Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Bashkia e Tiranës prej disa kohësh ka aplikuar tarifa për parkingjet publike, që me gjithë çmimet janë ndër më të lartat në Europë, pasi çmimi është gati një euro ora, por ndërkohë edhe pse ti paguan, policia bashkiake vijon të vendosë gjoba.
Dhe kjo shumë parash, sikurse thuhet në vetë mesazhin e institucionit, pra Bashkia e Tiranës, shkon për gjelbërimin e kryeqytetit.
Në një qytet patjetër, të gjithë ata që e përdorin për parkingje apo lëvizje me makina duhet të paguajnë një taksë të caktuar. Por, në rastin e mëposhtëm del qartë se Bashkia e Tiranës vjedh dhe grabit qytetarët me gjoba.
Pra, nuk ka një tarifë e cila vendoset për parkimin dhe që më pas kjo shumë përdoret për gjelbërimin, por ka gjoba për të bërë ose planin e dhënë nga Bashkia për të mbushur thesin e Veliajt ose gjoba abusive të cilat tregojnë si sillet ky institucion dhe nga ana tjetër kush nga qytetarët që nuk e kupton e paguan, ndërsa kush e kupton që i kanë shkelur të drejtat ankohet. Mund të fitojë, por i duhet të sorollatet nëpër zyra.
Ky është një nga rastet më flagrante që po sjell CNA.al. Rasti në fjalë ka ndodhur dje, në zonën e Pazarit të ri.
Drejtuesi i mjetit ka parkuar rreth orës 18:30 dhe sipas mesazhit që shikoni në foton e mëposhtme ka çuar sms-në përkatëse duke bërë dhe pagesën online, në lidhje me parkingun që do të shfrytëzonte. Më pas ka bërë edhe një pagesë të dytë, nga ora 19:31 dhe është bërë shtyrja e orës së parkimit, deri në 20:30.
Por, çfarë ka ndodhur?
Qytetari sërish është gjobitur. Polici me emrin Mario Hasa, emri i të cilit me vështirësi lexohet në fletën e gjobës, pasi edhe e shkruara është si analfabet, i ka vendosur një gjobë mjetit në orën 19:16.
Po të shikosh me pak kujdes në anën e gjobës, duket qartë se ora e vendosjes së gjobës nga polici është 19:16 minuta.
Pra, mjeti është gjobitur gjatë kohës që ka pasur pagesën e parkingut nga mesazhi i parë.
Qytetari vazhdon pagesën e tij, çon edhe mesazhin e dytë dhe kur kthehet në mjet gjen gjobën.
Ky është një nga ato rastet me flagrante të abuzimit dhe vjedhjes që u bëhet qytetarëve. Pra, ka nisur dy herë mesazhe, prej orës 18:30 deri në orën 20:30, ka paguar edhe 200 lekët për parkimin, por ndërkohë në mjet gjen 1 mijë lek të reja gjobë për parkim. Ndërkohë që parkimi ishte bërë në vend të rregullt dhe ishte bërë edhe pagesa me SMS sipas tarifës së vendosur nga Bashkia.
Kjo që bën Bashkia dhe punonjësit e saj është një vjedhje e hapur, për qëllime të cilat ky institucion duhet t?i sqarojë. Janë gjoba për të mbushur arkën që ndoshta Lali Eri e ka zbrazuar, apo futja t?ia fusim qytetarëve, se ata mbajnë./ CNA.al
Emisioni “Stop” sjell sonte në mbrëmje përmes kameras së fsh...
Më 13 shkurt të 2019-ës emisioni Stop transmetoi ankesën e b...
Në mesin e vendeve të përfshira në raportin e Transparency I...
Organizata Ndërkombëtare Transparency International, tha të ...
“Stop” ka udhëtuar drejt Cakranit, pasi administratori i fir...
Emisioni “Fiks Fare”, mbrëmjen e sotme, trajtoi problematikë...
Kryetari i degës së PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka deno...
Pyetja që sot shumë njerëz e bëjnë është: Përse këto përgjim...
Në kohën që po hetohej nga prokurori Braho, në media dalin p...
Në rrjetet sociale si Instagram lirisht mund të porosisësh p...
Me zë dhe me figurë, emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon si ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell sonte në mbrëmje n...
Fiks Fare solli mbrëmjen e të hënës një investigim ku zv.Min...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në rrjetet soc...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Një nënë e një fëmije 11 muajsh, tregon në “Stop”, se përgat...
Një familje nga fshati Kuç i Vorës u ankua në emisionit “Fik...
Gjatë seancës parlamentare kryeministri Rama foli për një gr...
Viti i ri shkollor ka katër javë që ka nisur, por nxënësit e...
Mesnatën e 11 prillit, në Fermë të Cërrikut, 3 persona të ma...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...