Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Disa ditë pas tërmetit që tronditi vendin, ish presidenti Bujar Nishani shprehet se ajo që duhej të ishte më eprorja dhe më lehtësuesja në një fatkeqësi masive civile, serioziteti dhe angazhimi i shtetit, rezultoi më inekzistenti, më i pafuqishmi dhe më i pashpresi.
Sipas Nishanit, që prej tërmetit të shtatorit që lëkundi vendin, qeveria të ngrihej në këmbë e të mos ulej më deri në eleminimin e çdo rreziku qoftë dhe milimetrik.
?Nuk mund të thuash se egërsia e goditjes në mesnatë nuk mund të merrte edhe jetën e njerëzve të mirë të këtij vendi por kur sheh se shumica e fataliteteve u shkaktua ndër ato objekte që ishin gati për kolaps që prej goditjes së shtatorit dhe se shteti i tyre, qeveria e tyre nuk e kishte vënë ?ujin në zjarr? për çfarë i rrezikonte shqiptarët, ndihesh jo thjesht i rrevoltuar për këta barbarë por kërkon me të drejtën e ligjit dhe Zotit, hetim, hetim dhe vetëm hetim të përgjegjësisë kriminale që më së paku i shtoi viktimat e pabesisë së natyrës që pati aleatë të vetëm këtë papërgjegjshmëri, paaftësi dhe cinizëm kriminal të atyre që paguhen nga shqiptarët që të kujdesen e ti mbrojnë ata?, shkruan Nishani.
Sipas ish presidenti, kjo qeveri që nuk ka prioritet qytetarin por klientët që ndan hajninë, që nuk e ha meraku për sigurinë e jetës së shqiptarëve të thjeshtë por miliardat e bisneseve private të hajnave xhahilë, nuk mund të ndërtojë mekanizmin për garancinë e jetës së popullit por PPP-të e milionave në xhepat e fëlliqur të korrupsionit.
?Forca burracake e kësaj qeverie shkon veç deri tek dera e ndonjë gazetari të pa mbrojtur por nuk ka këllqe ti afrohet një milimetër hallit të lehtësimit të njerëzve të mbetur në mëshirën e fatit.
Përgjegjësi kryesor i punëve i fshihet detyrës e ja hedh atë në kurriz Bledi Çuçit !
Kjo nuk ka ngjarë tjetër kund në kësi rrethanash?, shkruan mes të tjerash Nishani.
Postimi i plotë:
Fatkeqësia natyrore që goditi shqiptarët është e dhimbshme dhe megjithë fatalitetin që solli në humbjen e shumë jetëve dhe rrënimin e pasurisë së vetme e modeste të qytetarëve në këtë vend, shtëpive të tyre, ajo do të kalojë mes përpjekjeve, sakrificave dhe solidaritetit po të njerëzve e mes njerëzve.
Ajo që duhej të ishte më eprorja dhe më lehtësuesja në një fatkeqësi masive civile, serioziteti dhe angazhimi i shtetit, rezultoi më inekzistenti, më i pafuqishmi dhe më i pashpresi.
Në shtatorin e kaluar zona e perimetrit Durrës-Tiranë u godit rëndë nga një tërmet i cili sipas specialistëve rezultoi të ishte më i fuqishmi në 30-40 vitet e fundit.
Për fat nuk pati viktima njerëzore por shumë dëme materiale duke dobësuar maksimalisht sigurinë e shumë objekteve të jetesës për njerëzit.
Në vend që shteti e qeveria të ngrihej në këmbë e të mos ulej më deri në eleminimin e çdo rreziku qoftë dhe milimetrik, energjitë dhe fuqia e shtetit u ndez tek propaganda dhe dhuna verbale mbi këdo që evokonte përgjegjësinë e shtetit.
Asnjë vlerësim rreziku dhe zero angazhime për të garantuar sigurinë maksimale mbi qytetarët e dëmtuar pas tërmetit të shtatorit.
Si për fatin më të zi të shqiptarëve dy muaj më pas goditja tjetër, varrosi nën rrënoja 50 shqiptarë të mirë dhe la në mes të rrugës mijra të tjerë.
Pabesia e fatkeqsisë natyrore është e paparashikueshme, e pashmangëshme e pafrenueshme por kufizimi dhe lehtësimi i fataliteteve mundet.
Por ai kërkon seriozitet, aftësi, përgjegjëshmëri dhe njerzillëk.
Jo palaçollëk teatral !
Nuk mund të thuash se egërsia e goditjes në mesnatë nuk mund të merrte edhe jetën e njerëzve të mirë të këtij vendi por kur sheh se shumica e fataliteteve u shkaktua ndër ato objekte që ishin gati për kolaps që prej goditjes së shtatorit dhe se shteti i tyre, qeveria e tyre nuk e kishte vënë ?ujin në zjarr? për çfarë i rrezikonte shqiptarët, ndihesh jo thjesht i rrevoltuar për këta barbarë por kërkon me të drejtën e ligjit dhe Zotit, hetim, hetim dhe vetëm hetim të përgjegjësisë kriminale që më së paku i shtoi viktimat e pabesisë së natyrës që pati aleatë të vetëm këtë papërgjegjshmëri, paaftësi dhe cinizëm kriminal të atyre që paguhen nga shqiptarët që të kujdesen e ti mbrojnë ata.
Do të ishte fare e kotë (për fat të keq) të denonconim sot lënien pa struktura, pa mjete, pa buxhet të atij që duhet të jetë mekanizmi i parandalimit dhe shpëtimit nga fatkeqësitë civile të qytetarëve shqiptarë.
Ai mekanizëm që ishte ndërtuar e funksiononte u hoq fare nga Ministria e Brendëshme dhe u la në hava !
Edhe një sallë operacionale emergjencash që ishte ndërtuar në Ministrinë e Brendshme me ndihmën dhe eksperiencën e çmuar të agjensive homologe të Italisë u zhduk nga faqja e dheut e nuk dihet si përfundoi.
Kjo e gjitha sepse një qeveri që nuk ka prioritet qytetarin por klientët që ndan hajninë, që nuk e ha meraku për sigurinë e jetës së shqiptarëve të thjeshtë por miliardat e bisneseve private të hajnave xhahilë, nuk mund të ndërtojë mekanizmin për garancinë e jetës së popullit por PPP-të e milionave në xhepat e fëlliqur të korrupsionit.
Sot, kur më shumë se çdo gjë, përtej ngushëllimit, përtej solidaritetit, përtej gadishmërisë së miqve, na nevojitet serioziteti i shtetit dhe sakrifica e qeverisë, i papërgjegjëshmi na cakton në krye të kësaj përgjegjësie madhore, në majën e vendimarrjes më të vështirë, Ministri i Bujqësisë !!!
Nuk më shqetëson injorimi dhe diskretitimi që i bëhet në këtë rast Ministrit të Brendshëm, si autoriteti kryesor, që duhet të menaxhojë një situatë të katastrofës së brendëshme, sepse kjo qeveri nuk e ka konceptin e Ministrisë së Brendshëme.
Ajo është rikthyer tek koncepti i Ministrisë së Policisë për atë institucion, se nga ajo kulturë politike kanë dalë, me atë janë rritur dhe vetëm tek dhuna besojnë.
Forca burracake e kësaj qeverie shkon veç deri tek dera e ndonjë gazetari të pa mbrojtur por nuk ka këllqe ti afrohet një milimetër hallit të lehtësimit të njerëzve të mbetur në mëshirën e fatit.Përgjegjësi kryesor i punëve i fshihet detyrës e ja hedh atë në kurriz Bledi Çuçit !
Kjo nuk ka ngjarë tjetër kund në kësi rrethanash !
Ndaj të gjithë shqiptarët e përgjegjshëm i shqetëson papërgjegjëshmëria dhe niveli i seriozitetit të kësaj qeverie dhe kreut anarkist të saj, si deduktorë që e shtojnë rrezikun dhe pasojën fatkeqe që vërtet vjen nga pabesia e natyrës por rëndohet nga paaftësia, papërgjegjëshmëria dhe cinizmi dehuman i një qeveria që prodhon vetëm kaos e anarki në çdo rast.
Edhe në fatkeqësi !/CNA.al
Nga sot 3 bashki në Shqipëri do jenë pa kryebashkiakë.Mëngje...
Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka kritikuar i veprimet e...
Pasi AKEP, me urdhër të prerë të “Rilindjes” vendosi mbyllje...
Pak minuta më parë kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona...
Mbrëmjen e e djeshme qarkulloi në rrjet intervista e kryebas...
Pasi deklaroi se është e kënaqur me 50 viktima për Top Chann...
“Jemi të kënaqur me 50 viktima!” Kjo ishte deklarata shokue...
Dorëhiqet kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako.Laj...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm qeverinë...
“Ndal abuzimit me femijet Edi Rama!”, kështu është shprehur ...
Situata e rënduar pas tërmetit të 26 nëntorit ka vënë në lëv...
Deklarata shokuese të kryebashkiakës së Durrësit, Valbona Sa...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasil...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas deklar...
Kryetari i PDK-së Nard Ndoka ka reaguar pas thirrjes së ripë...
Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e sotme me ambas...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pa...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas mbylljes së po...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas mbylljes...
Nuk bëre keq që kërkove solidaritet politik, sepse është eme...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...