Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Në fillim të muajit mars 2019, Instituti i Shëndetit Publik ka shpallur një tender me fond limit total 133,319,249 milionë lekë, me objekt: ?Shërbimi i dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane?.
Tenderi ishte për spërkatjen kundër mushkonjave për zonat Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, i ndarë në 4 lote. Ajo që ndodhi më pas është se pas shumë peripecish që kaloi ky tender, u bë dezinfektimi i vetëm dy loteve, ndërsa dy të tjera kaluan një zezon turistik mes mushkonjash.
Për më tepër, CNA.al ka mësuar se për dy lotet e mbetura, spërkatja pritet të bëhet rreth muajit dhjetor. Se kujt i shërben në këtë periudhë, vetëm në ISHP mund ta dinë.
Por, në lidhje me këtë tender ka pasur një kontroll edhe nga Task Forca Antikorrupsion pranë Kryeministrisë, e drejtuar nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Në një deklaratë për mediat në 2 maj 2019, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion deklaroi se gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje të rënda gjatë procesit të prokurimit për këtë tender.
?Në përfundim të kontrollit u konstatuan disa shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik, veçanërisht të rënda në kuadër të procesit të vlerësimit të ofertave sikundër dhe në fazën e shqyrtimit të ankesave, duke evidentuar se nuk janë përdorur të njëjtat kritere për vlerësimin e ofertuesve?, ? tha ministrja e Drejtësisë, ndërsa rekomandoi 8 masa disiplinore si më poshtë:
?Largim nga puna?, bazuar në legjislacionin përkatës, për anëtarët e KVO-së, konkretisht:
-Nëndrejtorin e përgjithshëm të Institutit të Shëndetit Publik.
-Përgjegjësin e Sektorit të Sëmundjeve Infektive.
-Mjekun në Sektorin e Sëmundjeve Infektive.
Gjithashtu janë rekomanduar masat ?Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna?, për anëtarët e komisionit të shqyrtimit të ankesave, për procesin e vlerësimit të operatorëve ekonomikë, konkretisht: përgjegjësin e Departamentit të Informimit Shëndetësor, Teknologjisë dhe Komunikacionit. 2 Specialistë në Sektorin e Zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe në Sektorin e Kërkimit në Popullatë si dhe ?Vërejtje? për përgjegjësin e Sektorit të Laboratorëve (Shëndeti dhe Mjedisi) specialistin Entomolog. Janë rekomanduar gjithashtu edhe masa administrative për përmirësimin e veprimtarisë të institucionit, me qëllim përmbushjen e detyrimeve ligjore në bazë të shkeljeve të konstatuara nga inspektimi i kryer nga Task Forca Antikorrupsion.?-tha në atë kohë Ministrja Gjonaj. (Lexo këtu deklaratën e plotë)
Por përtej faktit se drejtoresha e ISHP, Albana Fico nuk mori asnjë masë duke injoruar kështu raportin e ministres Gjonaj ka edhe një tjetër detaj.
Raporti mnë fjalë nuk është bërë publik kurrë për mediat. Nisur nga intersi i publikut dhe për të qënë të paanshëm, CNA.al me datë 17 tetor i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryeministrisë, ku kërkojmë të na vihet në dispozicion raporti në fjalë.
Por, edhe pse tashmë kanë kaluar dy javë nga data që CNA.al i ka drejtuar kërkesën nuk kemi marrë ende asnjë përgjigje.
Duke marrë kështu në mbrojtje në mënyrë të hapur drejtoreshën e ISHP-së, për një tender skandaloz, për të cilin dikush duhet të mbajë përgjegjësi./ CNA.al
Qindra milionë lekë të hedhura në kosh të plehrave/ Vjedhje dhe abuzime me tenderat në ISHP?
Skandali në ISHP/ Ish-kunata e Ramës dhe kunata e �uçit, injoron Gjonajn
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mënyrë unanime votoi pro v...
Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar se shumë shpejt SH...
Pedagogu dhe aktivisti Rezart Prifti ka zbuluar se lëvizja “...
Ministrja për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali i...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me heqjen e ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Komisionit ...
Dje një aktivist i njohur i nismës “Thurje”, Endri Shabani, ...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca konfirmoi se BE-...
Nën kryetari i LSI, ka reaguar pas shkarkimit të kryebashkia...
Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbledh...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka lajmëruar se nesër d...
Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Pau...
Ish deputtei i PD, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të ...
Kryemininistri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë vendimin...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur shkarkimin nga de...
Në tryezën e thirrur nga OSBE për Forumin e Lirisë së Medias...
Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot një takim me d...
Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt ka reaguar pas incident...
Ka nisur mbledhja e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve për shqy...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...