Raporti i BB për biznesin/ Vasili ‘shuplakë’ ndërkombëtarëve: Reformat imagjinare, alibi për narkoqeverinë
Raporti i Bankës Botërore në “Doing Business”, i cili e rank...
Ish deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, si ?çështja Kajmaku? , atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, por jo vetëm.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa bën përgjegjëse qeverinë për rritjen e kriminalitetit në vend, Boçi shprehet se: ?Krimi bën kërdinë me vrasje hollivudiane?, ndërsa ?Rama cicëron dava larje hesapesh.?
Ndër të tjera, në postimin e tij, Boçi nuk lë pa komentuar as daljen e parë publike të kryeministrit Rama përballë një paneli analistësh pas përgjigjes negative për çeljen e negociatave, kur thotë se: ?Rama ulet e ngrihet nëpër studio, duke deklamuar lumturinë që sundon sot Shqipërinë? mu kujtua bash Shvejku që thoshte: ?Njeriu në çmendinë mund të zvarritet lakuriq mbi dysheme, mund të ulërijë si çakall? dhe një gjë e tillë atje është e zakonshme?. Kjo çmendina e Shvejkut nuk është asgjë para kësaj tonës.?
Postimi i Luçiano Boçit:
ÇMENDINA
Negociatat u harruan dhe tek e fundit para shengenit ballkanik as kanë pikë vlere për kabinetin ministror.
Të na rrojë ky lloj shengeni!
Kajmaku i rradhës doli të ishte shëllirë, por që mban të freskët qeverinë-djath.
Aferim i qoftë!
Prokurorin pas britmës së Kryeministrit, e qerasën me disa plumba kallashnikovi. Krimi bën kërdinë me vrasje hollivudiane.
Dava larje hesapesh cicëron Rama.
Në universitetet u regjistruan më shumë infermierë se sa inxhinierë.
Gjinushi i akademisë social-komuniste, u bë i pari i akademisë së shkencërisë.
Protesta e unazës kapi vitin e dhimbjes për strehën e kokës, pa i sjellë asnjë dhimbje koke shtetit.
Ky pra është tamam shtet për dovlet.
Teatri vazhdon rezistencën.
Një koncesion tjetër lindi.
Shumë biznese vdiqën nën dhimbjen e rrënimit.
Liria e medias u rrëzua disa vende.
Dyndja në aeroporte, për të ikur i ngjason ditëve të festave dhe po të huazoja pak Gjebrenë e ?90 me këngën ?Jon? do bëja këngën ?Rinas? e do thoja ?ajri u bë mal me njerëz dhe qytetet tona rrafsh me ajër?.
Brochard ngre gishtin. Bashkia ngre kulla mbi kopshte botanikë.
Rudinës iu ul niveli i kërcënimit si të ishte kolesterol i keq.
Ndërsa Rama ulet e ngrihet nëpër studio, duke deklamuar lumturinë që sundon sot Shqipërinë, me krenarinë për çmendurinë shtetërore e sociale që ka injektuar e instaluar.
Dhe nga e gjitha kjo panoramë, m?u kujtua bash Shvejku, tek i binte gjoksit për kohën e lumtur që kishte përjetuar atje vetë në çmendinën e tij:
?Njeriu në çmendinë mund të zvarritet lakuriq mbi dysheme, mund të ulërijë si çakall, bile dhe mund të kafshojë. Sikur t?i bënte njeriu këto në shëtitjen e mbrëmjes, të gjithë do habiteshin. Kurse atje një gjë e tillë është krejt e zakonshme?.
E kjo çmendina e Shvejkut nuk është asgjë para kësaj tonës.
Këtu është akoma më lumturi dhe normaliteti akoma më i çmendur dhe e zakonshmja akoma më e çmendur.
Këtu kënaqesh kur dëgjon kryeministrin që bën si shën-bamirësia. Nuk habitesh nëse tenxhereve i thotë amfora e daulles orkestër, nëse Macronin e ka shok e Merkelin e ka shoqe, por që negociatat nuk ia hapën për inat të Gentit.
Në studiot e mediave të cilave në çmendinën tonë, iu është vënë këmisha e forcës që të mos thonë të vërtetën, kryeministri tregon fabula për rëndësinë e Shengenit ballkanik, tamam si miku i Shvejkut në çmendinën e vet, sipas të cilit brenda globit është futur një glob tjetër, por që është më i madh dhe njerëzit e zakonshëm nuk e shihnin.
Pastaj nxjerr gjuhën, imiton, përderidhet si grua e keqe, shan si të ishte sherxhiu i lagjes.
Vrasja në Shqipëri është kaq normale, sa statistikat INSTAT-i i Ramës i nis me numrin e vdekjeve, jo të lindjeve.
Në çmendinën tonë nuk ka lezet që parlamenti të mos ketë përfaqësuesit e botës së madhe të krimit.
Kur ndonjë largohet nga sherri opozitës, qindrat e tjerë ngrihen e mbushin arradhët e rilindjes.
Mijërat e mbetur në distancë duartrokasin çmendurinë e rradhës.
Ndërsa të fandaksurit e tyre opinionistë vjellin moral sa nga një studio në tjetrën.
Në çmendinën tonë, po të revoltohesh e të kërkosh të drejtën, quhesh i çmendur dhe madje mund të dëbojnë nga kjo parajsë mbi tokë, si anti-kushtetues si njeri që je jashtë sistemit.
Për to duhet të jesh pak i çmendur të jesh brenda sistemit.
Në këtë çmendinë mbi tokë ka dhe opozitë të re, e cila ka marrë në dorë frenat e reformës zgjedhore, sepse ka parë në ëndërr që është përleshur me opozitën ?rrugore? dhe për këtë arsye është zënë me të.
Kjo opozita e re, është si ai kolegu i Shvejkut që i dukej vetja se ishte vëllimi i gjashtëmbëdhjetë i fjalorit shkencor të Otos, për aktualizim i fjalorit shkencor hipotetik të Ruçit.
Ndërkohë rilindja është zhytur kokë e këmbë në parajsën çmendinë dhe jeton çmendurinë si kulm mençurie në kohërat e babëzisë e pangopësisë kolektive partiake.
Në çmendinën tonë grabitjen ta quajnë dhuratë, atentatin ceremoni martese, mjerimin ta shesin si luks, hidhërimin ta bëjnë si festë dhe më e bukura Kryeministrin ta ilustrojnë për të mençur.
E çmenduritë në çmendinën tonë s?paskan fund…
Mjerë ai që nuk e ka provuar çdo të thotë të jetosh në çmendinën tonë./CNA.al
Raporti i Bankës Botërore në “Doing Business”, i cili e rank...
Kur Edvin Mafia kercenonte Europen me gjakderdhje!Nje status...
Ekspozita e piktorit të njohur Avni Delvina e titulluar “Nos...
Një urdhër i ministres Gjonaj ka çuar në shkarkimin e plotë ...
Një mënyrë tepër ndryshe nga herët e tjera është zgjedhur ng...
Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë ndryshime rrënj...
Ministria turke e Mbrojtjes thotë se të paktën 13 njerëz u v...
Publikohen pamjet e para të automjetit tip “Benz” që dyshohe...
Deputetja Rudina Hajdari, teksa ka folur për përlasjet mes g...
Deputetja e opozitës, Rudina Hadari, e ftuar në “Kjo Javë” ë...
“Është e qartë që për herë të dytë Partia Socialiste dështoi...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuarnjë t...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari, ka re...
Në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Bashkia e T...
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi k...
Biznesmeni gay, Elton Ilrijani vazhdon me provokimet e tij n...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka lajmëruar se duk...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reagur sërish lidhur me ate...
Ish presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç gjatë një intervist...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të “Fredooom Ho...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...