Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur pyetjen: Pse qeveria nuk publikon Projekt Buxhetin e vitit 2020?
Sipas saj, shqiptarët sot duhet të ishin të informuar mbi projektligjin 2020 dhe si rregull Kuvendi i Shqipërisë duhet të kishte hapur diskutimet mbi dokumentin më të rëndësishëm shtetëror në vend.
Tabaku thotë se projekt-buxheti ka ulje të parashikimeve për rritjen ekonomike, si dhe nuk përpiqet të trajtojë me seriozitet problemet kardinale të ekonomisë së vendit.
?Projektbuxheti 2020 nuk është incentivues për një rritje ekonomike, madje sipas parashikimeve vërehet se ai nuk përputhet në parashikimin e mbledhjes së të ardhurave as me Buxhetin Afatm-mesëm të qeverisë miratuar një vit më parë. Ky buxhet thjesht tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë sot, arnimin, mungesën e vizionit, mungesën e vullnetit për të bërë ndryshe! Ky buxhet tregon thjesht se kanë hequr dorë nga gjithcka, dhe po mbyllin ciklin qeverisës?, shkruan mes të tjerash Tabaku.
Postimi i plotë:
Pse qeveria nuk publikon Projekt-Buxhetin 2020?
Shqiptarët sot duhet të ishin të informuar mbi Projektbuxhetin 2020, kuvendi i Shqipërisë si rregull duhet të kishte hapur diskutimet mbi dokumentin më të rëndësishëm shtetëror në vend. Por, terri informativ dhe i transparencës ka mbuluar si çdo projektligj edhe atë të Buxhetit. Shumë pak njerëz kanë pasur mundësi të lexojnë projektbuxhetin 2020, qeveria është përkujdesur që ta mbajë të fshehur dhe të mos e shpërndajë.
Ajo çfarë kuptohet nga burimet që nxjerrin informacione është se projekt-buxheti ka ulje të parashikimeve për rritjen ekonomike, si dhe nuk përpiqet të trajtojë me seriozitet problemet kardinale të ekonomisë së vendit. Ne sot jemi një nga vendet me borxhin më të lartë publik, të dhënat nga auditimi i KLSH raporton për një buxhet 9,16 miliardë euro dhe prej 69,7 % këtu nuk është përllogaritur vlera e PPP-ve që do ta conte borxhin në 81% të GDP-së. Praktikisht çdo qytetar i vendit duhet të paguajë mbi 3500 euro borxhin publik.
Në kushtet e një ekonomie të drobitur, pa asnjë burim rritjeje alternative, ku rritja ekonomike është kritike buxheti i ri nuk ka prodhaur asnjë incentivë në lidhje me sipërmarrjen. Paketa fiskale 2020 nuk prodhon asnjë rregullim në lidhje me problemet që hasin bizneset. Janë rregullime të parëndësishme, qoka të qeverisë apo një grupi të caktuar njerëzish me influencë, si fjala vjen qoka për uljen e tatim fitimit në 5% për industrinë fason të makinave ndërsa fasonët e kanë tatim fitimin 15%. Asnjë shpresë për biznesin e vogël që sot ka ulur masivisht qepenat, asnjë shpresë për fermerin që sot po hedh produktet në rrugë, asnjë shpresë për studentin që do të vazhdojë të ketë tarifat më të larta universtare me investime gjithnjë e më të ulëta në arsim nga qeveria, asnjë shpresë për punonjësit e për shtresën e mesme që sot po largohet masivisht.
Praktikisht metodologjia e politikës fiskale është njësoj si në këto 6 vjet, selektive, qoka për grupe të vogla biznesesh asnjë masë reale për të nxjerrë nga kriza ekonominë dhe asnjë masë reale për të rikthyer shpresën e besimin! Pesimizmi në ekonomi ka kapluar bizneset, familjet, investimet dhe shanset për një konkurueshmëri në tregun e Investimeve të Huaja Direkte është përherë dhe më i vakët. Projektbuxheti 2020 nuk është incentivues për një rritje ekonomike, madje sipas parashikimeve vërehet se ai nuk përputhet në parashikimin e mbledhjes së të ardhurave as me Buxhetin Afatm-mesëm të qeverisë miratuar një vit më parë.
Ky buxhet thjesht tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë sot, arnimin, mungesën e vizionit, mungesën e vullnetit për të bërë ndryshe! Ky buxhet tregon thjesht se kanë hequr dorë nga gjithcka, dhe po mbyllin ciklin qeverisës. Periudhën më të keqe për ekonomitë familjare, periudhën më të keqe për investimet e brendshme dhe të huaja, periudhën më të keqe qytetarët!
Gjithsesi, në këto ditë të turbullta ka ende shpresë! PD sot u ofron qytetarëve një paketë fiskale në shërbim të biznesit dhe qytetarëve, por mbi të gjitha vizionin e një vendi që përthith investime, u jep më shumë para në xhepa shqiptarëve dhe e kthen Shqipërinë në një qendër investimesh të huaja.
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çliri...
Presidenti Ilir Meta përcolli sot mesazh për dialog mes palë...
Mjaftuan vetëm disa orë shi, për të bllokuar komplet trafiku...
Sot Zonja Spiropali, shpesh e përqeshur dhe e tallur si zonj...
Kryeministri Edi Rama ka shtyrë mbledhjen me strukturat e PS...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është per...
Interpelanca për çështjen e Alvin Berishës i cili ndodhet i ...
Në seancën e sotme parlamentare po zhvillohet interpelanca e...
Në seancën e sotme plenare është parashikuar interpelanca e ...
Ashtu si dhe ish-deputetja e Lulit, Grida Duma e cila disa d...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të vijojë sot tu...
Ish-deputeti Ervin Salianji ka dalë sot në mënyrë të hapur k...
Ish Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtës...
Analisti Alfred Lela ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokr...
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çliri...
Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur nderime për banorë...
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka folur lidhur me la...
Në një vjetorin e protestës së banorëve të Unazës së Re, ish...
Sot mbushet një vit nga fillimi i protestës së banorëve të A...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të disa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...