web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta takon presidenten kroate/ Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt BE

29 Tetor 2019, 14:02, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Kroaci, ku ka zhvilluar një takim me Presidenten Kolinda Grabar-Kitarovi?.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vendosur dhe pa rezerva që Kroacia i ka dhënë rrugëtimit europian të Shqipërisë, siç u dëshmua edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Europian.

?Gjithmonë kënaqësi e veçantë të takohem me një mike të shquar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Presidenten Kolinda Grabar-Kitarovi? dhe të vizitoj një vend të rëndësishëm partner strategjik, si Kroacia!

Gjatë bisedës shumë të dobishme që zhvilluam sot, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vendosur dhe pa rezerva që Kroacia i ka dhënë rrugëtimit europian të Shqipërisë, siç u dëshmua edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Europian.

Vlerësova shumë faktin që zgjerimi është prioritet në programin e Presidencës për herë të parë kroate të Bashkimit Europian.
Dokumenti i Partneritetit Strategjik Shqipëri-Kroaci, është tashmë korniza e bashkëpunimit dhe partneritetit tonë.
Arbanasit dhe komuniteti më i ri shqiptar në Kroaci, janë një urë e mirëfilltë miqësie dhe një garanci shtesë për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera.?-shkruan Meta.





Lajmet e fundit nga