web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Pentagoni publikon imazhet e para të sulmit që vranë liderin e ISIS

31 Tetor 2019, 08:05, Kosova & Bota CNA

Pentagoni ka publikuar pamjet e para të sulmit, që çoi në vrasjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, pak ditë më parë

Videoja tregon forcat amerikane që i afrohen kompleksit ku qëndronte i fshehur al-Bagdadi.

Në video shihet që nga ‘dy lokacione afër kompleksit, luftëtarë të ISIS hapin zjarr ndaj njërit prej avionëve amerikanë që marrin pjesë në bastisje,” tha gjenerali Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA.

Gjenerali i Korpusit Detar, Keneth F. McKenxie informoi të mërkurën gazetarët në Pentagon për sulmin në veripërëndim të Sirisë, që rezultoi në vdekjen e Bagdadit. Zyrtarët e Pentagonit po ashtu publikun pamjet e sulmit dhe momentin e shpërthimit.

Në imazhe tregohen pjesë të kompleksit para dhe pas sulmit amerikan në tunelet ku fshihej lideri terrorist.





Lajmet e fundit nga