web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmeti shkatërrimtar/ Eksperti kritika të forta qeverisë, tregon si duhet vepruar

2 Dhjetor 2019, 14:06, Kronika CNA

Inxhinieri Shkëlqim Beqo është shprehur sot se pas inspektimeve që ai ka kryer në terren rezulton se 80 për qind e objekteve janë të riparueshme dhe nuk ka nevojë për panik.

I ftuar në rubrikën ?Opinion? në ?Neës24?, ai hodhi kritika për masat e marra, ku shtoi se strukturat shtetërore janë të vonuara. Sipas tij, puna në terren duhet të kishte filluar me kohë dhe grupet inxhinierike të thirreshin me urgjencë nga strukturat shtetërore.

?Kam qenë në terren çdo minutë. Dëmet janë të konsiderueshme, jo pa zgjidhje dhe jo kaq dramatike sa paraqitet situata. Unë mendoj kështu: E para duhet të bëhej  angazhimi i inxhinierëve që janë në treg dha ata që janë në pension.  Të thirret e gjithë rezerva inxhinierike që ne kemi. Unë kam studio të projektimit dhe nuk po ja dal me miq dhe me shokë tek objektet që kemi inspektuar ne. Nuk kam pasur probleme në objektet e mia.?-tha Shkëlqim Beqo.

Më tej, ai tregoi se zonat që ka inspektuar janë në Shijak, Kavajë, zonën te Pishat e Buta dhe Qerreti, ku theksoi se ?Kam konstatuar  se dëmet janë 80 për qind janë të riparueshme. Çdo inxhinier duhet për t?i dhënë përvojën më të rinjve: për këtë defekt duhet të veprosh kështu.?.

Çfarë të përbashkëta keni gjetur mes dy tërmeteve, ai i ?79 dhe i 26 nëntorit?

I pyetur se çfarë të përbashkëte ka pasur mes tërmetit të vitit ?79 dhe atij të 26 nëntorit, Shkëlqim Beqo tha se ?Sa i përket çarjeve në mure është i njëjti fenomen, por në atë kohë bëmë inspektimet e mundshme.  Në ?79 është bërë shumë bukur. Grupet e punës filluan nga më e kollajta. Riparoje dhe të hyjnë njerëzit brenda. Jemi të vonuar në ndërhyrje. Duhet të thirren të gjithë specialistë shqiptarë, që në vend që të punojnë për 5 lekë në Mal të Zi të kthehen këtu. E para duhet bërë një broshurë udhëzuese nga A-ZH-ja. Banesat janë ndërtuar me atë që thotë populli ?shto ujë e shto miell?. Ti menjëherë duhet të ngresh ekipet e bashkive dhe prandaj them se duhet të shoqërohet me inxhinierë sepse ka shumë specialistë shqiptarë, dhe jo të rrinë e të shesin fara luledielli dhe të papunë. Këtu duhet të merret dhe të bëhet vlerësimi.?.





Lajmet e fundit nga