web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afrim Krasniqi jep alarmin/ Kriza e gjykatave do thellohet vitin e ardhshëm

19 Nëntor 2019, 20:20, Politikë CNA

Drejtori i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi, tha në emisionin ?Përballë? në RTSH se ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë po has mungesë të burimeve njerëzore, për shkak më se shumë se gjysma e prokurorëve e gjyqtarëve nuk e kanë kaluar vettingun.

?Në atë kohë qeveria shqiptare ju përgjigj Komisionit të Venecias dhe thuhet tekstualisht në deklaratën e Komisionit të Venecias që qeveria na deklaroi që ne kemi potenciale të mjaftueshme njerëzore për zëvendësim. Në fakt koha sot po tregon që numëri i individëve që po largohen dhe numëri i individëve që ne sjellim në sistem përmes Shkollës së Magjistraturës shkon me diferencë deri në 5% minus. Nëse kjo vazhdon edhe në vitet e ardhshme shkon çdo vit me nga minus 5% dhe është një shifër jashtëzakonisht e larte dhe mund të na ndodh që vitin e ardhshëm të kemi probleme në të gjithë strukturën e Gjykatave të Apelit  dhe niveleve të tjera nëse ne nuk bëjmë një lloj rishikimi të strategjive për të sjellë prurje dhe prurje konkurues?, u shpreh Krasniqi./CNA.al





Lajmet e fundit nga