqëndruar mbi 2 vëllezër anëtarë të Partisë Komuniste të SHBA-së, që ishin informatorë të FBI-së.

Deri më sot janë deklasifikuar vetëm dokumentt e SOLO deri në 1956. Ka shumë pikëpyetje në lidhje me aktivitetet e Seborer si spiun, dhe atë se çfarë i ndodhi atij ai më vonë, pasi dezertoi dhe shkoi në Bashkimin Sovjetik. Të dhënat mbi Seborer ishin të pakta, dhe të lëna mënjanë në ?malin? e madh të dosjeve, thanë historianët.

Gjithsesi, ata mësuan se familja e tij – emigrantë hebrenj nga Polonia – ishte ?pjesë e një rrjeti njerëzish të lidhur me shërbimin sekret sovjetik?. Disa prej tyre ishin anëtarë të njohur të Partisë Komuniste. Seborer u trajnua si inxhinier, dhe u rekrutua në ushtrinë amerikane në vitin 1942.

Ai u transferua në Los Alamos në vitin 1944, dhe u angazhua për 2 vjet në ?Projektin Manhatan?.

Pas luftës, ai punoi si inxhinier elektrik në marinë, por që atëherë pati sinjale se ai nuk po sillej mirë. Oficerët e tij të lartë, e raportuan vazhdimisht Seborer si një ?rrezik për sigurinë?. Por kjo për lidhjet e tij me komunistët e njohur, dhe jo nga dyshimet për spiunim.

Me fillimin e viteve 1950, zelli antikomunist në SHBA, arriti në një nivel të ri, dhe Seborer iku fshehurazi nga SHBA në vitin 1952, bashkë me vëllain, kunatën dhe vjehrrën. Ai u vendos me banim në Moskë, ku vdiq në vitin 2015. Nga të dhënat e dosjeve lihet të kuptohet, se Seborer mund të kishte vjedhur diçka kur ishte në Los Alamos.

?Oskar ishte në Nju Meksiko. Dhe ju e dini se çfarë dua të them?- u thotë anëtari i Partisë Komuniste, avokati Isidor Nidëllman njërit prej informatorëve. Ai aludoi hapur se Seborer ishte spiun, madje la një shënim për informatorin ku shkruante:?Seborer u dha sovjetikëve formulën për bombën atomike?.

Arkivat e KGB-së, e konfirmuan këtë gjë në vitin 2009. Shënimet e tyre, përshkruajnë një operativ në Los Alamos, të identifikuar si ?Godsend?, që iu jep sovjetikëve sekrete atomike, dhe më pas largohet nga aty për të nisur një punë tjetër, sikurse bëri edhe Seborer.

Për më tepër, ?Godsend? nuk ishte vetëm; ai ishte pjesë e një ?familje?. Emra të tjerë të koduar, ?Kumbari?, ?Relativi? dhe ?Nata? – i referohen dy vëllezërve të ?Godsend? dhe motrës së tij. Sa për sekretet specifike atomike që mund t?u ketë dhënë sovjetikëve Seborer, dhe nëse anëtarët e familjes së tij, kanë luajtur një rol të drejtpërdrejtë në spiunazh, autorët e studimit janë ende duke i bashkuar të gjitha pjesët e historisë, për të arritur në një përfundim shterrues.

?Ndërsa ne dimë shumë mbi informacionin në të cilin kishin qasje Fuks, Holl dhe Gringels, e dimë vetëm se Seborer siguroi informacionin më të dobishëm?- shkruajnë ata në studim./Livescience.com-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga