Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar vendimin e presidentit Meta për përzgjedhjen e Marsida Xhaferllarit përballë Arta Vorpsit. Ndërsa shprehet se listat nuk janë krijuar nga Meta, por KED, për Nishanin përzgjedhja e presidentit nuk ka të bëjë me kundërshimin e një kandidati, por përzgjedhjen e dikujt nga lista që në analizën e kreut të shtetit konsiderohet i vlefshëm për atë pozicion.
?Institucioni i Presidentit të Republikës nuk ka asnjë pozicion kundër zonjës Vorpsi. Ky institucion ka një pozicion që zgjedh ose jo, me bindjen e tij mbi analizën profesionale, integritetin etj, një produkt i cili nuk është vetëprodhim i Presidentit, por janë emra të paraqitur nga KED.
Pra është ky institucion që i jep listën me emra Presidentit, duke i thënë zgjidh. Dhe presidenti ka të drejtën që të zgjedh atë e cila në analizën e tij si kreu i shtetit, në subkoshiencën e tij mendon se vlen për Kushtetuesen. Sjellja e tij nuk ka qenë kundër Arta Vorpsit, por pro Marsida Xhaferllarit?, ka thënë Nishani.
Nishani, po ashtu, ka mbajtur një qëndrim edhe përsa i përket prekluzionit apo çështjes së afateve kushtetuese. Për ish presidentin, “gjykimi i jo 30, por 31 ditëve është qesharake të diskutohet në logjikën e një ligjëvënësi, kur këta kanë shkelur çdo afat të mundshëm në krijimin e disa institucioneve në vend, si KLGJ, KLP apo përgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.”
?Mazhoranca politikisht është parapregatitur për ta eleminuar Presidentin e Republikës nga e drejta, nga diskrecioni, nga tagri i tij Kushtetues. Duhet të kemi parasysh se nuk është kjo logjika e ligjvënësit se në qoftë se 30 ditë kaluan 31 ditë unë?
Së pari, nuk është kjo logjikë sepse nuk e ka çuar në Kushtetutë detyrimin 30 ditor, sikurse ia ka çuar Parlamentit. Së dyti, mungesa e vullnetit politik dhe institucional të Presidentit të Republikës do ta detyronte pastaj të shpallej fituese Arta Vorpsin. Kur ka një mungesë të vullnetit të shprehur nga ana e institucionit, pra nuk është kështu çështje 30 ditësh dhe afatesh.
Këta që flasin për afate të tilla janë qesharak. Afatet Kushtetuese janë të gjitha të rëna. Këshilli i Lartë Gjyqësor është zgjedhur rreth 1 vit apo 1 vit e gjysëm pasi është parashikuar afati Kushtetues. Po ashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është krijuar pasi i ka shkelur me këmbë, me duar, me çizme, me hekur të gjitha afatet.
Prokurori i Përgjithshëm duhej të ishte zgjedhur para dy vitesh. Prokurori i përkohshëm u zgjodh për 2 muaj dhe ndenji në pushtet 2 vjet. Dhe rasti i fundit më i paprecedentë i lidhur drejtpërdrejtë me qeverinë janë afatet për botimin e dekreteve të Presidentit në fletoren zyrtare. Kush janë këta që flasin për afate dhe nuk botojnë dekretet e Presidentit në fletoren zyrtare. Këtu është një proces që po synon të rrëzojë besimin e qytetarëve. Të gjitha këto çështje që janë në Gjykatën e Lartë kur shikon se si po shkojnë gjërat, do të shkojnë të gjitha në Strasburg?, është shprehur Nishani./CNA.al
Presidenti Ilir Meta firmosi këtë të martë kallëzimin e para...
Ish presidenti Bamir Topi ka hedhur poshtë pretendimin e Ili...
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në “Repol...
Teksa komentonte situatën politike në vend me ngërçin instit...
“2-3 anëtare të Gjykatës Kushtetuese kanë marrë 4 në provimi...
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në “Repol...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar takimin e o...
Zbardhet kallëzimi 38 faqësh i presidentit Ilir Meta ndaj kr...
Komedia Meta vijon…Meta sot kërkoi ndihmë nga Basha për të m...
Këshilltari i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishi ka ...
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur s...
Ministrja në detyrë e Drejtësisë,Etilda Gjonaj është pjesë e...
“Jetojmë në një kohë anormale, gjysmë anarki”, kështu është ...
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në “Repol...
Drejtori i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi, ...
E shumëdebatuara Marsida Xhaferllari është zyrtarizuar si an...
Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet zgjedhore, Ivi ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, teksa ka komentuar tryezën m...
Zv.kryetari i LSI-së Luan Rama ka reaguar ashpër në lidhje m...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...