Kosovës i mungon një marrëveshje e normalizimit me Serbinë
Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Pa...
Projeksionet për bashkimin e Administratës Tatimore dhe Doganës në Agjencinë e të Hyrave të Kosovës po shkojnë drejt dështimit.
Autoritetet qeveritare në Kosovë në vitin 2016, kishin miratuar bashkimin formal të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganës së Kosovës (DK) në një agjenci të përbashkët, duke e quajtur atë si Agjencia e të Hyrave të Kosovës.
Për këtë qëllim para tri vitesh ishte harmonizuar edhe projektligji përkatës, por i cili nuk është miratuar.
Zyrtarë të qeverisë në largim thonë se një unifikim i sistemit të mbledhjes së të ardhurave nuk është i nevojshëm.
Luzim Rafuna, këshilltar i ministrit në largim të Financave Bedri Hamza, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se situata politike dhe ekonomike nuk është në favor të jetësimit të këtij unifikimi.
Rafuna thotë se është shumë e nevojshme që Dogana të qëndrojë në statusin aktual.
?Dogana paraqet kufirin shtetëror, paraqet identitet të shtetit dhe doganierët janë në të gjitha pikë kalimet kufitare duke përfshirë edhe Serbinë. Për këtë arsye, në situatën politike që ndodhemi sot, Dogana është shumë e nevojshme të qëndrojë me statusin që e ka?.
?Elementi i dytë, sipas raportit të organizatave ndërkombëtare, është se niveli i zhvillimit të Doganës dhe ATK- nuk është i njëjtë. Administrata Doganore është shumë më e zhvilluar se sa Administrata Tatimore. Dhe së treti, është stafi doganor nuk është staf civil, është staf i uniformuar dhe ka komplet kushte dhe paga tjera nga administrata?, tha Rafuna.
Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, thotë se misioni i Doganës në disa fusha është më ndryshe sesa ai i Administratës dhe për këtë arsye, ai thotë se jo në të gjithë sektorët nevojitet bashkimi.
Përveç mbledhjes së taksave doganore, tatimi mbi vlerën e shtuar, akcizën për buxhetin, kontrollimin e importit dhe eksportit, Berisha thotë se Dogana kontribuon edhe për sigurinë, si në luftimin e aktiviteteve ilegale, rritjen e sigurisë përmes prezencës në pikat kufitare, siç janë luftimi i krimit kufitar, luftimi i trafikut të drogës, parandalimi i kontrabandimit dhe armëve.
Sipas tij, në këtë proces mund të integrohen vetëm disa njësi të këtyre dy institucioneve.
?Ne vlerësojmë se jo gjithëçka duhet të bashkohet, sepse Dogana parasheh sovranitetin shtetëror të një vendi. Kështu që mendojmë se në disa funksione duhet të ruhet pavarësia e saj sepse është me rëndësi qoftë në aspektin e sigurisë, qoftë në aspektin e luftës kundër krimit transkufitar dhe në fushat tjera që ka përgjegjësi Dogana?, shprehet Berisha për Radion Evropa e Lirë.
Berisha thotë po ashtu se pavarësia e Doganës duhet të ruhet sa i përket prezencës kufitare.
Megjithatë ai shprehet, se nëse një vendim i tillë kërkohet nga Qeveria, Dogana do të punojnë në këtë drejtim.
?Sa i përket rolit të Doganës në prezencën kufitare, praktikat në shumë vende të botës janë se Dogana ruan atë autonomi?, thekson Berisha, duke kërkuar që Dogana të krijojë kapacitete për të parandaluar edhe lloje të ndryshme të krimeve, nisur nga ato kibernetike dhe krimeve tjera.
Kurse Lulëzim Rafuna, thotë se disa nga vendet e Bashkimit Evropian, që më herët kishin përfunduar këtë proces, prapë i kanë ndarë këto agjenci në mënyrë që të funksionojnë në mënyrë të veçantë.
?Unë rekomandoj që mos të bëhet bashkimi qoftë për arsye politike, qoftë për nivelin e zhvillimit të të dy administratave. Por, duhet të shikohet mundësia që të avancohet Administrata Tatimore ndërsa të gjenden mundësitë për krijimin e një etniteti të veçantë i cili do të menaxhojë dhe administrojë Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar?, tha Rafuna.
Administrata Tatimore e Kosovës është një agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Financave . Kjo agjenci mbledh tatimet dhe kontributet për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
Kurse Dogana e Kosovës, përveç detyrimeve doganore për mbledhjen Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar(TVSH), taksën, akcizën nëpër kufij, mbron shoqërinë edhe nga kontrabandimi i drogës, mallrave tjera të ndaluara me efekt të dëmshëm të krimit ekonomik si dhe evazionit në të hyra./ REL
Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Pa...
Askund në BE nuk dëgjon kritika më të forta ndaj BQE sa në G...
Nga kryeqyteti i Kosovës, ku ndodhet, i dërguari i posaçëm ...
I dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit (DA...
Sipas një anketimi shumica e gjermanëve janë për përjashtimi...
Protestat kundër gjendjes ekzistuese që po shfaqen në shumë ...
Dhoma e Përfaqësuesve pritet të miratojë të enjten një rezol...
Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) ka emëruar liderin e ri, pas ...
E ngarkuara e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut,...
Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), Milaim Ze...
Më në fund po lëvizin gjërat në Britaninë e Madhe. Atje ësht...
Të paktën 65 pasagjerë të një treni kanë humbur jetën tragji...
Pentagoni ka publikuar pamjet e para të sulmit, që çoi në vr...
Mjë ngjarje e rëndë është shënuar në Kaliforni të Shteteve t...
Zyra e Kryeprokurorit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, ...
Pesë mijë vota të ardhura nga diaspora jashtë afatit ligjor ...
Pas rezultateve të dobëta të CDU-së konservatore në zgjedhje...
Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti është takuar ...
Duket disi e çuditshme në vendin tonë, të dëgjojmë se djali ...
Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini para larg...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...