Si Sokol Sadushi ka "kapur" sistemin e diplomacisë?
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar për të apdejtuar opinionin publik me të dhënat e fundit për dëmet e shkaktuara pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm.
Në një deklaratë për shtyp ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bën me dije se deri në orën 18.30 minuta raportohet se 21 persona kanë humbur jetën në prefekturën Durrës, saktësisht në Durrës dhe Thumanë si pasojë e shembjes së godinave, 45 persona janë nxjerrë nga rrënojat dhe mbi 600 persona mbeten të plagosur.
Po ashtu, njoftohet se tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë i mëngjesit është pasuar nga rreth 250 pasgoditje ditën e sotme.
Deklarata e plotë:
Nata që kaloi ka qenë e vështirë dhe e di që sot, shumë qytetarë presin me shqetësim e frikë çdo të sjellë nata e sotme. Lutem per sa me shume gjakftohtësi te jete e mundur per te evituar cdo lëndim qe nuk vjen nga tërmeti por nga paniku. Ne po bëjmë gjithçka mundemi, po bejme detyrën tone si qeveri per te adresuar situatën e renduar ne zonat te prekura nga tërmeti. I gjithë shteti është në këmbë duke nisur nga ekipet e kërkim shpëtimit, efektivë e ushtrisë e policisë, mjekët, prefektët, kryebashkiakët, deputetët, i gjithe kabineti qeveritar, dhe qindra e qindra qytetare qe jane solidarizuar duke dhene ndihmën e tyre te palodhur e mbështetjen e pakursyer. Ka patur shumë pyetje sot, sidomos mbi përmasat e dëmeve. Kerkoj mirëkuptimin tuaj, prioriteti ynë, edhe në momentin që po flasim është shpëtimi i çdo jete që mund të shpëtohet. Është e pamundu ne kete moment, kur të gjitha energjitë janë përqëndruar në operacionet e kërkim ? shpëtimit, që të kemi një panoramë të detajuar të dëmeve. Dëmet janë të mëdha, këtë e dimë. Ky ishte tërmeti më i forte që ka përjetuar vendi ynë që prej vitit 1979 dhe goditja e mëngjesit të sotëm është shoqëruar nga 250 pasgoditje, të cilat sipas ekspertëve sizmiologë pritet të vijojnë, shpresojmë me intensitet me te ulet sic eshte trendi, deri ne stabilizimin e pllakave tektonike. Dua të përsëris edhe një herë apelin, për çdo qytetar, banesa e të cilit është dëmtuar: bëni kujdes e mos hyni në banesa, pa u bërë më parë inspektimi nga njesite e specializuara.
Në respekt të qytetarëve dua të bëj një pasqyrë të situatës së deritanishme por theksoj edhe një herë se, informacioni përditësohet çdo minutë e shifrat mund të ndryshojnë. Deri në orën 18.30 minuta raportohet se 21 persona kanë humbur jetën në prefekturën Durrës, saktësisht në Durrës dhe Thumanë si pasojë e shembjes së godinave. E theksoj se ky bilanc tragjik mbetet ende per tu konfirmuar zyrtarisht nga strukturat përkatëse te shëndetësisë dhe rendit sipas protokollove te ekspertizës perfundimtare. Në godinat e shembura vazhdon puna e kërkim shpëtimit, pasi një numër qytetarësh rezulton të jenë ende të bllokuar nderkohe qe për disa të tjerë nuk ka raportime nëse janë ndodhur apo jo në banesa, në momentin e lëkundjeve të tokës. Falë ndërhyrjeve të ekipeve të specializuara, 45 persona kanë mundur të shpëtohen duke u nxjerrë nga rrënojat e duke u dërguar për ndihmë mjekësore. Rreth 600 banorë janë lenduar dhe kanë marrë ndihmën pranë spitaleve apo qendrave shëndetësore.
Mësimi sot në të gjitha shkollat, universitetet, kopshtet e çerdhet është pezulluar dhe do të vazhdojë i pezulluar edhe nesër nderkohe qe qeveria pak minuta me pare e shpalli 27 nentorin dite zie kombetare ne respekt te jetëve te humbura. 2 mijë efektivë të Forcave të Armatosura (efektivë xhenio, forcat speciale e ato komando), 1 900 efektivë të Policisë së Shtetit jane ne terren dhe gatishmëri te plote, bashke me ekipet e zjarrfikësve të bashkive, dhjetra ekipeve mjekësore dhe qindra qytetarë te cilët janë angazhuar në terren dhe janë në gatishmëri të plotë, për të bërë të mundur nxjerrjen dhe shpëtimin e personave të bllokuar në rrënoja apo ngritjen e çadrave dhe strehimin e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar. Prej disa orësh, ekipeve tona të kërkim shpëtimit, të cilat po punojnë pa ndërprerje në Durrës e Thumanë, i janë bashkuar mbi 200 efektivë, ekspertët më të mirë të emergjencave civile të ardhur nga Italia, Greqia, Franca, Turqia, Kroacia, Kosova, Mali i Zi dhe Rumania. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Zyrës Rajonale të Asistencës për Fatkeqësitë Natyrore do të asistojnë nevojat në terren. Faleminderit partnereve për solidaritetin! Paralel me operacionet e kërkim shpëtimit që do të vazhdojnë edhe gjatë natës, që prej prej mesditës së sotme, pranë stadiumit në Durrës dhe fushës së sportit në Thumanë nisi ngritja e 300 çadrave për strehimin e afro 1 mijë banorëve.
Gjithashtu Shtëpia e Pushimit të Ushtrisë në Durrës me kapacitet 200 persona është në dispozicion të banorëve në vështirësi. Janë 90 palestra në Tiranë, Durrës, Krujë e Lezhë te cilat po pershtaten per te akomoduar familjet e pastreha ne rast nevoje. Krahas kapaciteteve akodomuese të siguruara nga pushteti vendor dhe ai qendror, jane shume hotele në Vlorë, Durres e Tiranë te cilat, ne shenje solidariteti, kanë ofruar strehim e trajtim për çdo bashkëqytetar në vështirësi. Orët në vijim do jenë të vështira por solidariteti mes njëri ? tjetrit dhe përkushtimi i cdo punonjësi në strukturat e specializuara do ta bëjë më të lehtë përballimin e një situate, që askush nga ne nuk do të donte ta përjetonte. Lutjet tona sot janë për çdo familje shqiptare, dhe ne veçanti per familjet qe kane humbur te dashurit e tyre dhe te gjithë atyre qe i mbijetuan kësaj tragjedie te paparashikuar. Kurajo dhe Zoti qofte me cdo familje shqiptare./CNA.al
Pas tërmetit të fuishëm i cili goditi vendin mëngjesin e sot...
Tragjedia që ka përfshirë vendin pas tërmetit të fuqishëm që...
Pas ushtrisë, Policia e Kosovës ka mobilizuar njësitet e saj...
Durrësi dhe Kruja janë zonat më të prekura nga dëmet e tërme...
Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf ka shprehur ngushëlli...
Nga tryeza e emisionit “Opinion” ku, ndër të tjera po diskut...
Ish kryeministri, Sali Berisha ,thekson se opozita duhet të ...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paraditen e sotme Paket...
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj ka bërë akuza të...
Ndërsa të argumenton se drafti i paraqitur nga kryeministri ...
“Referendumi është i pamundur”, kështu është shprehur ish pr...
Qetësia e opozitës, është konsideruar nga ish-kryeministri S...
Përfaqësuesit e BE, OSBE, Këshillit të Europës dhe Kombeve t...
Ish presidenti, Bujar Nishani, teksa komentonte paketën “Ant...
“Njëzetë e dy mijë persona të arrestuar gjatë qeverisjes Ram...
Ish kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar kontratën e ble...
Ndërsa prezantimi i paketës speciale “Anti KÇK” të kryeminis...
“KÇK dhe 7 prioritetet e qeverisë”, është tema rreth të cilë...
Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e sotme midis ga...
Në ditën kundër dhunësa ndaj gruas avokati i njohur Spartak ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...