web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U dorëzua në 3 prokurori/ Zbardhet kallëzimi 38 faqe i Metës ndaj Dvoranit

19 Nëntor 2019, 14:58, Politikë CNA

Zbardhet kallëzimi 38 faqësh i presidentit Ilir Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Presidenca dorëzoi kallëzimin në Prokurorinë e Tiranës, Prokurorinë e Përgjithshme dhe te Krimet e Rënda.

Në këtë kallëzim, Meta ka renditur shkeljet që sipas Metës, Dvorani ka bërë lidhur me çështjen e plotësimeve të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

?Veprimet dhe mosveprimet e zotit Dvorani kanë krijuar një pasojë shumë të rëndë, që është cenimi i legjitimitetit të të gjithë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe kanë krijuar një debat të fortë publik që sjell pasoja të pariparueshme për mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe uljen e besimit të publikut tek Gjykata Kushtetuese dhe implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë?, thuhet në kallëzimin ndaj Dvoranit.

Ndër të tjera në kallëzim Ardian Dvorani akuzohet për mashtrim të opinionit publik dhe atij ndërkombëtar.

?Presidenti ka arritur në bindjen se qëllimi i Kryetarit të KED-së Ardian Dvorani ka qenë mashtrimi i opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar mbi këtë çështje, për të krijuar idenë e rreme se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e ka diskutuar këtë çështje në mbledhjen e datës 7 nëntor 2019 dhe ka vendosur publikimin në Fletoren Zyrtare të vendimit të tij nr. 132, datë 21 shtator 2019?.

K A L L Ë Z I M ? P E N A L                                                                       

                       

KALLZUES:            PRESIDENTI I REPUBLIKËS, ILIR META, me adresë: Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?, nr. 1, Tiranë. 

KUNDËR:                Ardian DVORANI, me detyrë Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me adresë Gjykata e Lartë, Tiranë.                            

OBJEKTI:               1. Kallëzimi i veprave penale të ?Shpërdorimit të Detyrës?, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe ?Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore?, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

BAZA LIGJORE   Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë;

Neni 281 i Kodit të Procedurës Penale;

Nenet 246 dhe 248 të Kodit Penal;

Ligji nr. 115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?;

Ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të RSH-së? ndryshuar me ligjin 99/2016;

Ligji nr. 78/2014 ?Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare?;

DREJTUAR:            1.PROKURORISË SË PËRGJITHSHME

                                    2.PROKURORISË PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË PËR KRIMET E RËNDA

                                    3.PROKURORISË SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

TIRANË

Të nderuar zonja/zotërinj Prokurorë,

I.HYRJE: 

1.1 Presidenti i Republikës në cilësinë e Kreut të Shtetit, ashtu dhe në cilësinë e organit të emërtesës sipas Kushtetutës, ligjit nr. 8577/2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese?, si dhe ligjit nr.115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?, ka ndjekur në vijimësi dhe me shumë shqetësim prej mëse dy vjetësh procesin e funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe ecurinë e procedurave për verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

1.2 Presidenti në vijimësi ka bërë thirrje përkundrejt të gjitha institucioneve të përfshira në proces, me qëllim respektimin e Kushtetutës dhe ligjit në mënyrë që të gjitha procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të ishin në mbëshetje të kuadrit ligjor.

1.3 Së fundmi, siç dhe jeni bërë me dije qoftë përmes medias së shkruar dhe vizive, nga debati publik, por dhe nga deklaratat publike të Presidentit të Republikës është konstatuar se përgjatë veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (2019) janë konstatuar disa shkelje të rënda përgjatë ushtrimit të detyrës nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi zoti Ardian Dvorani, veprime këto të cilat kapërcejnë kufirin e ?shkeljes disiplinore?, dhe hyjnë drejtëpërdrejtë në sjellje që e ngarkojnë zotin Dvorani me përgjegjësi penale.

1.4 Veprimet dhe mosveprimet e zotit Dvorani kanë krijuar një pasojë shumë të rëndë, që është cenimi i legjitimitetit të të gjithë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe kanë krijuar një debat të fortë publik që sjell pasoja të pariparueshme për mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe uljen e besimit të publikut tek Gjykata Kushtetuese dhe implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë.

1.5 Presidenti i Republikës, pasi i ka konstatuar këto veprime dhe mosveprime, vlerëson se ato përbëjnë jo vetëm shkelje disiplinore, por dhe vepra penale. Bazuar në nenet 281 të Kodit të Procedurës Penale, Presidenti i Repubikës parashtron këtë kallëzim penal përpara organit të akuzës me qëllim fillimin e hetimeve ndaj zotit Ardian Dvorani për veprat penale të ?Shpërdorimit të detyrës? parashikuar nga neni 248 Kodit Penal dhe ?Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore?, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal, pasi nga tërësia e rrethanave vlerësohet se përgjatë detyrës së Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ai me dashje ka shpërdoruar funksionin publik që i është ngarkuar dhe ka marrë përsipër të realizojë. 

II.RRETHANAT E ÇËSHTJES:

 

2.1 Presidenti i Repubikës nëpërmjet Dekretit 10722, datë 07.02.2018, ka vendosur ?Shpalljen e procedurës së thirrjes për aplikim për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, vakancë kjo e cila ishte krijuar për shkak të përfundimit të mandatit në vitin 2016 të ish-gjyqtarit zotit Sokol Berberi. Në përfundim të afatit të aplikimit lista me 22 aplikantë për këtë vakancë u shpall në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe së bashku me dokumentacionin ju përcollën Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit.

2.2 Presidenti i Republikës, me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, ka vendosur ?Shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, vakancë kjo e krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të rregullt të zonjës Altina Xhoxhaj në datën 25.05.2019. Në përfundim të afatit të aplikimit lista me 13 aplikantë për këtë vakancë u publikua në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe së bashku me dokumentacionin përkatës të dorëzuar, iu përcoll Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas Kushtetutës dhe ligjit.

2.3 Ndërkohë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka administruar në proces shqyrtimi edhe listat e kandidatëve dhe dokumentacionin përkatës edhe për 2 (dy) vakanca të shpallura për aplikim nga Kuvendi respektivisht në datën 12.02.2018 për vendin e lënë bosh nga përfundimi i mandatit të ish-gjyqtarit Vladimir Kristo dhe për vakancën tjetër të shpallur nga Kuvendi në datë 04.03.2019 për vendin e lënë bosh nga ish-gjyqtari Bashkim Dedja.

2.4 Duke qenë se Këshilli i Emërimit në Drejtësi i zgjedhur për të funksionuar përgjatë vitit 2018 nuk ka funksionuar atëherë Këshilli aktual, ka shqyrtuar dhe ka vlerësuar, verifikuar dhe pikëzuar këto katër vakanca të shpallura si në vitin 2018 ashtu dhe ato të shpallura në vitin 2019.

2.5 Institucioni i Presidentit të Republikës ka ngritur shqetësimin në mënyrë zyrtare dhe të dokumentuar jo vetëm publikisht dhe në mbledhjet e Këshillit, por edhe me shkresë zyrtare, për një sërë çështjesh që lidhen me transparencën e veprimtarisë së Këshillit, apo problematikës që kanë në disa aspekte aktet nënligjore mbi procesin e verifikimit dhe vlerësimit të miratuara prej Këshillit mbi disa kritere ligjore për lejimin dhe ndalimin e kandidatëve që konkurrojnë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

2.6 Duke parë me shqetësim disa çështje të veprimtarisë dhe vendimmarrjes së Këshillit, Presidenti i Republikës me shkresën nr. 2941/1 prot, datë 31 Gusht 2019, i ka kërkuar Këshillit ndër të tjera: ?Kjo gjendje emergjence e krijuar subjektivisht për shkak të bllokimit dhe mosfunksionimit të Këshillit përgjatë viteve 2017-2018, nuk mund të tolerojë faktin që KED-ja aktuale, për çështje të caktuara të bëjë interpretime të zgjeruara dhe krijuese, përtej kompetencave që i parashikon Kushtetuta dhe ligji, sidomos po të mbahet parasysh që kërkesat e organeve të emërtesës për plotësimin e vendeve vakant daton që prej muajit shkurt-mars 2018? . Këshilli i Emërimeve në Drejtësisë duhet t?u përmbahet kërkesave të Kushtetutës dhe ligjeve për të garantuar organet e emërtesës (Presidentin, Kuvendin, Gjykatën e Lartë), si dhe gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë se kandidatët e verifikuar, kualifikuar, vlerësuar dhe të listuar prej tij kanë cilësitë më të larta profesionale dhe morale për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese apo dhe Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Në kushtet aktuale, Presidenti inkurajon Këshillin e Emërimeve në Drejtësi që në bashkëpunim me organet e ngarkuara nga ligji të realizojë në një kohë sa më të shpejtë përmbushjen e detyrave funksionale për verifikimin, vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve, sipas kërkesave të Kushtetutës dhe ligjit, duke përcjellë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, listat me numrin e nevojshëm të kandidaturave të vlerësuara dhe renditura për secilën vakancë, për të bërë të mundur që organet e emërtesës të kenë mundësi të zgjedhin sa më shpejt dhe sipas radhës, anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që kjo Gjykatë të jetë sa më shpejt funksionale për të marrë vendime dhe për t?u dhënë zgjidhje një sërë çështjeve që shqetësojnë të gjithë jetën shoqërore në vend. Për çdo vendimarrje të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, mbetemi në pritje të njoftimit tuaj?.

2.7 Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Kuvendi me Kryetar Ardian Dvorani në muajin shtator 2019, ka përmbyllur procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjen e kandidatëve për të 4 (katër) vakancat e mësipërme (dy të Presidentit dhe dy të Kuvendit). KED-ja në datë 21 Shtator 2019 ka miratuar me vendim listat përfundimtare, renditjen e kandidatëve dhe raportet e vlerësimit për renditjen e tyre për kandidatët e lejuar që konkurrojnë në të 4 (katër vakancat) e shpallura dhe që u përkasin për emërim/zgjedhje si organ emërtese Presidentit të Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë që paraqiten si më poshtë:

(i)Vendimi nr. 128, datë 21.09.2019 dhe vendimi nr. 129, datë 21.09.2019 për miratimin e Listës Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve dhe të Raportit të Arsyetuar për renditjen e Kandidatëve të Lejuar për plotësimin e vendit vakant Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e shpallur për aplikim nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, me këtë renditje:

 

 

(ii)Vendimi nr. 130, datë 21.09.2019 dhe vendimi nr. 131, datë 21.09.2019 për miratimin e Listës Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve dhe të Raportit të Arsyetuar për renditjen e Kandidatëve të Lejuar për plotësimin e vendit vakant Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e shpallur për aplikim nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 12.02.2018, me këtë renditje:

 

 

(iii)Vendimi nr. 132, datë 21.09.2019 dhe vendimi nr. 133, datë 21.09.2019 për miratimin e Listës Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve dhe të Raportit të Arsyetuar për renditjen e Kandidatëve të Lejuar për plotësimin e vendit vakant Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e shpallur për aplikim nga Presidenti i Republikës në datën 04.03.2019, me këtë renditje:

 

 

(iv)Vendimi nr. 134, datë 21.09.2019 dhe vendimi nr. 135, datë 21.09.2019 për miratimin e Listës Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve dhe të Raportit të Arsyetuar për renditjen e Kandidatëve të Lejuar për plotësimin e vendit vakant Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e shpallur për aplikim nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 04.03.2018, me këtë renditje:

 

 

2.8 Nga informacioni i administruar, rezultoi se KED-ja renditjen e kandidatëve dhe krijimin e 4 listave, për të dy institucionet ? President i Republikës dhe Kuvend ? i ka bërë në mënyrë të njëkohshme, brenda të njëjtës datë 21 shtator 2019 ku madje, dhe numërtimi i vendimeve të KED-së për miratimin e listave dhe raporteve përfundimtare të vlerësimit është i alternuar sipas radhës së shpalljes dhe plotësimit të vakancave që i përkasin për plotësim Presidentit dhe Kuvendit.

Për qartësi në tabelën e mëposhtëme pasqyrohen vakancat që i përkasin secilit organ emërtese (President-Kuvend) dhe vendimet e KED-së, të marra në datën 21 shtator 2019 për miratimin e renditjes dhe raportin përfundimtar të vlerësimit për secilën vakancë.

EMËRIMIT

PËRFUNDIMI I MANDATEVE TË

ISH-GJYQTARËVE

QË I PËRKET

EMËRIMI/

ZGJEDHJA

TË DATËS 21.09.2019

TË MIRATIMIT PËR ÇDO VAKANCË TË :

?          RENDITJES SË KANDIDATËVE

?          RAPORTIT PËRFUNDIMTAR

 

2.9 Rezulton se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shqyrtuar dhe ka marrë vendim për miratimin e listës përfundimtare të renditjes për çdo vakancë të shpallur nga organet e emërtesës (President, Kuvend) duke u përpjekur të respektojë radhën që duhet të ndiqet për emërimin/zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj kushtetues, të parashikuar në nenin 179 pika 2, 12 të Kushtetutës, neneve 7 pika 2, dhe 86 pika 4 të ligjit nr. 8577, datë 02.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, të ndryshuar. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i cili është një organ kolegjial dhe që funksionon në bazë të ligjit nr. 115/2016 dhe përsa është e mundur në bazë të ligjit nr. 8480, date 27.5.1999 ?Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike? në mbledhjen e datës 21 Shtator 2019 nuk ka marrë asnjë vendim mbi kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave tek organet e emërtesës (President, Kuvend).

2.10 Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i ka përcjellë listat e kandidatëve në adresë të Presidentit të Republikës dhe dokumentacionin shoqërues për plotësimin e 2 (dy) vakancave njëherazi, në datë 8 tetor 2019. Kryetari i Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në të njëjtën ditë në datë 8 tetor 2019 me shkresën nr. 552 prot., datë 08.10.2019 dhe me shkresën 553 prot., datë 08.10.2019, ka përcjellë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës ?Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim? dhe ?Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre? për plotësimin dy vendeve vakante njëherazi. Konkretisht vakancës së parë që ishte shpallur me Dekret nr. 10722, datë 07.02.2018, dhe vakancës tjetër që ishte shpallur me Dekret nr. 11133, datë 04.03.2019.

2.11 Nuk rezultoi që KED-ja, në mënyrë kolegjiale, të ketë marrë ndonjë vendim për mënyrën dhe kohën e dërgimit të listave pranë organeve të emërtesës, por ky veprim administrativ është kryer vetëm në mënyrë individuale nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili sipas nenit 226 pika 2/e, të ligjit nr.115/2016, ka si funksion vetëm të nënshkruajë aktet e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes dhe t?ia përcjellë ato organit të emërtesës.

2.12 I gjendur para kësaj situate të administrimit të dy listave njëherazi, me shkresën 3571 prot., datë 10.10.2019, Institucioni i Presidentit të Republikës iu drejtua Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me një kërkesë për informacion mbi faktin nëse ky organ (KED-ja) ia kishte përcjellë ose jo Kuvendit të Shqipërisë listat për dy vendet vakante, të shpallura nga Kuvendi në datat 12.02.2018 dhe 04.03.2019. Nëpërmjet kësaj shkresë Presidenti i Republikës i vuri në dijeni këtij organi se dispozitat kushtetuese dhe ligjore diktojnë zbatimin e radhës së emërimit/zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, rregulla këto që janë thelbësore për t?u respektuar jo vetëm nga ana e Presidentit dhe Kuvendit, por para së gjithash nga vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), si një detyrim edhe për veprimet administrative fundore të KED-së, që duhet të realizoheshin nga ky organ.

2.13 Kryetari i KED me shkresën nr. 655 prot., datë 14 tetor 2019 informon Presidentin e Republikës se ?Ditën e sotme me shkresën nr.653 prot., datë 14.10.2019 dhe me shkresën nr. 654 prot., datë 14.10.2019, ka përcjellë dhe ka dorëzuar pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Listat Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e 2 (dy) vakancave njëherazi nga Kuvendi i Republikës?.

2.14 Rezultoi kështu se Kryetari i KED-së, në datën 14 tetor 2019, (pra pas 6 ditëve nga dërgimi i listave pranë Institucionit të Presidentit) ka realizuar procesin administrativ të dërgimit të listave në Kuvend, për plotësimin e të dy vakancave njëherazi, që i përkasin Kuvendit për zgjedhje. 

2.15 Ndërkohë, në aktet e dërguara dhe përgjigjen e dhënë ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës nuk paraqitet asnjë e dhënë që të shpjegojë arsyet se përse janë dërguar dy lista njëherazi tek Presidenti, dhe cilat janë shkaqet e vonesës dhe të dërgimit të dy listave njëherazi me një javë diferencë pranë Kuvendit.

2.16 Këto veprime administrative individuale të Kryetarit të KED-së nuk respektojnë as kohën e përpilimit e miratimit të listave, as radhën e miratimit të tyre dhe as rendin kronologjik të detyrueshëm, që ka caktuar Kushtetuta dhe ligji, për plotësimin e çdo vendi vakant.

III.ANALIZA LIGJORE:

          Në lidhje me shpërdorimin e detyrës:

Presidenti plotëson vakancën e parë në Gjykatën Kushtetuese sipas paragrafit 2, të këtij neni, dhe nenit 125 të Kushtetutës?.

Nga sa më sipër, Presidenti i Republikës çmon se veprimet e z. Ardian Dvorani përmbushin në mënyrë kumulative të katër elementët e veprës penale të ?shpërdorimit të detyrës?.

Lidhur me shpërdorimin e detyrës për shkak të shkeljeve të ligjit dhe akteve nënligjore të KED-së, përgjatë procesit të administrimit dhe mospublikimit të procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

8.Procesverbal i përmbledhur, së bashku me regjistrimin audio të mbledhjes dhe transkriptimin e plotë të saj, depozitohen për ruajte sipas legjislacionit në fuqi mbi arkivat, në zyrën e sekretarisë, protokollit dhe arkivës të krijuar posaçërisht për Këshillin pranë Gjykatës së Lartë.

Të gjitha këto veprime të kundraligjshme të Kryetarit Ardian Dvorani për më tepër në mënyrë kanë kufizuar mundësinë e Avokatit të Popullit për të bërë detyrën e ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji, cka tregon dhe një herë se çdo veprim i tij ka qenë në funksion të arritjes së qëllimit kriminal.

Në lidhje me veprën penale të përvetësimit të detyrës shtetërore:

Pra, pavarësisht se cili është organi i emërtesës, kushtetutëbërësi ia ka njohur të drejtën Presidentit të Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Shtetit, që nëpërmjet betimit përpara tij të çertifikojë përfundimisht emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

IV.KONKLUZIONI:

4.1.    Duke pasur parasysh faktet dhe grup faktet e renditura me sipër, ezkistencën e dyshimit të arsyeshëm bazuar në prova, lidhur me veprimtarinë kriminale, të Kryetarit në detyrë të KED-së arrij në konkluzionin se:

Në këto kushte i njohur me këto fakte, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, referuar fakteve dhe grupfakteve të mësipërme dhe atyre që qartësohen edhe në dy dekretet e tij, paraqet këtë kallzim penal pranë organit të akuzës me qëllim vënien nën hetim penal të Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Presidenti i Republikës, i rekomandon organit të akuzës, të sekuestrojë mënjëherë kopje të regjistrimeve nga sistemi i regjistrimit audio për të gjitha mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, prej të cilave do të zbulohen edhe fakte e të dhëna shtesë përtej atyre të parashtruara në këtë kallzim. Me prioritet në punën tuaj është sekuestrimi i procesverbaleve audio të datave 21 shtator 2019 dhe 9 nëntor 2018 për evituar dëmtimin apo manipulimin e tyre të qëllimshëm.

Presidenti i Republikës, vlerëson se organi i akuzës duhet të përfshijë në listat e personave që mund të japin të dhëna të vlefshme për hetimin, kandidatët që kanë marrë pjesë në garë për këto 4 (katër) vakanca, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshilltarët dhe Sekretarinë pranë Gjykatës së Lartë që kanë shërbyer si ndihmësa dhe sekretar për çdo relator dhe KED-në, si dhe të gjithë të pranishmit në mbledhje në mënyrë që të zbardhet më mirë e gjithë veprimtaria kriminale e shtetasit Ardian Dvorani, apo të dhëna shtesë që mund të evidentojnë vepra të tjera penale që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Bashkëlidhur shtojca e listës së provave dhe provat shoqëruese të këtij kallzimi deri në momentin e tanishëm.

Me konsideratë,

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

__________________________________

Ilir META





Lajmet e fundit nga