Denoncimi në "Top Story"/ Në përgjime për blerje votash ishte edhe Xhelal Mziu, por ai nuk doli në gazetën gjermane BILD
Në kohën që po hetohej nga prokurori Braho, në media dalin p...
Pyetja që sot shumë njerëz e bëjnë është: Përse këto përgjime të siguruara në vitin 2016, u bënë publike vetëm pas 3 vitesh?
Dhe si mundet të nisin hetimet për një çështje që nuk ka asnjë të arrestuar në flagrancë.
Përgjatë 2 viteve të fundit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, artikulonte përgjimet e Dibrës, deri kur u bë publik në media, pak përpara zgjedhjeve lokale të 2019. Pra, gati 3 vite pas përgjimeve.
?Ka pas mungesë kohezioni qoftë edhe politik, mungesë kohezioni është kjo se nuk pati reagime të forta politike në reagim të kësaj situate pasi dosja 184 është hapur që në shtator 2016 dhe PD ka pasur info minimale për përgjimet që janë shfaqur 3 vjet më vonë?, tregon Sherefedin Shehu, ish ? kandidat i PD-së në Dibër.
?Këto përgjime u morën nga PD e ju dhanë një media të huaj, kjo është e verifikueshme, shumë eksponentë edhe të medias së PD kishin një vit që e thonin?, thotë Damian Gjiknuri.
?Ne kishim informacion jo nga prokuroria shqiptare, jo nga burime shqiptare, ne kishim informacion pikërisht nga burimet jashtëe, se nga kush e si, këtë nuk jam i autorizuar ta them?, thotë Edi Paloka.
Tani do të tregojmë, sesi nisën këto përgjime, si përfunduan në media dhe çfarë pritet të ndodh me dosjen. Këto janë detaje ekskluzive, të pasqaruara deri më sot.
E gjithë saga nis në 2 shtator, kur kordinatori i Partisë Demokratike, Edi Paloka kallëzon socialistët për blerje të votash. Këtë kallëzim, Paloka duhet ta bënte në Prokurorinë Dibër, por ai shkoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ndryshoi akuzën.
Dhe kjo e ka një arsye.
Për blerje votash si dhe kanosje të votuesve, vepra penale që do të rëndonte mbi socialistët, ishte Neni 328 dhe Neni 329 i Kodit Penal, që parashikon deri në 2 vite burg. Pra, kundravajtja penale, nuk mund të ishte objekt i Krimeve të Rënda, dhe për rrjedhojë nuk mund të nisnin përgjimet ndaj personave të implikuar në blerje votash.
Por, Partia Demokratike përpiloi një kallëzim për grup të strukturuar kriminal për Partinë Socialiste, njësoj si bandat e Shkodrës apo të Vlorës.
?Do duhej të ishte regjistruar në prokurorinë e rrethit edhe pse në pikëpamje të marrëdhënies që mbron zgjedhje të lira e të ndershme demokratike, këto zgjedhje për sa adreson ajo dosje janë lokale?, tregon Ardian Visha, Avokat.
Vetëm kjo mënyrë e kallëzimit për grup të strukturuar kriminal, mund ti hapte rrugë në Prokurorinë e Krimeve të rënda, nisjes së përgjimeve për shtabin electoral të Partisë Socialiste.
Kështu, në datën 2 shtator të 2016, Paloka dorëzon një listë me të gjithë numrat që duhej përgjuar. Për rreth 2 muaj, i gjithë shtabi elektoral i Partisë Socialiste futen në përgjim.
?Nuk mundet dot të vihet në përgjim askush përveçse me një dyshim të abuzuar në provë, minimalisht duhet ketë një provë të një aktiviteti kriminal të kryer apo në kryerje e sipër?, tregon Ardian Visha, Avokat.
Tani le të kthemi tek hetimet e kësaj dosje. Në fund të muajit nëntor 2016, kjo dosje bie në duart e prokurorit Besim Hajdarmataj. Nëse do të marrim shembullin e Kosovës, ku u arrestuan në flagrancë personat që po blinin vota, në rastin e Dibrës nuk ndodhi kjo gjë.
Hajdarmataj e mbajti dosjen për dy vite, deri në shtator të vitit 2018, pa kryer asnjë hetim. Vetëm 19 shtator 2018, dy ditë përpara largimit nga Krimet e Rënda, ai vendos nën hetim disa subjekte lokale të Partisë Socialiste, në Dibër.
Gjatë kësaj periudhe, në datën 20 Janar 2017, ka nisur tanskriptimi i përgjimeve të Dosjes 184, dhe ka vazhduar deri në shtator të 2018.
Më pas, Hajdarmataj transferohet në Pogradec, dhe dosjen ia dorëzon me vetëm një fashikull, prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Brahos. Ky i fundit, nis hetimet, dhe përpilon plot 15 fashikuj për ngjarjen në fjalë.
Skandali thellohet më tej, pasi në kohën kur Hajdarmataj u largua nga Krimet e Rënda, ai dorëzoi një inventar të njëanshëm, me zbardhjen e përgjimeve, por jo CD origjinale.
Në datën 8 shkurt 2019, pra 5 muaj pasi u largua, Besim Hajdarmataj dorëzon 57 CD. Pikërisht këtu lind edhe dyshimi, se audio-përgjimet mund të kenë mbërritur në zyrën e Partisë Demokratike, dhe më pas në media./Top Channel/
Në kohën që po hetohej nga prokurori Braho, në media dalin p...
Në rrjetet sociale si Instagram lirisht mund të porosisësh p...
Me zë dhe me figurë, emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon si ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell sonte në mbrëmje n...
Fiks Fare solli mbrëmjen e të hënës një investigim ku zv.Min...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në rrjetet soc...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Një nënë e një fëmije 11 muajsh, tregon në “Stop”, se përgat...
Një familje nga fshati Kuç i Vorës u ankua në emisionit “Fik...
Gjatë seancës parlamentare kryeministri Rama foli për një gr...
Viti i ri shkollor ka katër javë që ka nisur, por nxënësit e...
Mesnatën e 11 prillit, në Fermë të Cërrikut, 3 persona të ma...
Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Shkodrës disa prok...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
“Pushteti i korruptuar i Edi Ramës burgos fshatarët që marri...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
Komisioni i Venecias në raportin e hartuar, lidhur me proces...
Për dy netë rrjesht, emisioni “Fiks Fare” solli në vëmendje ...
Rasti i dhunës seksuale dhe bullizmit ndaj një vajze 12 vjeç...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...