web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Magnezi, elementi më jetik për trupin e njeriut, 80 për qind prej nesh kanë mungesa të tij

29 Tetor 2019, 07:54, Politikë CNA

Mungesa e magnezit diagnostikohet shpesh në mënyrë të gabur, pasi nuk shfaqet në analizat e gjakut. Në fakt, vetëm 1 për qind e magnezit që përmban organizmi ynë, ruhet në gjak. Shumica e mjekëve dhe laboratorëve, nuk e përfshijnë nivelin e magnezit në analizat e zakonshme të gjakut.

Për pasojë, shumica e mjekëve nuk e dine se kur pacientët e tyre nuk kanë sa duhet magnez, edhe pse studimet tregojnë se shumica e njerëzve kanë mungesa të këtij elementi kimik. Siç shprehet mjeku i njohur ameriklan, Norman Shilli ?çdo sëmundje e njohur, është e lidhur me mungesën e magnezit. Dhe magnezi është minerali më jetik, që nevojitet për stabilitetin elektrik të çdo qelize në trupin tone?.

Sasia e pamjaftueshme e tij, mund të jetë përgjegjëse për më shumë sëmundje, sesa çdo lëndë tjetër ushqyese. ?Për shkak se mungesa e tij anashkalohet, miliona amerikanë vuajnë pa arsye, ose simptomat e tyre trajtohen me ilaçe të shtrenjta, kur ata mund të shërohen fare mirë me plotësimin e sasisë së magnezit të munguar?- thekson Shilli.

Çdo njeri mund të dallojë vetë shenjat e etjes apo urisë, që shkakton mungesa e magnezit. Në fakt, është një gjë shumë më delikate se sa uria apo etja, por gjithsesi e krahasueshme me to. Shumë pak njerëz janë të ndërgjegjshëm për rolin e madh që luan magnezi në trupin tonë. Magnezi është minerali më i rëndësishëm në trupin e njeriut. Pas oksigjenit, ujit dhe ushqimit bazë, magnezi mund të jetë elementi më i rëndësishëm që i nevojitet organizmit tonë. Ai është më i rëndësishëm se kalciumi, kaliumi ose natriumi, dhe rregullon nivelet e të trejave këtyre. Miliona njerëz, vuajnë çdo ditë nga mungesa e magnezit, pa e ditur këtë.

Ka shumë njerëz që shkojnë tek mjeku dhe ankohen:?Pse ndihem i dehidruar dhe i etur, edhe kur pi shumë ujë??. Në këto raste, etja mund të nënkuptojë jo vetëm mungesën e ujit, por edhe që njeriu nuk po merr mjaftueshëm lëndë ushqyese dhe elektrolite. Magnezi, kaliumi, bikarbonati, kloruri dhe natriumi janë disa shembuj në parim, dhe kjo është një nga arsyet pse kloruri i magnezit është kaq i dobishëm.

Simptomat e para të mungesës të magnezit mund të jenë delikate. Përderisa pjesa më e madhe e magnezit ruhet në inde, kyçet e këmbës dhe duarve, shenjat e para mund të jenë dhimbjet e këmbës apo të muskujve. Shenja të tjera të hershme të mungesës së magnezit, përfshijnë humbjen e oreksit, të përzierit, të vjellat, lodhja dhe dobësia trupore.

Kur mungesa e magnezit përkeqësohet, mund të ndodhin mpirje të gjymtyreve, ndjesi sikur po shpohesh nga gjilpëra, marramendje, ndryshime të personalitetit, ritme jonormale të rrahjeve të zemrës dhe spazma koronare.

Në një artikull mbi këtë çështje, dr.Sidni Bejker shkruan:?Mungesa e magnezit mund të prekë gati çdo organ të trupit. Në lidhje me muskulaturën skeletore, personi mund të ketë dhimbje barku, tension të muskujve, dhimbje të muskujve, të shpinës, qafës, kokës dhe nofullave. Gjithashtu, mund të ndjenjë shtrëngim në gjoks, apo një ndjesi të veçantë sikur nuk mbushet dot më frymë. Në ndonjë rast, mund të teshtijë shumë?.

Po sipas dr.Bejker, mungesa e magnezit, ndikon shumë edhe tek sistemi nervor qendror. Simptomat janë pagjumësia, ankthi, hiperaktiviteti, sulmet e panikut, agorafobia dhe nervozizmi para-menstrual. Ndërkohë simptomat ose shenjat e sistemit kardiovaskular, përfshijnë palpitacionet, aritmitë dhe anginat ne zëmër, për shkak të spazmave të arterieve koronare, presionit të lartë të gjakut dhe zgjerimit të valvulës mitrale.

Sigurisht, s?ka nevojë të ndodhin të gjitha simptomat, që të supozoni se keni mungesë magnezi. Por shumë prej tyre shpesh ndodhin njëherazi. Magnezi, është një nga mineralet më të rëndësishme, për shkak të rolit të tij jetik në qindra sisteme enzimatike dhe funksione që lidhen me reaksionet në metabolizmin e qelizave, si dhe është thelbësor për sintezën e proteinave, për përdorimin nga organizmi të yndyrnave dhe karbohidrateve.

Një nga arsyet kryesore pse mjekët shkruajnë miliona receta, ku rekomandojnë marrjen e qetësuesve nga pacienti është nervozizmi. Personat që kanë mungesë magnezi irritohen shpejt, janë shumë të ndjeshëm ndaj zhurmave. Nëse mungesa është më e madhe dhe e zgjatur në kohë, ajo mund të shkaktojë kërcitje muskujsh, dridhje, rrahje të ç?rregullta të zemrës, pagjumësi, dobësi muskulore, apo dhe ngërçe në këmbë.

Nëse magnezi është shumë i pakët, ai që vuan jo pak është truri. Konfuzioni, ç?orientimi, shenja depresive dhe madje edhe halucinacione të tmerrshme, shkaktohen nga mungesa e kësaj lënde ushqyese, dhe këto simptoma mund të pushojnë pasi merret një kurë me tableta magnezi. Mungesa e madhe e magnezit, mund të sjellë nivele të ulëta të kalciumit në gjak (hipokalcemia).

Ajo shoqërohet gjithashtu me nivele të ulëta të kaliumit në gjak (hipokalemia). Nivelet e magnezit bien gjatë natës, dhe kjo gjë sjell cikle të dobëta të gjumit REM (Lëvizja e Shpejtë e Syrit).

Shenjat e mungesës së madhe të magnezit në trup përfshijnë etjen dhe urinë ekstreme, urinimin e shpeshtë, plagët ose puçrrat që shërohen ngadalë, lëkura e thatë që kruhet, humbje e pashpjegueshme e peshës trupore, shikim i turbullt që ndryshon nga dita në ditë, lodhje e pazakontë ose përgjumje, dridhje ose mpirje në duar dhe këmbë./Theepochtimes-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga