IKMT i paralajmëroi të dalin nga shtëpitë/ Banorët e Astirit protestojnë me sfurqe në duar
Banorët e Astirit e kanë nisur me protestë këtë javë pas një...
Prej disa ditësh, mediat kanë filluar aludimet që në qendër të konfliktit të sotem, midis mazhorancës dhe Presidentit, është dëshira e Presidentit për të emëruar si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, zonjën Marsida Xhaferllari.
Një debat që ka dëshmuar për të disatën herë defektet e rënda në tekstet ligjore të Reformës në Drejtësi, sot duket sikur ka në qendër përplasjet e disa burrave për një emër gruaje.
Ka shumë pyetje që burojne nga leximi i dispozitave ligjore apo edhe nga dialogjet në distancë midis palëve.
– Pse KED miraton një listë me katër emra në rastin e kandidaturave që duhen përzgjedhur nga presidenti, kur ligji thotë: emërimi bëhet për një nga tre emrat e renditur të parët?
– Pse KED për përcjelljen e postës, nuk ndoqi radhën e parashikuar nga ligji (vendi i parë plotesohet nga presidenti, vendi i dytë nga kuvendi etj)?
– Pse KED nuk i përcolli listat në një ditë edhe tek presidenti, edhe në Kuvend, në mënyrë që afati 30-ditor të përfundonte njësoj për të gjitha palët e kësisoj palët mos luanin kukamçefti me njëri-tjetrin dhe me ligjin?
– Nëse një kandidaturë është në më shumë sesa nje listë, ç?ndodh me listat e tjera, në rastin kur kandidatura emërohet ndërkohë nga organi i emertesës që zgjedh i pari?
– Nëse listat duhet të kenë 3 kandidatura, kur njëra prej tyre zgjidhet në një nga postet e tjera, lista mbetet me 2, apo vazhdon të konsiderohet ende me 3 kandidatura?
– Nëse asnjë nga organet nuk ushtron të drejten e emërimit, dhe i njëjti emër ndodhet në më shume se një liste, sa herë emërohet i njëjti person në Gjykate Kushtetuese?
– Pse asnjë nga palët nuk arsyeton juridikisht për të gjithë hapat që duhet të ndjekë plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën Kushtetuese, por bëjnë lojë skuthash me njëri-tjetrin dhe me shqiptarët?
– A mundet një kandadaturë e rreshtuar e 4-ta të spostohet në zonën e preferuar të listës nëse një prej anëtarëve të listës, emërohet në një vend apo detyrë tjetër? Po nëse njëri prej 3 të parëve vdes para se ta shohë veten anëtar të Gjykatës Kushtetuese?
– Si është e mundur që asnjë prej formulave zhbllokuese, deri tani nuk ka parashikuar situatat bllokuese, duke arritur deri aty që të parshikohet që kur presidenti nuk do të ushtroje detyrën atëhere i pari i listës shpallet fitues, por duhet që betimin ta bëjë tek i njëjti president që s’do (për parim) të bëjë detyrën?
– Nëse presidenti nesër dekreton Marsiden dhe KED ka shpallur Arten, cila nga këto është anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese?
– Nëse presidenti thërret për të bërë betimin vetëm Marsiden, çfarë do bëjë Arta? Ku do betohet? Do japë dorëheqjen? Do hyjë me forcë në Gjykatë?
– Cila është pasoja e gjithë këtij debati që vetëm kushtetues nuk mund të jetë?
Pyetjet mund të jenë pa fund. Por në fund ne kemi vetëm një pyetje:
Marsida Xhaferllari, sebepi i sherrit të ditës, çfarë mendon!? Si kandidate për anëtare e Gjykates Kushtetuese, a beson ajo që e renditur e 4-ta e listës, mund të emërohet dhe të ushtrojë detyrën e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese?/ CNA.al
Pse presidenti Meta ka të drejtë kur tallet me ekspertët e nivelit të lartë!
Gruaja “ilegale” e Enkelejd Alibeajt/ Nga këshilltarja e të dashurit drejt Kushtetueses
Gruaja e pasur e deputetit demokrat/ Xhaferllari nga KLD drejt Kushtetueses
Banorët e Astirit e kanë nisur me protestë këtë javë pas një...
Deputeti Myslim Murrizi ka sulmuar kreun e KED, Ardian Dvora...
Kreu i PD, Lulzim Basha vazhdon me turin e tij të takimeve n...
Këshilltari i Presidentit për çështjet ligjore, Bledar Dervi...
Në vijim të turit të tij të takimeve nëpër qarqe, kreu i Par...
Kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja i ka bërë thirrje p...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka kometnuar nismën për të a...
Deputetja Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit i ka drejtu...
Votimi për kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese ka ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka komentuar ...
Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar sot një mesazh të fortë d...
Liderët e Ballkanit Perëndimor në Ohër të Maqedonisë së Veri...
Deputetja socialiste Klotilda Ferhati, në një intervistë për...
“Presidenti ka vepruar jashtë kompetencave të tij dhe kjo e ...
Deputetja socialiste, Klotilda Ferhati, ka tentuar të sqaroj...
Deputetja e Partisë Socialiste Klodilda Ferhati në një inter...
“Franca nuk është në parim kundër integrimit të mëtejshëm të...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas plagosjes së 5 ushtarëve...
Deklaratat e kryeministrit Rama referuar mospjesëmarrjes së ...
“Konflikti Presidencë-Kuvend është një përpjekje e maxhoranc...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...