Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër/ Flet nëna e Violand Braçellarit: Më vjen shumë keq, zëre sikur më iku djali im
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Punësimi është një etapë e rëndësishme në jetën profesionale për secilin prej nesh dhe përbën një mundësi të vazhdueshme për t?u përmirësuar dhe për të ecur përpara.
Njerëzit kalojnë një pjesë të mirë të ditës së tyre në vendin e punës, ku komunikojnë me kolegët, eprorët, marrin detyra dhe duhet t?i zbatojnë ato. Lidhur me mënyrën se si ata ndërveprojnë në këtë mjedis varet edhe e ardhmja e tyre profesionale.
Në Grupin Balfin punonjësve, përveç një punësimi të qëndrueshëm por edhe me perspektivë, u jepen mundësi të vazhdueshme që të ngrihen në karrierë. Kjo nuk është dika sporadike, por një proces i koordinuar dhe i udhëhequr me kujdes nga departamentet përkatëse të Burimeve Njerëzore, të cilat vlerësojnë në mënyrë të vazhdueshme progreset e bëra nga punonjësit dhe ballafaqojnë aftësitë e tyre të përmirësuara me pozicionet ekzistuese vakante, për t?i plotësuar këto të fundit me punonjës sa më të kualifikuar.
Grupi Balfin ka një portofol të diversifikuar të investimeve, që nga sektori i shitjes së organizuar të mallrave me pakicë, menaxhimi i pasurive të paluajtshme dhe i qendrave tregtare, turizmi, sektori minerar dhe ai bankar.
Kjo i jep mundësinë punonjësve që të kenë një karrierë të gjatë dhe të konsoliduar në shoqëritë e Grupit, duke i specializuar ata në profilet përkatëse.
Edhe pse në disa raste kapërcimi nga njëri sektor në tjetrin mbart sfida dhe vështirësi, Grupi Balfin ua jep gjithsesi mundësinë punonjësve ambiciozë dhe me etje për të marrë njohuri shtesë dhe për ta pasuruar gamën e aftësive të tyre profesionale, për të bërë lëvizje paralele nga një sektor në tjetrin.
Kuptohet që ky është një avantazh që ta jep vetëm të qenit pjesë e një Grupi me një larmi aktivitetesh ekonomike.
Në fakt, në Shqipëri nuk është se janë të shumta Grupet që do t?i mundësonin një punonjësi që të specializohet dhe të marrë njohuri dhe ekspertizë në një gamë kaq të gjerë sipërmarrjesh.
Më poshtë janë 4 histori suksesi të Grupit Balfin, që dëshmojnë se aftësitë profesionale vlerësohen dhe marrin vëmendjen e duhur në një Grup të madh biznesesh, i cili po merr përmasa gjithnjë e më rajonale, pasi në Shqipëri ka kohë që është një grup lider biznesesh.
Klaudja Sulaj, Koordinatore e Shitjeve me Shumicë dhe Franchise në Neptun
Klaudja e nisi fillimisht përvojën e saj si praktikante pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të kompanisë Neptun në muajin shkurt të 2018, ku u dallua menjëherë për aftësi shume të mira komunikuese, organizuese si dhe për korrektesën në zbatimin e detyrave.
Pas periudhës së praktikës, në Nëntor 2018 asaj iu dha pozicioni i Specialistes së Suportit të Brendshëm në Departamentin Komercial të Neptun, kompanisë që ka 25 vite që operon në Shqipëri dhe që është e vetmja kompani shqiptare e shitjes me pakicë me një prezencë ndërkombëtare, pra jashtë kufijve shqiptarë.
Në korrik 2019 ajo u promovua si Koordinatore e Shitjeve me Shumice dhe Franchise, pozicion në të cilin vazhdon të jetë aktualisht.
?Shumë prej nesh mendojnë se ekzistojnë disa sekrete për të patur sukses, apo se ai vjen nga të qenit me fat. Nuk ka sekrete, është rezultat i një përgatitje, pune të palodhur dhe dëshire të madhe për atë çka bën. Korrektësia, përgjegjshmëria dhe mënyra e të punuarit në Neptun njësoj sikur të isha e punësuar dhe jo në internship ishin elementët kyç të cilët më ndihmuan të arrija qëllimin final. Për të gjithë ata të rinj që sapo kane dalë nga bankat e shkollës dhe u duket e pamundur të gjejnë një punë në profesion dhe të fitojnë punësimin mesazhi më i mirë që do të kisha për ta është: ?Punoni fort, jepni gjithmonë më të mirën nga vetja dhe do të shpërbleheni në fund?, ashtu siç ndodhi me mua?, rrëfehet Klaudja mbi përvojën e praktikës së saj të suksesshme në Neptun.
Drilona Maloku, Country Manager e Jumbo në Malin e Zi
Drilona i hodhi hapat e saj të parë te Jumbo në Kosovë, ku ajo i kaloi të gjitha hallkat profesionale që nga sistemuese, merchandiser, menaxhere dyqani dhe menaxhere rajonale.
Në shtator 2019 ajo u promovuar si menaxhere shteti, në Malin e Zi, ku Jumbo është zgjeruar së fundmi me një market të ri në qytetin e Podgoricës. Jumbo është kompania lider në Shqipëri dhe më gjerë në tregtimin e lodrave për fëmijë dhe artikujt sportivë, e deri tek ato të kopshtarisë, veshmbathjet, tekstile dhe dekor, aksesorë pastrimi dhe për kuzhinë, aksesorë kurimi, produkte për bebe, aksesorë makinash, zyre dhe shkollash, si dhe materiale për party dhe kafshë shtëpiake.
?Duke marrë parasysh eksperiencën time në kompani, kjo më ka ndihmuar të shoh dhe prek nga afër shumicën e pozicioneve në të, gjë të cilën e konsideroj shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme për të pasur dhe mbajtur me sukses një pozicion menaxherial për një dyqan dhe jo vetëm. Së fundmi kam menaxhuar 6 dyqane në Kosovë dhe kjo më ka ndihmuar dhe forcuar edhe më shumë në aspektin menaxherial. Prandaj duke u bazuar në këto pika, konsideroj që nuk është shumë e vështirë të menaxhosh të njëjtën kompani në në një vend të huaj, meqenëse të njëjtën punë dhe eksperiencë të fituar në vite e ndan me njerëzit këtu; duke i shtuar kësaj edhe respektimin dhe aplikimin e rregullave të biznesit, të cilat e lehtësojnë dukshëm punën. Sfidat janë të shumta por më ndihmojnë edhe mua në forcimin tim të karrierës si dhe më ndihmojnë në avancimin e punës në mënyrë që çdo ditë të rezultojë më e mirë për të dyja palët ? si për biznesin, ashtu edhe për njerëzit këtu, dhe gjithashtu edhe për mua personalisht,? ? u shpreh Drilona.
Erjola Durmishi, Asistente e Shitjeve pranë Stella Mare
Erjola Durmishin është pjesë e kompanisë Stella Mare, e cila operon në fushën e logjistikës dhe transportit, një sipërmarrje e përbashkët e themeluar nga Milsped dhe Grupi Balfin. Ajo iu bashkua Stella Mare në Prill të 2017 dhe ndihmoi në kryerjen e një vëllimi shumë të lartë të eksportit duke e ofruar si një shërbim të cilësisë së lartë. Për shkak të kësaj, eksporti është shërbimi më i mirë që Stella Mare mund t’u ofrojë klientëve. Falë aftësive të saj në komunikim, ajo u promovua në pozicionin ?Asistente e Shitjeve? dhe është kontakti i parë i Stella Mare-s sot. Stella Mare ofron shërbime për konsumatorët në Shqipëri dhe Kosovë, dhe të vazhdojë zgjerimin e pranisë së Maersk në rajon.
?Industria e transportit dhe logjistikes, është jo vetëm e vështirë, por një ?rrugë jo tradicionale? për femrat, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rang botëror. Ka një sërë faktorësh që ndikojnë në krijimin e këtij stereotipi dhe në Shqipëri këto faktorë shumëfishohen, por me punë, profesionalizëm dhe korrektësi arrin të ndryshohet ky lloj imazhi gradualisht. Do akoma shumë punë për të bërë nga ne femrat, pa u shndërruar ne versione mashkullore të vetvetes. Edhe pse me statistika, përqindja e grave në këtë lloj industrie është e vogël, gjithashtu është fakt që në këtë segment të ekonomisë ka femra të cilat kanë bërë karrierë, janë shumë të zonja dhe të cilat mua me frymëzojnë? ? shprehet Erjola për eksperiencën e saj.
Irta Xhahysa, Menaxhere e QTU
Irta është pjesë e Acrem, kompania menaxhuese e qendrave tregtare TEG dhe QTU, lider në fushën e menaxhimit dhe dhënies me qira të pasurive të paluajtshme. Acrem mirëmban dhe menaxhon edhe zona të rëndësishme rezidenciale si ?Rolling Hills?, ?Ambasador 3?, ?Val Mar? dhe ?Green Coast?.
Irta ka patur një historik promovimesh dhe suksesesh dhe e ka rritur ndjeshëm profilin e saj profesional, brenda një periudhe relativisht të shkurtër. Në maj 2015 ajo e nisi në pozicionin ?Asistente e Menaxheres së QTU për t?u promovuar në mars 2017 në pozicionin Menaxheres së Rolling Hills Residences. Një vit më pas u promovua në pozicionin Menaxhere e Qendrës Tregtare Viva në qytetin e Fierit, për t?u promovuar sërish në tetor 2019, në pozicionin Menaxhere e QTU, një prej qendrave më të mëdha tregtare në vend.
?Nuk ka një formulë apo çelës specifik për suksesin, secili e bën këtë duke përdorur anët e tij më forta.
Mendoj se mua me ka ndihmuar vullneti i fortë, qëndrueshmëria përballë vështirësive dhe dëshira e madhe për t?ia arritur dhe për tu përballur e kaluar të gjitha sfidat dhe më pas për ti kthyer ato në mundësi për tu rritur profesionalisht.
Të bëhesha pjesë e kompanisë Acrem për mua ka qenë guri themelor në karrierën time profesionale. Të gjithë kemi nevojë të vazhdueshme për frymëzim apo nxitje drejt atij që quhet sukses. Jam e lumtur që kam ndjekur dhe jam pjesë e një modeli biznesi siç është ai i Balfin Group, që investon te punonjësit, i trajnon, i zhvillon, duke i dhënë mundësi për të avancuar në karrierën e tyre? ? thotë Irta mbi eksperiencën e saj./ CNA.al
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për 9 muajt e parë të vi...
Vrapi, ecja në natyre apo ushtrime të tjera fizike që shtojn...
Që nga 1 janari deri me 4 tetor 2019 popullsia e vendit tonë...
Europa Juglindore vazhdon të jetë në ndikimin e Anticiklonit...
DASHI 21. mars – 20. prill Ka mundësi qe jeta juaj ne çift ...
Të dhënat më të fundit të `Credit Suisse` sa i përket pasuri...
Qeveria synon që të vendosë nën kontroll përdorimin qeseve p...
Grupi Balfin i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë...
“Paketa e kataraktës që përfshin lentet falas ka nisur të of...
Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të jetë në aktivitetin e ...
Nëse doni qe marrëdhënia juaj me partnerin te jete sa me e m...
Në emisionin “Opinion” të mbrëmjes së sotme një nga dëshmitë...
Emir Gjinishi, ish nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqi...
Në një lidhje direkte përemisionin “Open” gazetari italian T...
Avokati i njohur i çështjeve të nxehta Maks Haxhia, ka lënë ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
E diela e fundit e tetorit 2019, datë 27, do të shënojë ndër...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në 27 s...
Disa qeli burgu dhe hetuesi janë zbuluar në ndërtesën e ish ...
Në ditën kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit, Mini...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Qytetarët e Kosovës janë duke votuar në zgjedhje të reja t...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...